E nderuar shkrimtare, znj. Rozi Theohari:
Kam lexuar me shume kenaqesi intervisten qe i dhe Raimonda Moisiut. Eshte nje interviste e bukur, me gjuhe te paster, me ndjenja te ngrohta njerezore, nje interviste qe te ben pershtypje per mendimet e urte qe shpreh, si dhe per boten e pasur te rrethit tend intelektual dhe shoqeror. Te takon te ndihesh e kenaqur dhe krenare.
Me pelqyen dhe pyetjet qe te beri zj. Raimonda. Ato ishin edhe te thjeshta (direkte), edhe "me brume". Se nuk eshte lehte te formosh pyetje te mira, me vend, apo jo?
Me shume respekt,
Peter Prifti
******************************************************************************
Rozi,e mora shkrimin dhe adresen tende.Faleminderit!Ishte nje surprize dhe kenaqesi e vecante per mua.E lexova dhe e rilexovame kersheri te madhe.E ke dhene bukur dhe sfondin historik dhe karakterin e vecante te Eseninit-bir.Nje karakter dhe natyre e vecante,mathematicien dhe poet,njeri impulsiv,i vendosur ne bindjet e tija dhe i patrembur.Nje njeri i forte.Nga kjo ane nuk i ngjet aspak te atit,as nga natyra,as nga karakteri,as nga predestinacioni.Matematicien,filozof dhe poet.Ndersa i ati ishte,sic e percakton Gorki,"nje organ i lindur vetem per poezi".Do te kete ngjare nga e ema dhe nga i gjyshi ebre.Jam kurioz te lexoj poezite e tija,qe nuk besoj te t'i kete dhene.U kenaqa dhe me atmosferen dhe mjedisin e emigranteve ruse,qe i ke dhene me se miri.Jane njerez te sinqerte dhe miqesore.Njerez te dashuruar me poezine,si rralle kush.Te kam zili qe munde te hysh ne mjedisin e tyre poetik.Ketu ne Mississauge,ku jam une,nuk bije fare ere rusi.Kam mall te bisedoj rusisht.Te pakten,kam libra dhe poezite,me perkthimin e te cilave jam marre vazhdimisht.Sic te thashe ne telefon,kam botuar tre vellimet e nje antologjie te lirikes ruse,dhe kam derguar per botim vellimin e katert dhe te fundit te kesaj antologjije,qe e perzgjodha dhe e perktheva vete,me shume se treqind poete dhe mbi peseqind poezi,te shoqeruara edhe me studimin tim;antologjia mbulon nje periudhe treqindvjecare(1700-2000).Keshtu qe kam qene vazhdimisht ne atmosferen e poezise lirike ruse.Po te kisha patur edhe ndonje poezi te Aleksander Sergejevicit,do ta kisha perfshire.Poezite e se emes nuk i njoh.Ndersa vellimet e Brodcikt i kam lexuar.Edhe te Eftushenkos,qe eshte edhe ky emigrant ne Amerike.Repoprtazhi yt me pelqeu jashte mase,jo sepse ishte vetem nje surprize,por ishte edhe i shkruar me ndjenje dhe i konstruktuar me shume si nje tregim se sa si nje reprtazh.Edhe nje here,faleminderit.Te uroj shendet dhe frymezim. Me respekt Vangjush ZikoMississauga,22,11,2007
*************************************************************************************
Oh, Rozi....surprize e bukur kjo! Faleminderit per fotografite gjithashtu. Sa moment ibukur, i rralle dhe mbreselenes paska qene per ju!Nepermjet fotografive pata mundesine t'iu njoh ngalarg edhe juve. Shkrimin e lexova me nje fryme dhe me pelqeu shume.Menyra si shkruani ju nuk e lodh lexuesin. Ka romaneqe te pelqejne, por lodhesh kur lexon (duket sikontradiktore kjo, por keshtu ndodh me disa).Shkrimijuaj me ate thjeshtesine e vargut dhe mendimin errjedhshem, te ben te vazhdosh te lexosh panderprerje. Une po e pergatits t'a printoj ne njeleter te bukur per t'ia dhene familjes.Faleminderit edhe nje here dhe gjithe te mirat ju dhefamiljes suaj.
Roberta Nash
Friday, November 16, 2007
Tuesday, November 13, 2007
Rozi Theohari ne gjuhet Rumanisht dhe Anglisht
Botime të reja bukureshtare
Lotët e Rozafës mbi Drin(Rozi Theohari, Rozafa’s tears on the river Drina, Shtëpia Botuese Ararat, Bukuresht 2007)
Libri që e pa sivjet dritën e botimit në Bukuresht, në kuadrin e një shtëpie autoritative të armenasve të Rumanisë (Ararat), është një befasi e re dhe e bukur e poeteshës shqiptare me banim në Amerikë, Rozi Theohari. Fjala është për vëllimin Rozafa’s tears on the river Drina/ Lacrimile lui Rozafat peste fluvial Drina/ Lotët e Rozafës mbi Drin ), e cila doli në tre gjuhë: anglisht, rumanisht dhe shqip. Në kuadrin e 118 faqeve të kësaj vepre me vlera të mirëfillta, jepen parathënia e eseistit Mariuis Chelaru (Një poemë e frymëzuar për pavdekësinë e Rozafës), recensioni i Gjekë Marinajt (Koncepti simbolik dhe reflekset e sintezave të sensibilitetit dhe sensitivitetit në legjendën Rozafat), lënda e librit dhe biobibliografia e autorit. Rozi Theohari ka prejardhje dardhare dhe dardharët e Bukureshtit shquheshin për atdhedashuri qysh në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ata ishin ishin dashamirë të librit, kishin shoqatën e tyre, botonin libra e broshura shqipe, ishin prezentë në faqet e Shqipërisë së Re të Ilo Mitkë Qafëzezit, bashkëvepronin me Asdrenin, Lasgushin, Kutelin dhe figura tjera të ndritura të kulturës shqiptare.
Autorja librin e saj ia kushton nipit të saj të mitur Jan, gjysmë shqiptar, që mendet me qumështin e gjirit të një nëne shqiptare, me dëshirë, shpresë e urim që kur të rritet, ta mësojë e ta dojë gjuhën shqipen.
E pajisur me ballina të bukura dhe me një medalion të profesor Peter Priftit, kjo vepër del nën redakturën dhe përkujdesjen tonë (B. Y.), duke patur për ko/redaktorë Maureen Lynch Edison, Julia Gjika, Joe Boyd, Niko Dako, autor i ilustrimeve, Pandi Mele, ndërsa redaktor teknik: Rëzvan Balasha. Rozi Theohari vjershat dhe prozat e veta i botoi qysh në vitet 1960 në gazeta e revista të ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj. Ka lëvruar vjershat humoristike e tregimin humoristik, si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar disa libra, në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime”, ndërsa për lexuesit e vegjël ka botuar dy përmbledhje me tregime.
Rozi emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Pervec dy fakulteteve të kryera në Universitetin e Tiranës (atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë), në vitin 2000 u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, në degën “Artet Liberale”, është anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa” dhe anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Poetëve. Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Two Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje Dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”.
Në kuadrin e aktiviteteve intenzive letrare në SHBA, Rozi është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe bashkëpunëtore e revistën “Pena” të kesaj shoqate, të gazetës “Illyria”, si dhe të shtypit lokal, duke qenë prezente edhe në disa antologjit amerikane. Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar me çmimin “Pena e Artë” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për kontribut të vecantë ne gjininë e publicistikës. Gjithashtu Rozi është një nga fitueset e çmimit ndërkombëtar të nderit, “Naji Naaman Literary Prize 2006”. Krijimtarinë e Rozit e vlerëson lart edhe poeti dhe eseisti i shquar shqiptar me banim në Zvicër, Shefqet Dibrani. Ne gratë shqiptare jemi shpirtëra të fortë, thekson autorja me një rast, duke e pajisur lëndën e librit me vlera artistike si: Krahun e djathtë ma lini jashtë/ Jam akoma gjallë// Unë quhem Rozafat/ E di fëmija im/ Flijimi yt më solli pranë teje/ Siç na ndjell historia e viseve tona të lasht./ Ne shqiptarë,/ Herë gjysmë të vdekur kemi qenë/ Herë gjysmë të gjallë, si ti Rozafa,/ Megjithatë edhe gjysma jonë e vdekur ka vrapuar/ E vazhdon në shekuj të vrapojë. Pse? Ngase ne vijmë nga një luftë/ Ose drejt një tjetre shkojmë”.(Baki Ymeri, bukureshti@yahoo.com)
Mendime rumune mbi vlerat shqiptare
Një poemë e frymëzuar për pavdekësinë e Rozafës
Marius Chelaru
Kur Rozi Theohari erdhi në Amerikë, më 1994, kishte botuar në Shqipëri shkrimet e saj për vite të tëra ne shtypin periodik, po ashtu, kishte botuar dhe 6 libra. Ajo nuk e ka harruar prejardhjen, as faktin se atdheu i saj ka një thesar folklorik të një bukurie të veçantë. Njëra nga faqet më të bukura të këtij thesari ka të bëjë me Rozafën (Kështjella e Rozafës), e cila njihet përmes një numri të konsiderueshëm variantesh. Rozi Theohari, përveç në gjuhën shqipe, ka arritur ta shkruajë vetë legjendën edhe në gjuhën angleze, duke botuar versionin anglisht-shqip në vitin 2003 me titull „Rozafat”.
Më 1974, në kuadrin e koleksionit „Biblioteka për të gjithë” u botua në Editurën Minerva të Bukureshtit, vëllimi Cetatea Rozafat. Folclor albanez / Kështjella e Rozafës. Folklor shqiptar (balada, këngë dashurie, vargje satirike, fjalë të urta), antologji e hartuar nga Foqion Miçaço, me një parathënie të Viktor Eftimiut, të cilën e kishte shkruar pak kohë para vdekjes, më 27 nëntor 1972. Ishte një rast i mirë për lexuesit rumunë të njiheshin me folklorin shqiptar. Rozi Theohari, tani, përmes përkthimit të frymëzuar të Baki Ymerit, na ofron një çelës tjetër për këtë qilar me thesarë. Për shkruarjen e legjendës së Rozafës ajo ka zgjedhur një subjekt aspak të lehtë, ngaqë një rrugëtim shpirtëror në të shkuarën tënde, në folklorin e kombit tënd, gërsheton kujdesin, përgjegjësinë, dhe një zemër të mugulluar nga hijeshia shpirtërore e kombit, duke i shtuar kësaj edhe dhuntinë.
Në konferencën Albania, ieri ºi azi / Shqipëria dje dhe sot, më 5 dhjetor l934, Nikolla Jorga (Nicolae Iorga), thoshte se shqiptarët dhe rumunët janë kushërinj gjaku, ndërsa Dimitrie Bolintineanu (në librin Cãlãtorii la românii din Macedonia / Udhëtime te rumunët e Maqedonisë), shkruante para 150 vjetësh, se zakonet e shqiptarëve janë njësoj si ato të rumunëve të Maqedonisë, të cilat...shëmbëllejnë me ato të rumunëve të Principatave. Në plan evropian, balada si ajo e Manastirit të Arxheshit (Balada e Mjeshtrit Manole) dhe Kështjella e Rozafës, mund të kundrohen edhe si argumente të komunikimit ndërmjet popujve të Ballkanit në lashtësi, tani të lëna pas dore.
Ekzistojnë se paku dy linja diskutimi: origjina autoktone e baladës dhe ajo e një qarkullimi të motivit kryesor, e motivit të sakrificës, në versione të ndryshme mbi nje fushë më të gjerë. Miti ka një shpërndarje të gjerë, sakrifica për qëndrueshmërinë e ndërtimeve, ka qenë praktikuar në lashtësi, në Skandinavi dhe te fenikasit, te letonët dhe estonët, te rusët dhe ukrainasit..., në Gjermani, Francë, Angli, Spanjë, deri në Oqeani, Polinezi, pastaj në Azi (me jehona të veçanta në Kinë, Japoni etj.). Kështu shkruante Mircea Eliade, në De la Zalmoxis Ia Genghis-Han/ Nga Zamolxis deri te Genghis-Hani. Te rumunët, numri i krijimeve letrare të frymëzuara nga miti i flijimit të viktimës së murimit është domethënës: mbi 150 poezi, rreth 25 pjesë teatrale, një numër i konsiderueshëm tregimesh, romanesh, duke pasur për autorë Vasile Alecsandrin, Nicolae Iorgën, Octavian Gogën, Tudor Arghezin, Victor Eftimiun, Lucian Blagën, Viktor Papilian, Dan Bottën etj. Motivin e murimit të viktimës e hasim në tekste me përmbajtje mitike, legjendare, ndoshta me sugjestionet e disa „ngjarjeve primordiale”, në hapësirën karpato-ballkanike; e rihasim në balada, krijime me substancë të çmuar epike, të shpërndara sidomos në zonat veri-jugore të Danubit. Balada ekziston në shumë variante ballkanike: maqedonase, bullgare, serbo-kroate, neogreke, hungareze etj. Ekzistojnë dallime e ngjashmëri të rëndësishme
në nivel të rrëfimit e të simbolikës ndërmjet baladave të vendeve të ndryshme (sidomos ndërmjet baladës Mjeshtri Manole te rumunët dhe Kështjella e Rozafës te shqiptarët. Nuk kam ndërmend të debatoj, por vetëm të përkujtoj e të rinënvizoj idenë e një hapësire ndikimesh dhe interferencash të ndërsjella në këtë pjesë të Evropës sonë.
Duke e zgjedhur për riinterpretim baladën Kështjella e Rozafës, pa e tjetërsuar thelbin, Rozi Theohari rivizaton edhe kuadrin hapësinor. Autores i është dashur të zgjedhë, nga një sërë shenjash, vetëm disa, duke u dhënë ngjyrën dhe potencialin e tyre simbolizues. Ka gjasë që autorja, duke ndërtuar një petk të ri fjalësh të baladës, të ketë si pikënisje edhe faktin se nga një simbol i thjeshtë, madje dytësor, si rëndësi që i përket njëfarë konteksti kulturor (e theksuar aq sa duhet), do të çojë në deshifrimin e bërthamës së po atij konteksti dhe, përmes lidhjeve që i tërheq, do të na shpjerë në kuptimin e rëndësisë kulturore. Ja, pra, se si arrihet edhe në virtytin e komunikimit të tyre nëntokësor, nëpërmjet recetave simbolike!
Motivi i murosjes (me gurë transkulturorë, e përdorur në mitologji përmes raportimit në shenjtëri): viktima për krijim, kuptimi që konturohet shkallë-shkallë, për mjeshtrin krijues është zbulimi i nevojës së flijimit, në plan universal, dhe transmetimi i padeshifruar i një misteri (duke filluar që nga hyjnorja drejt njerëzores), ngjashmëri kjo e një barre simbolike me mitin e viktimës për krijim, e vendosur në një plan interpretativisht të lartë. Kjo ndikon që valenca e tij kulturore të bëhet më e qëndrueshme. Për Gilbert Durandin (në Structurile antropologice ale imaginarului / Strukturat antropologjike të imagjinares), mund të jetë një „simbol diairetik”, sa të përshkrimit të intimiteteve/ të religjiozitetit apo përlindjes, po aq edhe si „univers me kahje të kundërt”/ „mbulesë mbrojtëse”, ndarje nga jashtësia dhe armiqësi e vetëkonservuar (në rastin e Kështjellës).
Ivan Evseevi përkujton në Dicþionar de simboluri ºi arhetipuri culturale/ Fjalor simbolesh dhe arketipesh kulturore, karakteristikat e „motivit të murimit” në kultura të ndryshme, si simbol mbrojtës, jongjitës, i ngjitjes së komunitetit që e „rrethon”. Mund të themi se edhe te Rozi Theohari nuk është e rastësishme këmbëngulja mbi lartësimin e kështjellës së hatashme: „Kalaja qëndron madhështore mbi kodër/ Duke kqyrur mallshëm mbi liqen e Shkodër / Muret çohen lart, me kokën drejt qiellit”.
Mircea Eliade numëronte në Tratat de istorie a religiilor / Traktati i historisë së religjioneve, kushtet që duhet të ketë një vend për t’u bërë i shenjtë: të jetë pranë një uji, të ketë si orientim një pemë/ një pyll, të jetë i shënuar përmes një guri, përgjithësisht i lartë, të jetë pranë një suke etj. Kështu, shenjat domethënëse të toposit për ndërtimin e shenjtë te Rozafati nuk duken të rastësishme. Ndërsa simboli i atij muri, si pikë orientimi për shenjtëri, si hierofani, pasurohet me valenca kulturore: Një mjegull e dendur varet mbi Bunë,/ Shkodër—liqen mbuluar në shkumë/.../
Kështjella fatale, aty lart mbi kodër…/Ndonëse tre vëllezër, me djersë e mundim,/ Për tridhjetetetë hëna e dymbëdhjetë ditë/ Vazhduan ndërtimin siç bënë premtim:/ “Kështjellën ma t’fortë e ma t’sosun me e goditë”.
Rozi Theohari e nis librin përmes evidentimit të një simboli tjetër – guri (Guri—mjeshtëri në stërgjyshëri/ Guri—fisnikëri/ Guri—metaforë dhe legjendë/ Guri—këngë e lot/ Guri—besa e burrave në trimëri/ Guri—art e zotësi). Guri zë një vend të veçantë në kultura të ndryshme. Ka qenë e dukshme lidhja simbolike ndërmjet shpirtit dhe gurit. Dhe kjo lidhje mbi brigjet e simbolikës është dhuruar me një ngjyrë personale nga ana e kësaj poeteshe shqiptare: Gurët lëviznin, shkoqeshin si me magji/ Merrnin tatëpjetën—ortek—rrokullimthi,/ Rrokopujë, zhurmshëm e dhunshëm,/ Vallëzim i gurtë grykave e honeve me lemeri/ Mbuluar nga re të bardha pluhuri,/ Sitosje gëlqeresh në ajër e gjelbërsi, apo : Guri këndon në duart e tyre/ Duke i dhënë formë e harmoni,/ Lëvizje e gjallëri, etj. Një gur (i shenjtë), për vrojtuesin e rëndomtë mbetet si një gur i thjeshtë. Në dukje, (nga pikëpamja profane), asgjë nuk e veçon nga të tjerët. Por, siç shkruante Mircea Eliade në Sacrul ºi profanul / E shenjta dhe profanja : për ata, të cilëvet një gur u fanitet si i shenjtë, realiteti i tij i përnjëhershëm shndërrohet, përkundrazi, në një realitet mbinatyror. Ndërsa Rozi Theohari e kupton dhe e përdor këtë „kalim” nga e shenjta në drejtim të profanes, sidomos në këtë rast.
Toponimia (Buna, Shkodra etj.), „përralla” e ashtuquajtur (atmosferë e krijuar për secilën sekuencë narrative), mënyra me të cilën vë në dukje se si muret e kështjellave, që shembeshin përherë, fshehin tejmatanë pamjeve, një enigmë të pazgjidhur, nga zgjidhja e së cilës varet rezultati. Pra... asgjë nuk është e rastësishme. Mircea Eliade shkruante për „konsakrimin e hapesirës”, në kontekst kulturor të gjerë (qytetërime protoindiane, egjejane), se vendi i shenjtë nuk është asnjëherë i zgjedhur nga njeriu, por vetëm i zbuluar. Hapësira e cila përmban hierofaninë i shfaqet në njëfarë mënyre, një njeriu të zgjedhur. Te Rozi Theohari revelacioni (zbulesa) ia „sjell” (Një plak flokë- e- mjekërbardhë,/ Veshur kaftan të zi—arnuar, dalëboje/ Rrobë e rëndë, e gjatë deri te sandalet./ Kësula e vjetër vënë keq mbi ballë/ Mbron nga era flokët e gjatë e të rrallë./ I lodhur, i djersitur, pasi ecën edhe pak,/ Mbështetet mbi një shkop të thantë i urti plak).
Të dyja këto etapa të ndërtimit, të ndodhura nën shenjën e shenjtërisë, janë të rivizatuara në mënyrë të mprehtë: së pari, disfata si një përjetësim i shembjes (e nënvizuar thuajse nga elementet e natyrës, nga një univers i tërë): Një mjegull e dendur varet mbi Bunë,/ Shkodër—liqen mbuluar në shkumë/ E bardhë mjegullimë—kurrë e paparë/ Nga të moçmit pleqnarë./ Si gjuhë e zbërdhylët një mijë kuçedrash,/ Fije, fjolla e bishta mjegullash/ Rendin, zvarrisen pambarimisht,/ Ngërthyer mes drurësh, shtëpish,/ Mes flokësh e gjymtyrë gjallesash/ Mbuluar fshehtas në pangjyrësi e shurdhësi, dhe, etapa e fitores, me viktimën si kusht rezultati, rezultat tek i cili ndërthuret vdekja dhe vuajtjet shpirtërore të mjeshtrit të ri, siç ishte fanitur nga „mesagjerët”: Djema, dëgjoni të moçmit, jetëra-jetuar,/ Punët e mëdha fisnike,/ Nuk është lehtë për t’i mbaruar/ Një idhull të shtrenjtë pa sakrifikuar.
Narracioni është i ndërtuar me kujdes: paralajmërimet, mashtrimi që bënë dy vëllezërit e mëdhenj, rruga e përshkuar nga Rozafa, finalja – murosja, vlërësimi i flijimit (si dhe qumështi nga gjiri i gruas së re që e mishëron murin, duke e përkryer thuajse viktimën/sakrificën/flijimin), jo vetëm nga njerëzit, por pothuajse nga i tërë universi, domethënien profetike/ historike/ patriotike të martirit: Qumështi vazhdoftë pikoftë,/ Murin e forcoftë,/ Në këmbë kjo kështjellë qëndroftë!.../ Shumë lot do të derdhen akoma/ Në tokën arbërore,/ Derisa lumi Buna të/ Fryhet nga lotët e nënave…/ Le të jehojë kjo kodër dashurinë e saj./.../ Gurët e kështjellës vazhdojnë akoma/ Të rëndojnë mbi gruan martire.
Është interesante edhe mënyra se si përshkruhet Rozafa, por edhe sjellja e saj. Rozi Theohari ka zgjedhur për gjuhë specifike poezinë kulte, me pasazhe nuancash popullore – pa kërkuar, veçse në mënyrë tangjenciale, në stereotipet e rimës, sistem vjershërimi tipik apo i një kategorie stilistike të përdorur shpesh në vargun popullor (dihet, për shembull, se në narracionet popullore janë të njohura elemente shprehëse me funksion të veçantë, funksion i cili i jep ngjyrën, i jep tiparin, formulën e brendshme, motivimin etj.).
Poetesha shqiptare ka dhuntinë e poezisë, e cila demonstrohet edhe përmes mënyrës me të cilën ua dhuron lexuesve këtë legjendë, kaq të bukur dhe kaq të ngarkuar me domethënie. Fjalori i pasur, larmia dhe plasticiteti i figurave të stilit, luhatja në prehrin e lirikës popullore (sidomos të baladës, nga ky pikëshikim – ndërmjet deskriptives dhe lirikës), të gjitha këto ndikojnë që petku plot ngjyrë, i thurur me fije të dramatizmit, me shpirt dhe emocione, me të cilat Rozi Theohari e rivesh legjendën, sipas mendimit tonë, ta bëjë atë një nga legjendat më të bukura për të bërë për vete zemrat e lexuesve kudo që janë.
Vlen për ta përmendur në këtë kontekst edhe mundin e Baki Ymerit, i cili në tezën e tij të doktoratës nënvizon afërsinë ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit rumun edhe në fushën e folklorit, mund i cili e mbështet fuqimisht ndërmarrjen e Rozi Theoharit për t’u dhënë lexuesve të gjuhës shqipe, rumune dhe angleze këtë përrallë të bukur, mugulluar nga shpirti i një populli, të dhuruar nga Zoti. (Përktheu: B. Y.)
Koncepti simbolik dhe reflekset e sintezave të sensibilitetit dhe sensitivitetit në legjendën Rozafat
Gjekë Marinaj
Nuk është aspak e lehtë t’i përcaktojmë të gjithë faktorët që kanë ndikuar në vendimin e Rozi Theoharit për të zgjedhur Rozafën si heroinën kryesore të librit të saj më të fundit. Titulli i librit, i cili është plotësisht në harmoni me subjektin e veprës, është Rozafat. Konfidenca në probabilitetin e suksesit, përvoja dhe potenciali profesional i Theoharit të bindin se ajo ka qenë e ndërgjegjëshme për vështirësitë me të cilat do të ndeshej gjatë orvajtjes së saj për të lëshuar një dritë të re konceptuale dhe etike mbi personalitetin e Rozafës, në raport me shoqërinë në të cilën ajo jetonte. Për ta kuptuar me mirë mesazhin filozofik të autores, le t’u referohemi dy vargjeve të mëposhtme, ku kemi të bëjmë me një ton protestues poetik: Një vdekje pa varr — i kuajve iso-trok / Një vdekje pa varr” — i kuajve refren-trok.
“Kredinë” apo “fajin” kryesor për këto “fickla” të autores, në emër të saj edhe të Rozafës, njëkohësisht, mund t’ua lemë refleksioneve të dyta — frymëzimit instiktiv që e vë krijuesin në lëvizje si rezultat i ngacmimit të brendshëm nga kontakti me diçka të jorendomtë. Pasi lexon sakrificën e jashtëzakonshme të Rozafës, edhe Rozi vendos të sakrifikojë diçka nga vetja: shtresën e perceptimit te të tjerëve ndaj iniciativës së saj për të risuar njërën prej legjendave më të njohura dhe më të popullarizuara të arsenalit tonë legjendar. Ajo që në dukje të parë mund të identifikohet si dorëzim pa kushte i autores tek heroizmi i pashoq i Rozafës, e shohim të shëndrrohet pa ndonjë vrazhdësi të dukëshme tranzicionale në një kontroll të plotë të ideve të saj për modifikimin e legjendës.
Libri zgjon interes sidomos për konceptin simbolik si dhe për reflekset e sintezave të sensibilitetit dhe sensitivitetit që mbart në vetvete heroina kryesore pas së cilës është emëruar edhe vet legjenda. Natyrisht, që në vorbullën e re të rikrijimit janë mbështjellë huazime signifikante nga versioni i trashëguar nga gojëdhënat e lashta popullore. Kjo është realizuar duke ju përshtatur me përgjegjësi profesionale esencës së legjendës. Duke e bërë këtë, Theohari e distancon veten nga dinamika e perceptimit të të tjerëve ndaj saj si dublikuese, në njërën anë, por edhe ndaj perceptimeve tradicionale të të tjerëve ndaj legjendës së Rozafës, në anën tjetër. Një veprim i tillë është i mençur, sepse sado i arrirë të mbetej vështrimi i legjendës parë vetëm nga pozicioni mitologjik, ai do e linte lexuesin për të dëshiruar.
Ndoshta pikërisht për këtë arsye, Theohari është përqëndruar sidomos në aspektin psikologjik dhe social të legjendës. Aty vihen re edhe disa shtresa të tjera të reja si pjesë të progresit analitik të legjendës. Eshtë fjala për këndvështrimin femëror, injektimi i të cilit evidentualisht është përgjithësisht produkt i spontanitetit të Theoharit. Në arsenalin poetik të Theoharit në këtë libër, brishtësisë dhe sensitivitetit femëror i bashkangjitet jo vetëm thellësia e mendimit, por edhe shpirti imagjinativo-poetik, prej te cilit kanë dalë edhe dy vargjet që vijojnë: Llokoçitja e ujit tash jep formë njeriu...Ajo ngriu...
Në zanafillën e përpjekjeve për të rigjeneruar potencialin femëror të Rozafës, autorja transplanton tek ajo diçka nga personaliteti i saj autorial. Dëshira për t’i qendruar besnike subjektit të shprehjes dhe të intonacioneve të ngrohta trashëguar nga gojëdhënat popullore ka rezultuar në një përpjesëtueshmëri të drejtë përkundrejt energjisë së brendëshme autoriale të Theoharit. Pikërisht në këtë pikë mund t’i gjejmë rrënjët e distributimit normal të emocioneve të saj, të cilat e kanë mbështjellë legjendën me rregullësinë që mbështjellin vijat e latitutes dhe altitutes globin tokësor — vija të holla përcaktuese, por gjithësesi imagjinuese. Le të përqëndrohemi një moment në rreshtat e parë dhe të dytë që pasojnë. Ato jepen si produkt popullor në krahasim me vargun e fundit që ngjitet ëmbëlsisht pas tyre si një etiketë stolisëse që përfaqëson ekslusivisht autoren: Fal me shëndet ju o kodra e fusha / Drurët e ullirit, lule, pemë e ti o rruginë e djerrë/Ku këmbët e mia po shkelin për të fundit herë.
Theohari në punën e saj demonstron njohuri të plota për mekanizmin letrar që e shtyn parpara imazhin e tragjedisë së Rozafes. Ajo ketë njohje e ve në shërbimin tonë si lexues dhe në shërbim të saj si autore. Puna e saj në librin Rozafat të bind se, duke shartuar idetë e saj në disa nga degët e pafrutëshme të legjendes, ajo vetëm i përtërin nocionet dhe elaboracionet bazë të Rozafës: Kurthi, tek erdhi me këmbët e veta! / Përpëlitet në ethe nuse-shkreta, / Gojë e buzë tharë tërë maraz, / Hovi i shpirtit ngritur në tallaz.
Natyrisht, suksesi i një pune të tillë do të ishte një barrë tepër e rëndë për shpatullat e saj. Ndaj për këtë ajo kerkon ndihmë te psikologjia shqiptare e asaj kohe, kur është fjala për të vënë në zbatim ligjet e drejtpërdrejta të zberthimit shpirtëror dhe ndergjegjesimit me të cilin Rozafa e kryen aktin e murosjes. Në një univers të tille human ndergjegjesimi i Rozafës paraqitet si akt në akord me kodet etike dhe me interpretimin e njëanshëm qytetar të asaj kohe, që në një mënyrë apo në një tjetër, i gjithë njerëzimi kishte një fare konjukture të vetëdijshme për të. Jo. Rozi Theohari nuk del aq hapur sa të shtrojë direkt pyetjet se: përse duhej murosur patjetër një grua; kur secili nga të tre vëllezerit i plotësonte kriteret e sugjeruara nga plaku, si kusht i domosdoshëm për qëndrimin lart të mureve të kalasë?
Ajo nuk sfidon hapur as ligjet e të (pa)drejtës së një gruaje për të kundërshtuar murosjen e saj përsëgjalli. Në kontrast, mënyra që Theohari ka përdorur për të shpjeguar kontrollin absolut të meshkujve ndaj femrave në kulturën shqiptare, i përket më tepër modelit të metabolës në mitologji, se sa natyrës historike që gjejmë tek epika jonë legjendare. Transformimi poetik që gjejmë në trajtimin e problemeve me të mprehta shoqërore në lidhje me figurën e Rozafës, si bërthama kryesore e legjendës, reflekton një dritë te re mbi simbolizmin, imazhet, karakteret, ose edhe mbi mënyrën e të shkruarit që nuk janë domosdoshmerisht të ngjitur vetem te një kulture apo brez njerëzish. Nga lexuesi i sotëm duhet kuptuar se legjenda ështe rishkruar në mbështetje dhe jo kundra shoqërisë që e lexon atë.
Sigurisht që kjo nuk do të thotë se depertueshmëria nëpër degëzimet origjinale të interpretimit te autores qendron e pavarur nga reminishencat e rënditjes kronologjike, logjike, qoftë edhe gjoegrafike kundrejt ngjarjeve që zenë vend në versionin e legjendës së Rozafës tradicionale. Ne dimë se shumë shkrimtarë e kanë kërkuar me dedikim profesional konjukturën e marrëdhënieve të legjendave dhe mitologjisë me shoqërinë qe i ka sjellë deri në kohët moderne ato. As Theohari nuk tenton që të ndahet nga kjo lloj metode kërkimore. Ajo as që tenton të mohojë se Rozafa është pjese e pandarë e një periudhe te caktuar kohore, e një shoqërie të caktuar, dhe se ajo nga vet natyra e sakrificës që bën është dhe mbetet produkt legjendar tipik i njeriut shqiptar: Rozafat lind e përendon si dielli. / Ndërsa gurët vajtojnë, ofshajnë / E nuk rreshtin së derdhuri lotë / Gjoksi i lakuriqtë, i gurte, i bardhë / Pikëlza qumështi pikon / Varur si stalaktite gjithmonë .
Veçori të tilla e bëjnë botën krijuese të Theoharit unike. Moshezitimi për të reflektuar bindjet dhe orientimin shoqëror të saj në raport me çështje të tilla etike dhe historike, tregon sinqeritet në marrëdhëniet që ajo dëshiron të mbajë me lexuesin shqiptar. Pavarësisht se heroizmi i Rozafës është trajtuar edhe nga autore të tjerë, veçanërisht nga Kadareja, Theohari është femra e parë, me aq sa di unë, që ka marrë guximin ta zhvendosë Rozafën nga podiumi i lashtësisë për ta vendosur atë në skenën bashkëkohore të gjykimit, ku Rozafa vetë bëhet gjykuese e heroizmit të vet, duke ua përcaktuar saktë diagnozën disa meshkujve që edhe sot vuajnë nga sëmundja e shovinizmit, në marrëdhëniet me femrat.
Nëse nëpërmes vargjeve të librit Rozafat, Rozafa ecën me kahje të kundërta ndaj ndjenjës së vertete të saj, për të mos ua prishur burrave të shtëpisë, Rozi vendos të luaje rolin e interpretueses e pse jo edhe të avokates së saj në gjyqin shoqëror kundër të gjithë atyre që akoma manifestojnë me flamuj superioritetin ndaj femrës shqiptare e botërore, nga që libri jep edhe versionin në aglisht të legjendës. Përqendrimi në elementin human të krijimit artistik është një plus në këtë libër. Aty shtjellohen në mënyrë ambivalente marrëdhëniet e humaneve me botën natyrale dhe pasojat e këtyre marrëdhenieve në kulturën tonë.
Theohari, e cila e njeh mirë kulturën e lashtë të vendit të saj, jep një kombinim të faktorëve imagjinative dhe studimorë pa i ngatërruar paralelet konceptuale të njëra-tjetres. Nëpërmes legjendës së Rozafës kuptojmë se legjenda shqiptare na ka lënë jo vetem një trashëgimi të fuqishme dhe magjepsëse, por na fut në brendësinë e mënyrës se si njeriu i lashtë shqiptar provonte ta kuptonte vetveten dhe botën në të cilën ai jetonte. Në vazhdim të asaj që thashë me lart, autorja, duke e veshur Rozafën me një petk të ri të instikteve humane, ajo nuk e ngushton vizionin vetem te vetja, por e zgjeron atë duke nxjerrë në hapësirë ngjyrat, shijet, ndjesitë dhe sentimentin e femrës moderne shqiptare. Ne jemi mësuar me Rozafën “burrërore” e cila e bën jeten fli pa shprehur fare shqetësime për fundin e jetës se saj.
Me atë Rozafë që i vetmi shqetësim i zëshëm është fëmija i saj (ku ajo kërkon që fëmija të ketë mundësinë e të ushqyerit me qumështin e gjirit të saj) dhe qendrimi lart i mureve të Kalasë. Vërtet, Rozi Theohari, nuk e jep hapur përgjigjen, që dikush nga lexuesit mund ta kërkonte, në se Rozafa e pranon murimin sepse ajo i konsideron muret e kalasë më të rëndësishsme se jetën e vet, se jetën e fëmijës së saj pa nënë dhe jetën e të shoqit pa grua apo, sepse çdo kundërshtim do të ishte i kotë kur i shoqi dhe kunetërit e saj, i kishin bërë llogarite në emër të saj. Kur them nuk e jep hapur, ndoshta duhet kuptuar se ajo e lë të hapur atë subjekt, me qëllim që lexuesi ta kuptojë pozicionin e saj si autore dhe po kështu të kujtojë se edhe shkrimtarët dhe poetët kanë të drejta të rezërvuara kur është fjala e të pagëzuarit të mendimeve të tyre në fakte. Megjithatë, ajo mundohet ta vendosë veten sa më në qendër, midis të shpikurës dhe faktit.
Theohari përgjigjet me aq sa mendon se është e arsyeshme. Natyrisht duhet konsideruar se këtu ajo ballafaqohet edhe me një vështirësi tjetër. Dihet se legjenda dhe mitologjia shqiptare nga vet natyra e tyre janë të ndërlikuara. Por ato kanë mbijetuar në sajë të bukurisë aktive që mbartin ne vetevete. Në këtë aspekt, logjikisht, libri mban karakter letrar e jo shkencor. Ndaj duhet cilësuar se në këtë libër Theohari bëhet vërtet vetëm një përcuese e kësaj energjie legjendare. Ky përçim, për fat të mirë, bëhet me një fuqi krejtësisht të re ndriçuese.
Së fundi, le te lexojme vargjet e mëposhtme, të shkruara me qëllim e vetedije për të mbështetur idene kryesore të këtij shkrimi. Këtu autorja na paraqitet e këtillë; emocionalisht e tejdukëshme dhe direkte, si në evaluimin e mendimeve te saj ashtu edhe në substancën e shprehjes së tyre: Ajo bërtet: Ju lutem, Pritni! / Por ata s’presin…rrëmbejnë trupin e saj / Dhe e shtrijnë poshtë, mbi rrasa guri të zeza / Duke punuar shpejt, / Më shpejt se koha, / Ndërsa ajo nxjerr një klithmë vajtuese / Që shpon qiejt, / Duke u mbrojtur sa mund me duar / Kundrejt burrave zemërgur...
Këto vargje do të mjaftonin për konkluzionin e kësaj eseje letrare. Sidoqoftë, desha të përsërisja edhe një herë që, në njërën anë, Rozi Theohari, me veprën e saj më të fundit, sjell pranë nesh një epokë të çuditëshme, e cila është krejtësisht e huaj për ne. Por në anën tjetër, ajo rishkruan një legjendë shumë të njohur, pyetjet rreth së cilës akoma nuk kanë gjetur përgjigje të plotë as në librin e Rozit as në librat e shkrimtarëve të tjerë. Prej tyre do të veçoja këto: Çfarë i bën njerëzit të shkojnë drejt situatave ekstreme sa të murosin një pjesëtar të familjes? Përse ne shqiptarët e duam lirinë dhe mundësinë për ta mbrojtur atë me kaq forcë dhe pasion? Ku, ekzaktësisht, gjendet vija që ndan dëshirën me detyrimin njerëzor për të kryer vetmohime të natyrës së Rozafës? Dhe, më tej, ishte fundi i jetës së Rozafës vetëmurim apo murim? Por arsyeja që Rozi Theohari jep vetëm mendimet e saj dhe jo fakte rreth këtyre pyetjeve është e thjeshtë: Ajo është Rozi dhe jo Rozafa.
FATI I ROZAFËS NË NJË KRIJIM POETIK
Rozi Theohari “LOTËT E ROZAFËS MBI DRIN”, poemë, (rumanisht-anglisht-shqip),
botoi “ARARAT” Bukuresht 2007. Faqe 120. ISBN: 9780-973-7727-41-1
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Libri “Lotët e Rozafës mbi Drin” i autores shqiptare Rozi Theohari, që pa dritën e botimit edhe në Bukuresht të Rumanisë, është e njëjta poemë e cila në vitin 2003 është botuar në Tiranë nga Shtëpia Botuese “VATRA”. Legjenda Shqiptare e Rozafatit tashmë sikur vjen në një prizëm të ri dhe sikur mëton të ndjek rrugën e legjendës e cila për shekuj ka bërë bujë në hapësirën shqiptare dhe atë ballkanike. Poema është përkthyer në gjuhën rumune nga Baki Ymeri. Parathëniet i kanë shkruar: Në gjuhën rumune Marius Chelaru, ndërsa për versionin anglisht dhe shqip Gjekë Marinaj.
HYRJE:
Poema e Rozi Theoharit kushtuar legjendës së murosjes në Kështjellën e Rozafës në Shkodër është vepër artistike që sublimon njohjen e saj mbi legjendën e sakrifikimit, përkatësisht legjendën e murimit të gruas.
Trajtimi i një legjende në vepër artistike do të thotë: Njohje e mitologjisë mbi legjendat, e epikes dhe eposeve të kreshnikëve, si dhe të traditës ballkanike të këtyre miteve epike, posaçërisht të legjendës së murimit, e cila pothuajse ekziston në të gjitha vendet e rajonit. Pavarësisht nga ndryshimi i ndonjë elementi specifik, te të gjitha rastet esenca e lëndës mbetet e njëjtë.
Gjithsesi poema “Lotët e Rozafës mbi Drin” e Rozi Theoharit shtjellon njërën nga legjendat popullore, më të shqetësuarën dhe më tragjiken që njeh mitologjia, historia dhe mendësia shqiptare. Në këtë legjendë bëhet fjalë për flijimin e njeriut të gjallë në themelet e kështjellës, dhe ky njeri i gjallë i takonte femrës. Gjinia femërore ka qenë vazhdimisht e pushtuar dhe e therorizuar nga gjinia mashkullore, e cila historikisht i ka dhënë të drejtën vetes të flijojë jetën e tjetrit për t’i realizuar synimet e veta qoftë për të ndërtuar godinat e “tmerrit” që do t’u bëjnë ballë kohërave të zeza dhe netëve të errëta, duke sjellë kujtimin e freskët dhe të gjallë deri në ditët tona, kryesisht përmes këngëve, baladave a krijimeve të ndryshme letrare.
Guri – mjeshtëri në stërgjyshëri;
Guri – fisnikëri;
Guri – metaforë dhe legjendë;
Guri – këngë e lot;
Guri – besa e burrave në trimëri;
Guri – art e zotësi;
(Kënga 1; f. 83)
Edhe në këto ditë të modernitetit historik, përmes një poeme të kësaj natyre, legjenda vjen e brishtë, trishtuese sa t’i ngath ndjenjat e shpirtit dhe të mendimit pozitiv. Legjenda e murimit të gruas lidhet me stadin më primitiv të shoqërisë njerëzore, por si duket bota pak ka ndryshuar. Mbetet po ajo ndarje klasash, ndarje gjinish, kurse diskriminimi racial e religjioz vetëm sa është veshur me atë velin e humanizmit dhe të tolerancës së rrejshme.
SHTJELLIMI:
Motivi i murosjes së njeriut, e ky njeri është femër, (zakonisht nuse e re), pothuajse është më i përhapuri kudo në botë me theks të veçantë te vendet e Ballkanit. Sipas mitologjisë besohej se gjaku i njeriut i jepte forcë, ndihmonte të qëndronin muret e kështjellave, kalave, kishave dhe urave të ndryshme, për të cilat sot ka me dhjetëra krijime popullore, por ndër krijimet më interesante në të gjitha vendet e Ballkanit mbetet Legjenda e murosjes në Kështjellën e Rozafës në Shkodër.
Një mjegull e dendur varet mbi Bunë,
Shkodër – liqen mbuluar në shkumë
E bardhë mjegullim – kurrë e paparë
Nga të moçmit pleqnarë
(Kënga 1; f. 83)
Për popullin shqiptar janë të njohura edhe një varg legjendash të ngjashme ku vazhdimisht është flijuar njeriu për të qëndruar monumentet e tilla. Ta zëmë në Kosovë është e njohur legjenda për “Urën e Fshejtë”, mbi Lumin Drini i Bardhë, afër Gjakovës, kurse në rrethin e Elbasanit këndohen legjenda për Kështjellën e Elbasanit, të Drishtit e të Turës, në Jug të Shqipërisë këndohet për urën e Artës, të Skilës dhe Qystendilit, në rrethin e Pogradecit këndohet për murimin në themelet e Kishës, kurse në Dardhë dhe në Sinicë të Korçës përkitazi me murimin në themelet e Kështjellës dhe të Urës.
Në të gjitha variantet shqiptare të legjendës së murosjes pavarësisht për çfarë bëhet fjalë, për urë, kishë apo kështjellë, zakonisht flijohet një nuse e re, gjë që ky parim është ruajtur edhe në poemën e Rozi Theoharit.
“Krahun e djathtë ma lini jashtë
Jam akoma gjallë”
(f. 73)
Syzheu i murosjes, në kohëra të lashta ishte tepër i ashpër, në ditët tona u zëvendësua me një dash e më vonë ky “kurban” u zëvendësua me një gjel, por nuk më ka rënë të lexoj pse syzheu i murosjes nga njeriu që siç thamë më lart zakonisht ishte një femër, (bile siç e përmendëm nuse e re), u zëvendësua me një dash a gjel, e jo me një dele apo pulë për të ruajtur traditën e gjinisë. Siç duket këtu kemi të bëjmë me karakterin e dobët të mashkullit kundruall gjinisë tjetër, dhe krenarisë së tij të rrejshme duke e zëvendësuar atë me një dash a gjel të gjinisë së tij. Historia e zëvendësimit të trupi të njeriut si theror është e gjatë, mjaft interesante dhe ka evoluar nëpër kohëra të ndryshme, prandaj po iu rikthehemi elementeve të tjera që përmban poema e Rozi Theoharit, e cila si një vepër letrare do qasje tjetër, që i përket fushës së letërsisë, megjithatë ne nuk mundemi të shmangemi nga elementi historik që e bënë të rëndësishëm “Legjendën e murosjes” duke krahasuar me elementet e reja që janë futur në përdorim “ç’gjëmë mund të ngjajë, vallë, kushedi...”, f. 84.
Ashtu sikurse në të gjitha variantet e kënduara për “Legjendën e murosjes” edhe te poema e Roz Theoharit personazhet kryesore kanë mbetur të pandryshuara, siç janë tre vëllezërit, (dy besëthyerit, kurse i vogli është i besës), kunatat dhe e ëma e vëllezërve janë fytyra identike me të gjitha krijimet tjera të kësaj natyre për rreth të cilave zhvillohet ngjarja tragjike. Edhe në poemën e Rozi Thoharit pas “tridhjetetetë hëna e dymbëdhjetë ditë”, vjen një plak i urtë që sjell lajmin e mirë dhe kumtin e zi, po ashtu “nata tinëzare (murin e Kështjellës) e rrëzonte përtokë”. Edhe këtu vëllezërit janë tre, ustallarët nuk dihen sa janë, por ata “ditën ngrinin murin, të rëndë të fortë” siç thamë më parë “por nata tinëzare e rrëzonte përtokë”. Atyre nuk iu dihen emrat, as vjehrrës, as kunatave, përveç Rozafës që në krijimet tjera e ndeshim si Gjelinë.
Edhe te poema e Rozi Thehoarit, lexojmë dhe ndjejmë simpatinë për vëllain e vogël, si “shpirtpastër”, lexojmë kumtin e zi, ndjenjën pozitive të vjehrrës, amanetin e nuses, parandjenjën e saj, kundërshtimin dhe domosdo edhe pranimin e detyrueshëm për t’u flijuar me të vetmen kërkesë që t’ia ruajnë njërin sy, njërën dorë, njërin gji dhe njërën këmbë të cilat do të luajnë rolin e njëjtë sikurse në variantet e njohura të kësaj legjende.
“Gjiri im u nguroftë,
Kështjella u ndërtoftë,
Djali im u nderoftë”
(Kënga 5; f. 101)
Por, në poemë do të gjejmë elementet e kundërshtimit, mospranimit për t’u therorizuar, pastaj do të ndeshim ashpërsinë dhe vrazhdësinë e kunetërve, dhembjen e të shoqit dhe mjaftë elemente të tjera që i aktualizon si karaktere të reja, një frymim me ndjenja humane e njerëzore, për ta shndërruar sakrificën e Rozafës në diçka njerëzore, me elemente hyjnore, ndjenja që autorja, duke qenë femër, në aspektin psikologjik i ka sendërtuar më realisht.
Mallkimi:
Kurthi, tek erdhi me këmbët e veta!Përpëlitet në ethe nuse – shkreta, Gojë e buzë tharë tërë maraz,Hovi i shpirtit ngritur në tallaz
(Kënga 5; f. 99)
Kundërshtimi:
“Ju lutem, pritni”
Por ata s’presin... rrëmbejnë trupin e saj
Dhe e shtrijnë poshtë, mbi rrasa guri të zeza
Duke punuar shpejt,
Më shpejt se koha,
Ndërsa ajo nxjerr një klithmë vajtuese
Që shpon qiejt,
Duke u mbrojtur sa mund me duar
Kundrejt burrave zemërgur,
(Kënga 5; f. 100)
Dramaciteti që zhvillohet vetëm brenda vargjeve të cituara t’i ngath ndjenjat, këso momente të regjistruara kaq ndjeshëm nuk i ndeshim në krijimet tjera popullore, prandaj për shumë gjëra kjo poemë do të mbetet ndër krijimet më interesante që dikush ka thurur për “Legjendën e murosjes”.
Pavarësisht nga elementet prekëse dhe të trishtimit edhe Rozi Theohari i jep të drejtë sakrificës për t’u ndërtuar Kështjella e cila sikurse sjell kumtin e zi, tragjiken e kësaj sakrifice, mesazhi i saj historik ka sjellë të gjallë deri në ditët tona edhe ngadhënjimin si element të mbijetesës
Ne nuk po ndalemi për të shtjelluar dinakërinë e kunatave të Rozafës, as pabesinë e kunetërve të saj sepse pak a shumë janë të njohura, por shënimin tonë e ilustruam me disa vargje prekëse që karakterizojnë vlera sublime edhe në çastet më të rënda që ka sjell këtë fatkeqësi, e cila që nga ajo kohë ka mbetur e freskët dhe aktuale për t’u trajtuara nga studiues e krijues të shumtë.
SIMBIOZA:
Siç kemi theksuar edhe në fillim, kjo poemë sjell sfida morale për një shoqëri të tërë. Ndonëse poema është një krijim artistik që ka trajtuar me sukses “legjendën e murosjes së gruas”, në një kohë të errët, ajo më vete mbart vlera etike për një shoqëri moderne. Autorja ka ruajtur mjaft mirë parimin mitologjik dhe atë historik, kurse motivet artistike nxjerrin sythe dhe qasje të reja. E shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe e ndërtuar me mjete artistike, të cilat sforcojnë mitin e flijimit si domosdoshmëri, për të qëndruar kështjella, e për të fituar njeriu:
Psherëtin guri i zi sipër saj, –
“Gjithë bota, e të gjithë qiejt e shekujt
Mësuan sakaq sakrificën tënde në mur.
...
Moj trëndafil i bardhë – e bukura Rozafat”
(Kënga 6; f. 103)
“Rozafa”, që na bëhet shumësi i pashquar “Rozafat” përveç që i takon Shkodrës, është njëra nga legjendat më të popullarizuara, e cila vazhdimisht cyt vullnetin e shkrimtarëve për të shkruar e për ta trajtuar këtë legjendë veçmas.
Ne mbartim në thellësi
Historinë e lashtë të planetit të Tokës.
Në bërthamën e trupit tonë pulsojnë
Tingujt e mëngjesit të parë të krijimit të botës.
(Kënga 6; f. 103)
Jam i bindur se kjo poemë do t’u shërbejë studiuesve të letërsisë popullore dhe atyre që merren me mitologjinë sepse pikëpamjet e shtruara kanë pikënisjen te legjendat e mëhershme, në mos ndryshe kanë shërbyer si tabelë rrëfimi mbi konceptin dhe shtruarjen e lëndës. Pra, ishte letërsia gojore, ajo që barti nga shekulli në shekull këtë legjendë, kurse mjetet artistike sikur e materializojnë idenë për të shkruar një poemë për Kështjellën e Rozafës në Shkodër.
O i panjohuri ushtar,
Unë quhem Rozafat
(Kënga 6; f. 104)
I theksuam këto elemente, qoftë si ide, pa bërë krahasimet për ngjashmëritë që mund të ekzistojnë, vetëm e vetëm për të shpjeguar konceptin mbi të cilin është ndërtuar poema, e cila ka nevojë për t’u gjurmuar e hulumtuar deri në fund, atëherë kur besohej në mite dhe sakrifica që duhej bërë për të qëndruar kështjella, ura apo kisha, si perla monumentale me peshë historike.
Qumshti vazhdoftë pikoftë,
Murin e forcoftë,
Në këmbë kjo kështjellë qëndroftë!
(Kënga 6; f. 106)
EPILOGU:
Nuk thamë gjë për Rozafën, as për etimologjinë e emrit të saj. Te Theohari, “Rozafa” bëhet “Rozafati”?! Por, një lexim me parantezë jep një kuptim të ri. Ta zëmë: Nëse besojmë se emri i saj ka qenë “Roza”, sipas lules me të njëjtin emër, pjesa tjetër lidhet me “Fati-n” e saj, sado tragjik të jetë ai. Kështu kemi formuar një parantezë si nëntekst i ri dhe gjithsesi me një kuptim të ri “Roza – Fati”, apo më mirë të lexohet si “Fati i Rozës”.
E, pse jo?! Pse të mos jetë kështu?! Vetë legjenda a nuk flet për fatin e gruas së murosur me emrin “Rozë”?! Kurse në botimin më të ri, në gjuhën rumune “Lotët e Rozafës (pikojnë) mbi Drin”.
Në fund të fundit e lëmë këtë interpretim si një provokim pozitiv, kurse shkrimin e përfundojmë me këtë epilog të shkurtër për mundësinë e interpretimit të mëtutjeshëm të “Fatit të Rozës” në “Legjendën shqiptare të Rozafatit” duke i uruar udhëtim të mbarë edhe në tokën e Rumanisë, përplot bëma e legjenda të tilla.
Zvicër, Vjeshtë 2007.

Bostonianet e Rinj-Esse dhe pershtypje
BOSTONIANET E RINJ SHQIPTARE
NDJEKIN TRADITEN
Nga ROZI THEOHARI—Boston
Me 9 tetor 2006 amerikanet kremtuan me dashuri e solemnitet festen tradicionale mbarepopullore, “Columbus Day” (Dita e Kolombit). Ne vitin 1492 kapiteni italian, Kristofor Kolombi, eksploruesi kurajoz, lundroi me sukses dhe e kaloi oqeanin blu per te arritur ne brigjet e kontinentit te ri. Kolombi, emri i pare qe lidhet me zbulimin e kontinentit amerikan dhe qe permendet ne librat e historise te te gjithe botes, per historine e Amerikes eshte nje emer simbol, nje emer qe do te pasohej nga mijera e mijera ardhes te tjere ne shekujt qe do te vinin…pilgrimet me 1620, puritanet me 1630…
Pilgrimet. Udhetaret e pare evropiane qe kapercyen Atlantikun, dite pas dite, me anijen e vogel “Mayflover” ne fillim te shekullit te 17-te. Anija e vogel mbante ne bordin e saj burra, gra e femije, me endrren te vinin e te ndertonin shtepine e tyre ne Amerike; disa te tjere per te hapur kulte fetare, te cilat ishin te ndaluara ne Evrope. Kur “Mayflover” arriti ne nje gji te mbrojtur, marinaret hodhen dhe lidhen litaret e saj te nje gur ne breg te Massachusettsit, guri historik qe sot quhet “Guri i Plimuthit” e qe terheq vizitore nga tere bota.
Si pilgrimet qe lidhen anijen te “Guri i Plimuthit”, emigrantet e brezave pasardhes kane lidhur endrrat e tyre te brigjet e Amerikes, te “Statuja e Lirise”, dhurate e popullit francez, e cila edhe ajo e kaloi oqeanin me lundrim, si emigrante.
BOSTONI—QYTETI HISTORIK I EMIGRANTEVE
Thomas M. Menino, Mayor, kryetari i bashkise se Bostonit, i pret vizitoret si zot shtepie: “Mire se vini ne Boston, ne qytetin historik te revolucionit amerikan, ne qytetin me nje tradite te pasur kulturore e artistike, ne qytetin e populluar nga grupe etnike nga me te ndryshmet, te ardhur brez pas brezi nga cdo vend e cdo qoshe e botes…”
Historia e Bostonit tregon se ky qytet ka qene gjithnje nje destinacion i emigranteve, te cilet vinin ketu per shkaqe te ndryshme. Ndryshueshmeria e kulturave ka krijuar identitetin esencial, te ri, te Bostonit, me ardhes qe vazhdojne pambarimisht edhe ne ditet e sotme. Emigrantet deshirojne te realizojne endrren amerikane duke u integruar ne komunitetet ku banojne e punojne, duke afirmuar marredheniet midis etnive te ndryshme, duke respektuar rrenjet qe kane lene ne histori emigrantet e fillimit.
“Zyra e Bostonianeve te Rinj” kremtoi 6-vjetorin e themelimit me 22 shtator 2005 ne mjediset e City Hall (bashkise) dhe kryebashkiaku Menino e hapi kete ngjarje me nje fjalim te ngrohte miresardhes per emigrantet e posamberritur. Midis te tjerash ai tha : “Une e krijova “Zyren e Bostonianeve te Rinj”, sepse jam i bindur se sa i rendesishem eshte ndryshimi i kulturave etnike te qytetit… Diferencimet e kulturave etnike krijojne ate unitet , i cili i jep jete, force e gjalleri Bostonit. Te perfshire ne veprimtarine social-ekonomike emigrantet e rinj do te perfitojne ate oportunitet qe u ofron shoqeria jone e “Bostonianeve te Rinj”…Une i them “mire se ardhe” cdo bostoniani..Komuniteti yne eshte bere me i pasur nga prania juaj…Secili nga ju ka nje pervoje te mire, por ka edhe veshtiresi, pengesa, te cilat ne do t’ju ndihmojme t’i kaperceni…”
Duke udhetuar ne historine e Bostonit, njihesh me faktin se emigrantet i kane sjelle vitalitet ketij qyteti, fuqine e krahut te punes, aftesite fizike e mendore, vizionet, kulturen, gjuhet e ndryshme dhe perspektivat e ndryshme, te cilat kane ndikuar ne forcimin e ngrehines shpirterore te qytetareve. Krijimi i “Zyres se Bostonianeve te Rinj” do te afirmoje kontributin qe japin emigrantet e vjeter e te rinj, do te mbaje gjalle dhe do te farketoje ndertimin e nje jete te re te emigranteve dhe shkrirjen e tyre ne komunitetet ku banojne. Marredheniet midis kulturave dhe gjuheve te ndryshme do te krijojne nje model te nje mjedisi multikulturor te qytetit, do te ndihmojne cdonjerin te kuptoje se si punon shteti e si mund te marresh pjese ne te.
Po arrihet qe Bostoni te behet nje qytet klasi boteror. Kete e tregojne statistikat. Duke u bazuar ne regjistrimet e vitit 2000, 25,8 per qind e banoreve te Bostonit kane lindur jashte kufijve te Amerikes. Ne Boston fliten 140 gjuhe te huaja. Me shume se 33 per qind e banoreve nuk flasin anglisht ne familjet e tyre. Gjuhet me te perdorshme jane: spanjishtja, gjuha kineze, vietnameze, portugalishtja, frengjishtja, rusishtja si dhe gjuha haitiane kreole. Me shume se 30 per qind e emigranteve jane pronare te shtepive te tyre ne Boston.
PANORAMA SHQIPTARE E BOSTONIT
Kur japim keto shifra dhe rrugen historike te ketij qyteti, duhet te permendim edhe kontributin qe kane dhene emigrantet shqiptare ne breza te vjeter e te rinj. Bostoni eshte vendi i pare ku shkarkuan shumica e emigranteve shqiptare ne fund te shekullit te 19-te dhe ne fillim te shekullit te 20-te, duke u shperndare me vone ne qytetet e tjera te Massachusettsit, si dhe ne shtetet e tjera. Arbereshet e Italise kishin mberritur qysh ne fillim te shekullit te 19-te e banonin kryesisht ne Milford, fshat prane Bostonit.
Nje pjese e emigranteve nuk e dinin qe ishin shqiptare, e quanin veten “greke” ose “turq”. Atyre u mungonte ideja e atdheut, kur nuk e kishin nje te tille. Por shpejt filloi “zgjimi” dhe “ndergjegjesimi kombetar”. Ne janar 1905 u themelua ne Boston “Vellazeria mireberese e Dardhes”, shoqeria e pare e shqiptareve te Amerikes, e pasuar nga botimi i gazetes “Kombi” me 1906 e, me tej, me themelimin e “Vatres” e botimin e gazetes “Dielli”. Filluan te dilnin ne drite figura te shquara te kombit shqiptar, Fan Noli, Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi, K. Kirka, K.Demo e qindra bashkemendimtare e veprimtare te tjere patriote, te cilet kane dhene kontributin e tyre ne fillimet e bashkesise etnike te emigranteve shqiptare ne vitet e para te shekullit te kaluar. Me shume se 100 organizata e shoqeri patriotike shqiptare e kane Bostonin djep te themelimit te tyre. Po ashtu, ne Boston, kane zanafillen e tyre botimet e gazetave e revistave, emisionet shqip te radios, hapja e shkollave shqipe, si dhe manifestimet e fuqishme te festave kombetare, te cilat kane lene gjurme ne historine e Bostonit. Ne kanunoret e gjithe ketyre shoqerive gjejme te njejtin program e qellim: te ndihmonin bashkatdhetaret ne Massachusetts, te ndihmonin vendlindjen e te mbronin interesat e kombit per lirine e pavaresine e viseve etnike shqiptare. E mbi te gjithe qendronte figura e Nolit, mendja qe udhehoqi e i dha shpirt idese shqiptare.
Njohja zyrtare e “Vatres” nga autoritetet amerikane ishte nje ngjarje me rendesi jo vetem per emigrantet shqiptare te Amerikes, por per gjithe kombin shqiptar. Shteti amerikan i Massachusettsit nenshkroi me ligj kombesine shqiptare te emigranteve nepermjet firmes se Sekretarit te Pergjithshem te Shtetit, Albert P. Langtry.
Si perfaqesuese e Shqiperise, “Vatra” e Bostonit kishte vendin e saj te nderit ne kryeqytetin amerikan, ne Washington D.C. Ne qershor 1918 Noli la Bostonin e udhetoi per ne Washington D.C., i ftuar nga presidenti Vilson ne Kongresin e Kombeve te Shtypura. Noli i kerkoi ekselences se tij Vilson, mbrojtjen e Shqiperise nga Amerika…Fryma e “Vatres” u ndie ne Kongresin e Lushnjes. Shpirti patriotik i saj jehoi edhe ne luften e Vlores se toku me kengen “Vlora-Vlora”, kompozuar nga muzikanti dardhar Thoma Nashi, i cili themeloi banden famemadhe te Bostonit…Me 17 dhjetor 1920, Fan Noli u dergua ne Gjeneve si perfaqesues i “Vatres”, kur Shqiperia u pranua pjesetare e Lidhjes se Kombeve…
Funksionimi i kishave shqiptare ne Boston, ne Uster, Netik e gjetke, ku predikohej ne gjuhen shqipe, gjithashtu luajti rol ne mbajtjen prane te familjeve emigrante, ne ruajtjen e gjuhes amtare e te zakoneve e traditave te vendlindjes. Zoti Peter Kristofer, profesor ne Universitetin e Usterit, i lindur nga prinder shqiptare, e quante veten “albanian” qysh femije. “Prinderit tane, thote profesori,- nuk sollen nga Shqiperia vetem mjeshterine e te gatuarit dhe menyren e qeverisjes se shtepise, por edhe shume zakone te mira e fisnike te familjes. Keshtu, p.sh., kur ishim te vegjel e frekuentonim shkollen e kishes shqiptare, na mesonin se vajzat duhej t’i respektonim e duhej t’u therrisnim “zonjushe”. Amerikanet, qe nuk e kishin idene per vendin tone, mbeten te habitur kur mesuan se fjala “zonjushe” kishte ardhur nga Shqiperia tok me emigrantet, veshur me kostumet e zeza, kemishen e bardhe, kravaten e qostekun e sahatit. Po ashtu grate shqiptare kishin sjelle palltot me pelice te jakat, sipas modes parisiane…Pra, ne ishim “proud”, se prinderit tane nuk kishin ardhur nga Marsi, por nga nje vend aristokratik e i qyteteruar...”
Sipas kronikave, ne rrjedhen e viteve, Noli, Konica e lidere te tjere shqiptare kane qene ne cdo kohe te mirepritur ne bashkine e Bostonit jo vetem per te zgjidhur probleme qe shqetesonin emigrantet shqiptare, por edhe per te dhene kontributin e tyre intelektual si keshilltare, per mireqenien e qytetit dhe te banoreve te tij.
Lajmin trondites per pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste ne prill 1939, mergimtaret shqiptare e moren vesh nga shtypi i Amerikes. Me 8 prill Noli i drejtoi nje telegram Departamentit te Shtetit Amerikan dhe nje tjeter Lidhjes se Kombeve ku kerkonte denimin zyrtar te pushtimit te Shqiperise.. U vendos qe ne Boston te mbahej kuvendi i “Vatres” per t’u riorganizuar me mire e per te vazhduar veperimtarine per clirimin e Shqiperise nepermjet protestave, memorandumeve etj…Ne mbarim te luftes, gjithnje nen trysnine e shqiptareve te Bostonit, qeveria amerikane organizoi nje mbledhje ne Boston me 23 qershor 1944, ne hotel “Statler”, per te diskutuar si duhej vepruar me Shqiperine, lidhur me propozimet qe kishte bere Noli e Cekrezi…
“Lufta e ftohte” qe e kishte ndare boten ne dy kampe, po ashtu e kishte ndare edhe diasporen shqiptare nga atdheu i tyre i pare…Ne mesin e viteve ’50-’60 ndoqen rrugen e Amerikes shume emigrante politike te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi, ne kerkim te lirise. Po ashtu, ne vitet ’70, pati nje prurje tjeter te emigracionit shqiptar ne SHBA, ne vendin e enderruar te demokracise. Me rritjen e komunitetit shqiptar filluan te krijoheshin edhe shoqeri te tjera patriotike, te cilat u kthyen ne tribuna zedhenese te mbrojtjes se lirise e te demokracise se bashkatdhetareve dhe te trojeve shqiptare. Nuk duhet harruar thenia lapidare e Fan Nolit : “…Shqiperine e kishim ne program ta benim, e beme nje Shqiperi indipendente, te mire a te lige, e beme…, ua leme si barre te tjereve qe ta miresojne…”
Patrioti Anton Athanasi ishte nje legjende shqiptare dhe ikona e Bostonit. Dashurine dhe devocionin per Shqiperine ai e shkriu me endrren amerikane duke arritur te behet biznesmeni i famshem i restoranteve te Amerikes. Ai punesoi nje pjese te mire te emigranteve shqiptare qe erdhen pas vitit ’90. Ai e meritoi dhe e mbajti me sukses titullin e Konsullit te Nderit te Shqiperise ne Boston. Si Konsull Nderi ai ka qene faktor bashkimi per emigracionin, ka perfaqesuar diasporen shqiptare ne aktivitetet politike te Massachusettsit, ne festen e Dites se Flamurit dhe ne takimet me governatorin dhe kryebashkiakun e Bostonit, me kongresmenet e senatoret amerikane te te dyja kraheve.
I perndershmi At Liolini, nje nga hierarket me te dalluar te Ortodoksise sone kombetare, shquhet jo vetem si prift predikues brendaperbrenda sherbeses kishtare, por edhe si nje veprimtar i zoti i diaspores. Me aftesite e tij e ka kthyer katedralen e Shen Gjergjit ne Boston, sa ne nje tempull besimtaresh, aq edhe ne nje organizate kulturore te shqiptaro-amerikaneve, pavaresisht nga besimi fetar apo trevat nga kane ardhur.
Ne Boston, ne vite jane organizuar qindra takime te lidereve amerikane me grupin etnik te shqiptareve. Ne shenimet e tij profesor Peter Prifti pershkruan “Manifestimet e kultures shqiptare” ne Boston, ne maj 1975, kur muaji maj u quajt “Muaji i shqiptareve” nga zyra e kultures se bashkise se Bostonit. Fillimisht ky muaj quhej “Muaji i Ballkanit”, por gjithnje ne programet e tij mbizoteronin shqiptaret. Keshtu, programi televiziv i 2 majit 1975 transmetoi per nje ore e gjysme pamje nga jeta e grupeve etnike te Ballkanit, por me shume u perqendrua te shqiptaret e komunitetit te Bostonit duke pershkruar aspekte nga historia e kultura e Shqiperise e duke e permendur te perndershmin Artur Liolin, z. Anton Athanas dhe patriotin Kostandin Demo. Me 5 maj 1975, ne korridoret e bashkise se Bostonit u hap nje ekspozite me aspekte nga historia e emigrimit te shqiptareve ne Amerike. Po ate dite, -vazhdon te tregoje z. Prifti,- u dha nje pritje nga komuniteti shqiptar, ku moren pjese persona te ftuar nga zyrat e bashkise se Bostonit dhe shqiptaro-amerikane te komunitetit. Ishte nje mbremje mbreselenese, miqte e te ftuarit pelqyen muziken shqiptare dhe admiruan kostumet e bukura kombetare, veshur nga djem e vajza, bij te emigranteve shqiptare. Mbremja perfundoi me servirjen e pjatave me gatimet shqiptare aq te shijshme, te pergatitura nga duart e arta te grave shqiptare. Sipas prof. Priftit, disa dite me vone, me 22 maj, gazeta “Boston Globe” botoi nje artikull ku pershkruhej finesa e artit kulinar shqiptar, e demonstruar nga tri zonja shqiptare te Bostonit. Me 24 maj, shqiptaro-amerikani z. Van Kristo, moderatori i programeve te radios se Bostonit, transmentoi me radio nje ore program kushtuar bashkatdhetareve shqiptare…Ne Uster, qytet me tradita kulturore shqiptare funksionon prej kohesh radio “Ora Shqiptare”, e cila ka nja program lokal dhe shume popullor, e drejtuar nga shqiptaro-amerikani veteran Dhimiter Stefo e me vone nga vatrani Jani Melka. Gjithashtu ne Uster jepet emisioni TV lokal ne gjuhen shqipe...Eshte pa mbarim lista e aktiviteteve social-kulturore te kryera ne diasporen shqiptare te Massachusettsit, ashtu sic eshte pa mbarim edhe numri i shoqerive, shoqatave e organizatave te krijuara ne periudha te ndryshme, deri ne ditet e sotme.
Ne Bostonin e Nolit, Konices, Athanasit dhe qindra figurave te tjera te shquara patriotike sot jetojne mijera emigrante te rinj shqiptare, gjysher ,prinder, nena e baballare, djem e vajza, femije…duke provuar veshtiresite, por edhe rruget e hapura per emigrantet e ardhur rishtas.
Federata “Vatra”, e larguar disa vjet me pare, sot zhvillon aktivitetin e saj ne Nju-Jork. Bostonit i ka mbetur vetem emri i mire i Para -dhe Pas luftes se Dyte Boterore. Iku “Vatra”, por kane mbetur “vatranet”, te vjetrit e te rinjte, te cilet po ndeshen gjithnje me sfiden: A do te mbetet Bostoni nje qytet-muze per mergimtaret apo mund te behet nje qender kulturore per shqiptaret? Ne vitin 2002 u krijua “Klubi i studenteve shqiptare te Universitetit te Bostonit.” (kujtojme “Shoqaten e studenteve shqiptare te Bostonit”, themeluar ne vitin 1918). Themelimi i klubit te studenteve shqiptare ne Universitetin e Harvardit, Mass, me 28 nentor 2005, “Harvard College Albanian Club”, ishte nje tjeter ogur i mire dhe nje ngjarje e rendesishme kulturore. Studentet e rinj shqiptare, si pasuesit e dy “harvardianeve” te shquar, Nolit e Konices, e quajne veten te nderuar e te ngarkuar me pergjegjesi per mbarevajtjen e ketij klubi dhe kontributin e tyre per kulturen e kombit.
Jane me qindra studentet shqiptare qe kane mbaruar “master” ne universitetet e Bostonit e te Massachusettsit dhe jane punesuar sipas profesionit ne kompani e vende te ndryshme pune… Stefan Kochi, kryetar i deges se KKSHA per Massachusettsin, eshte i njohur ne biznesin e fushes kompjuterike. Aktualisht ai eshte themeluesi dhe zevendespresidenti per Inxhinierine ne Payronix Systems, nje kompani qe ndodhet ne Kembrixh, Mass., dhe qe merret me programim kompjuterash. Stefani ka qene i angazhuar me aktivitetet e komunitetit shqiptar qysh kur ka ardhur ne Amerike, ne vitin 1993. Duke i qendruar prane Anton Athanasit ai u frymezua nga vizioni i Antonit, nga aftesite e tij per te krijuar marredhenie me njerez me prejardhje e pozicione te ndryshme. Vitet e fundit Stefani eshte angazhuar ne menyre aktive me Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan, KKSHA. Ai eshte anetar i bordit drejtues dhe kryetar i deges se shtetit te Massachusettsit.
Stefan Kochi ka qene organizatori kryesor i festimeve te Dites se Flamurit Shqiptar, te cilat jane njohur ne rruge zyrtare nga kryetari i bashkise se Bostonit dhe nga shteti i Massachusettsit. Ai udhehoqi mitingun e komunitetit shqiptaro-amerikan, ne mbeshtetje te Shteteve te Bashkuara dhe Presidentit, pas 11 shtatorit 2001 si dhe organizoi takimin e perfaqesuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan te Bostonit me senatoret amerikane John Kerry, Joseph Lieberman, Joe Biden dhe Paul Sarbanes. Stefani organizoi ceremonine e mikpritjes se Gjeneralit Wesley Clark ne aeroportin e Bostonit, kur ai u kthye nga gjyqi i Milloshevicit ne Hage. Duke mbeshtetur energjine dhe aspiratat e brezit te ri, S.Kochi bashkepunon me studentet e Universitetit te Massachusettsit, te Bostonit dhe te Harvardit.
Albana Orgocka eshte bashkekryetare e MAAS dhe ne vitin 2006 eshte nderuar si “Gruaja e Vitit” nga Shoqata shqiptaro-amerikane e Grave, si aktiviste e palodhur e diaspores. Ne vitin 1999 Albana ka punuar ne Institutin Nderkombetar te Bostonit, si punonjese sociale (social worker) dhe ka ndihmuar shume emigrante te ardhur nga Shqiperia dhe Kosova ne sherbimet sociale, welfare, social security etj. Orgocka ka dhene kontributin e saj gjithashtu ne hapjen e funksionimin e shkollave shqipe ne Boston dhe ne aktivitete te tjera te diaspores. Sot ajo punon ne “Loring Wolcott and Coolidge”, qe eshte nje “Fiduciary Company” dhe merret me administrimin legal dhe financiar te pasurive…Shpresa Theodhosi, veprimtare aktive e komunitetit, eshte presidente e AANO, “Organizata kombetare shqiptaro-amerikane” per degen e Bostonit, Mass. E krijuar qysh ne vitin 1946 AANO ka perjetesuar identitetin etnik te shqiptareve te SHBA dhe Kanadase, duke mbajtur te gjalle gjuhen shqipe, traditat dhe angazhimin kulturor edukativ dhe social aktiv, pa dallim feje ose perkatesie politike…Vera Gjata , kryetare e Shoqerise “Cameria” per degen e Bostonit, Mass., gjate aktiviteteve qe organizon ne Boston dhe rrethinat, kerkon mbeshtetjen dhe ndihmen e te gjithe shqiptareve per perparimin e ceshtjes Came, ceshtje aq e drejte dhe njerezore…Agim Sejdiu, veprimtar i dalluar i komunitetit eshte kryetar i “Shoqates Shqiptaro-Kosovare te Bostonit” “The Kosovar-Albanian Society of Boston”…Profesoresha e gjuhes angleze, Diana Kristo, mbesa e vatranit patriot te Bostonit Vangjel Laco, ushtron profesionin kontraktore ne Departamentin e Shtetit Amerikan… Eva Millona, stermbesa e Misto Millonait, nje nder shqiptaret e pare te ardhur ne Amerike dhe kryetari i shoqerise “Vellazeria mireberese e Dardhes”, ka kryer studimet pasuniversitare ne shkencat politike-juridike. Fillimisht ka punuar si drejtoreshe e programit te pare per te ndihmuar emigrantet shqiptare ardhur pas vitit 1994. Ajo eshte emeruar nga governatori i Massachusettsit Mit Romney si kryetare e komitetit keshillues te governatorit per politiken e emigracionit... Oltiana Mara eshte financiere ne banken e madhe “Bank of America”, gjithashtu aktiviste dhe njera nga themelueset e shkolles shqipe ne Boston.
Nje armate e tere intelektualesh te Bostonit e rrethinave te tij, te cilet nuk mund t’i permendim dot te gjithe, japin sot kontributin e tyre te vlershem ne zhvillimin kulturor te diaspores shqiptaro-amerikane. As. profesor Thanas Gjika dhe bashkeshortja e tij poetja e gazetarja, Julia Gjika, kane organizuar takime e sesione shkencore per ngjarje te rendesishme te kombit dhe per promovime librash, te perkrahur nga At Liolini, nga publicisti Agron Alibali, apo studiuesit dhe pedagoget Dhimiter Dishnica, Dhimiter Skende, Niko Dako e te tjere.
Lista e gjate e veprimtareve vazhdon: Sejfi Protopapa, nje aktivist i dalluar dhe mbeshtetes i aktiviteteve qe zhvillon komuniteti i Bostonit…Ilir Koci, kryetar i klubit te studenteve shqiptare ne Universitetin e Massachusettsit, ne Boston…Alket Mertiri, kryetar i klubit te studenteve shqiptare te Universitetit te Bostonit…Margen Cuko, kryetar i klubit te studenteve shqiptare te Universitetit te Harvardit…Fatmir Beja, veprimtar aktiv dhe nje nga themeluesit e shkolles shqipe ne Boston…Shkrimtaret e gazetaret e komunitetit Skifter Kellici, Aristotel Mici, Julia Gjika, Kolec Traboini, Ivoni Reso, Alfred Lela, apo profesori nga Kosova Mehdi Hyseni e te tjere japin kontributin e tyre ne fushen e botimeve ne shtypin e diaspores shqiptaro-amerikane e ne grup-listat e internetit…
Endrra per valevitjen e flamurit shqiptar ne qiellin e Bostonit u plotesua me 23 nentor 2004, me iniciativen e Stefan Kochit. Ne sheshin para bashkise se Bostonit ishin mbledhur qindra shqiptare, qe perfaqesonin gjithe krahinat shqiptare, disa veshur me kostume kombetare. Sheshi gumezhinte nga burra, gra, femije e te moshuar, te cilet e quanin privilegj te madh te ndodheshin ne kete manifestim te ngrohte e festiv, gjate ceremonise se ngritjes se flamurit shqiptar ne Boston, per here te pare ne histori. Kenget, vallet, bisedat rreth kesaj ngjarjeje te paperjetuar ndonjehere, ngjallnin ngazellim te thelle tek bashkatdhetaret. Ndoshta Faik Konica shpresonte ta shihte nje dite flamurin shqiptar te valonte ne Boston, sigurisht, shume me heret se data 23 nentor 2004. Flamuri yne e ndjeu veten “mysafir” mes flamurit amerikan dhe atij te shtetit te Massachusettsit. Tingujt e himnit te Flamurit, si vale magnetike, nuk lane shqiptar pa i prekur shpirtin e pa i rreqethur shtatin. Me fytyrat e tyre te mallengjyera e syte e perlotur, ata brohorisnin dhe nuk ia ndanin syte qiellit, ne sfondin blu te te cilit spikaste ngjyra e bukur e flamurit tone, e kuqja e nderit dhe shqiponja e zeze.
Ceremonine e hapi z.Stefan Kochi, i cili foli per peshen e kesaj ngjarjeje ne historine e kombit shqiptar, si dhe per rendesine qe ka komuniteti shqiptaro-amerikan ne Boston e ne Massachusetts. Ai falenderoi bashkine e qytetit te Bostonit, kryetarin Thomas Menino dhe zyren e “Bostonianeve te Rinj”, si dhe governatorin e shtetit, z. Mitt Romney, per ndihmen qe dhane per njohjen e Dites se Flamurit Shqiptar. At Artur Liolini, pasi pergezoi iniciatoret e grupit organizues, recitoi vargjet e Nolit te pavdekshem, i shoqeruar njezeri nga te pranishmit: “Ti moj nene mos ki frike, se ke djemte ne Amerike!”
Me 28 Nentor 2005, flamuri shqiptar per te dytin vit u valevit ne qiellin e bardhe dimeror te Bostonit, ndersa shembelltyra e tij kuqezi rrezatonte kudo ne veshjen e shqiptareve, te rriturve e te miturve, qe mbushnin sheshin. Mes duartrokitjesh e brohoritjesh flamurin e ngriti z. Sejfi Protopapa, aktivist i komunitetit dhe studentja shqiptare e Universitetit te Harvardit, Fuada Kasollja. Stefan Kochi, kryetar i shoqates KKSHA dhe drejtues i ceremonise, nder te tjera, tha: “Jemi krenare te mblidhemi e te shpalosim krenarine tone kombetare, ketu, ne qytetin e Bostonit, djepi i demokracise amerikane dhe baza e forte e pavaresise se Shqiperise.” Te pranishmit ndoqen me respekt pershendetjen e hiresise se tij, peshkop Nikonit, i cili dha nje lutje per Diten e Flamurit. Ndersa perfaqesuesi i bashkise se Bostonit, z. James Colimon, pershendeti ne shqip “Gezuar Flamurin!” dhe lexoi proklamaten e shtetit te Massachusettsit nga governatori Mitt Romney. Ne proklamate thuhej se, ne vitin e perkujtimit te 600-vjetorit te lindjes te heroit legjendar kombetar te Shqiperise, Gjergj Kastriotit, governatori i shtetit te Massachusettsit Mitt Romney shpall daten 28 Nentor 2005 te jete “Dita e Pavaresise Shqiptare”, duke i lutur gjithe qytetaret e ketij shteti ta njohin kete ngjarje dhe te marrin pjese ne zhvillimet e saj.
Artisti i Merituar Xhon Athanasi, me zerin e tij kumbues ka kenduar pervit Himnin e Flamurit ne sheshin e Bostonit, gjate ngritjes se flamurit tone ne shtize. Artisti shqiptar, i cili jeton me familjen ne Boston, nuk e ka pushuar karrieren e tij artistike dhe eshte bere i njohur per komunitetin shqiptaro-amerikan duke vazhduar aktivitetin artistik koncertal. Xhoni ka marre pjese me zerin e tij ne te gjitha festat shqiptare, si dhe ne takimet me personalitetet zyrtare te Shqiperise qe kane vizituar Bostonin. Ne vitin 1999 Xhoni pergatiti nje kor me femijet emigrante kosovare, te ardhur ne Amerike si refugjate… Etleva Hima, nje vajze energjike dhe muzikante e fokusuar, eshte e degjuar per zerin e violines se saj ne teatrot e Bostonit e ne mbare Nju-Inglandin. Ajo perfundoi me sukses konservatorin e Bostonit dhe ndihet krenare, sepse eshte diplomuar nga “The Boston Conservatory of Music” ku eshte diplomuar edhe Fan Noli yne nga mesi i shekullit te kaluar… Qysh prej vitit 1995 mjeshtri i baletit Bashkim Braho ka krijuar “Dance group- Bashkimi” me qender ne Boston. Ne kete grup ai ka zgjedhur djem e vajza te Bostonit, qe u perkasin te gjitha trevave shqiptare. Grupi i valleve ka dhene shfaqje ne shume festa popullore te diaspores se Massachusettsit dhe te mbare Amerikes, duke e perfaqesuar denjesisht Shqiperine.
Shqiptaro-amerikanet e diaspores se Massachusettsit jane te ndergjegjshem e krenare per lidhjet e pazgjidhshme e ne vijueshmeri me diasporen e djeshme, e cila eshte ngritur ne panteonin e shqiptarizmit. Ne agimrendjen e shekullit nje shoqeri e re ka filluar ne kontinentin amerikan, vellazeria shqiptare me bijte e bijat nga atdheu meme, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Cameria dhe nga komunitete te tjera shqiptare te botes.
Qyteti i Bostonit, ku 80 vjet te shkuar Noli shkroi: “Rron, or, rron e nuk vdes shqiptari”, eshte kthyer ne atdhe te dyte per emigrantet. Komuniteti i shqiptareve eshte rritur ne menyre te papare e vazhdon te rritet perdite. Sot jetojne e punojne ne Massachusetts afersisht 50.000 shqiptaro-amerikane. Shqiptaret, te cilet kane krijuar emer dhe dinjitet, jane pjese integrale e jetes sociale e politike te “Greater Boston Area” dhe luajne nje rol aktiv ne biznesin e komunitetit dhe ne procesin edukativ e politik.
Shoqeria e re MAAS—“Shoqeria e Shqiptaro-Amerikaneve te Massachusettsit”, me bashkekryetaret Albana Orgocken dhe Mark Kozmon, konsiderohet nje shoqate e te gjithe shqiptareve ne Massachusetts me mision promovimin e vlerave te identitetit kombetar, me verdikt per te ndihmuar ne prosperitetin e ketij komuniteti.
NJE MANIFESTIM SHUMENGJYRESH
Ne fillim te shekullit XXI mblidhet ne Boston klasa e punonjesve te bostonianeve te rinj me nje premtim e shprese. Me 10 tetor 2006 ne Boston Convention Center sallat e te tri kateve gumezhinin nga zerat e qindra emigranteve multietnike, si te ishte nje feste nderkombetare, hem folklorike, hem zyrtare, ku te binin ne sy lodrat, grupet muzikore dhe veshja planetare me kostume e ngjyra te shumellojshme qe te lebyrnin syte.
Ne sallen e madhe te Konventes, ne slide show ne mur ishin shkruar me germa te medha parullat: “We are Boston 2006” (Ne jemi Bostoni 2006) “Celebrating Immigrant” “2006 New Bostonians Leadership Awards” “Ne jemi Bostoni!” “ Manifestimi i trashegimise, kontributit dhe shumellojshmerise se kultures se emigranteve te Bostonit.”
Me okelon “Nje Boston i ri me kultura te ndryshme etnike”, jepeshin pamje nga puna dhe jeta e grupeve etnike te Bostonit, historiku i ardhjes se emigranteve, aktivitetet e tyre ne vite, si dhe biografia e individeve te vecante qe jane dalluar ne pune krijuese.
Mbremja u hap nga dy konferenciere , bij emigrantesh, vajze e djale. Konferencierja Cheng Tan me origjine kineze, nder te tjera tha: “Ne historine e tij Bostoni ka pasur destinacion popullimin e qytetit me ardhes nga gjithe bota, pa marre parasysh kush jane ata, si kane ardhur deri ketu, pa marre parasysh se sa ndryshon nje person nga tjetri. Cdo person i vetem qe ka ardhur ne Boston, ka fituar te drejten te ndertoje jeten e vet dhe nje jete me te mire per femijet. Bostoni nuk do te kishte marre famen e nje qyteti te kategorise boterore, pa vizionin, kontributin dhe punen e rende kapitese qe kane bere ardhesit e vjeter, ardhesit e rinj dhe femijet e tyre, qe kane emigruar brez pas brezi ne Amerike. Bostoni nuk do te ishte nje qytet klasi boteror. Por, pavaresisht kontributit qe kane dhene emigrantet, ata nuk kane qene gjithnje te mirepritur ne kete vend. Kete e tregon historia e Amerikes dhe historia e vete Bostonit, per veshtiresite e hasura, komplikimet dhe konfliktet e ndezura nga trajtimi i dores se dyte ndaj kesaj shtrese te popullsise. Emigrantet e rinj, afrikano-amerikanet dhe njerezit me ngjyre nuk kane qene gjithnje te mirepritur nga popullsia e ardhur ketu dhe e stabilizuar ose e ardhur me heret. Cheng Tan vazhdoi me tej se me kujdesin vizionar te lidershipit Thomas Menino, i cili krijoi zyren “We are Boston” (Ne jemi Bostoni), le te bashkojme forcat dhe eneregjite e te rikrijojme nje Boston te ri. Nje Boston te ri, i cili njeh punen e perpjekjet e emigranteve, te drejtat e cdo emigranti per te ndertuar jeten e re, nje “Boston i ri”, i cili pranon ndryshimet e kulturave te emigranteve, vlereson dhe njeh vlerat e cdo emigranti dhe e respekton ate si njeri te barabarte te komunitetit dhe te shoqerise amerikane.
Sonte ne jemi mbledhur te gjithe te afirmojme dhe te kremtojme keto ndryshime ne komunitet, nga cdo moshe, nga cdo kombesi, qe nga kolonet, ardhesit e pare, tek pilgrimet e puritanet, te afrikano-amerikanet, portorikanet dhe per te gjithe ju qe ndodheni sonte ne kete salle e qe keni ardhur nga cdo qoshe e botes. Sonte ne celebrojme “Bostonin e ri”. Dhe ne kete manifestim ne njohim dhe falenderojme ate popull qe ka ekzistuar ketu para nesh, indiano-amerikanet, te cilet e kane ndare token e tyre me ne dhe ne i themi “shtepia jone”. Te punojme te gjithe se bashku, duke ia kushtuar angazhimin tone pasurimit te kultures dhe te jetes se qytetit te Bostonit.”- perfundoi ajo.
Konferencieret u uruan mireseardhjen pjesemarresve ne salle, duke iu lutur gjithsecilit te toke doren me personin qe ka ne krah ne tavoline e t’i tregoje historine e ardhjes se gjyshit e gjyshes ose prinderve ne Amerike. Une toka doren me Krista Georges, nje grua e re simpatike italiane. Tiparet brune te syve dhe te flokeve te hedhur shpatullave e tregonin qarte origjinen e saj. Italiania me tregoi duke qeshur se gjyshja e saj, Elisabeta, kur mberriti me vapor ne Amerike, e ndiente veten te humbur, kur te tjeret flisnin anglisht dhe ajo s’kuptonte nje fjale. “Nuk humba ne oqean, por humba ne Amerike!” -ankohej italiania. Ajo nuk mund ta mesonte dot gjuhen, por edhe nuk mund te jetonte dot ne nje mjedis te tille, veshtiresi e cila e shoqeroi gjate jetes. Une i tregova jo vetem Kristes, por edhe gjithe miqve te tavolines, se babai im, Pandi, erdhi ne Amerike qysh kur ishte 12 vjec, me 1916, bashke me xhaxhane. Kur vapori po i afrohej Nju-Jorkut dhe dallohej Statuja e Lirise, ne kulmin e entuziazmit, djaloshi zhveshi pallton dhe, me tere forcen e krahut, e verviti ne oqean. “C’bere, more bir!,- e qortoi xhaxhai,- ne xhepin e palltos kishe dokumentet!” Por palltoja, per fat, ishte penguar ne nje nga direket e vaporit…
Mbremja vazhdoi me ceremonine e ndarjes se pese cmimeve nga kryetari i bashkise se Bostonit, Thomas M. Menino. Pese cmimet e vitit 2006 ishin : “Cmimi per Udheheqjen”, “Cmimi per Udheheqjen e Korporatave”, “Cmimi per Udheheqjen e Komunitetit”, “Cmimin per Arritje Individuale” dhe “Cmimi per Udheheqjen e Rinise”. Ceremonia e vitit 2006 u ndoq me interesim nga shume pjesemarres, mbasi njeri nga fituesit e cmimit (Cmimi per Udheheqje) iu dha senatorit te nderuar Edward M. Kennedit. Cmimet e akorduar nga bashkia e Bostonit sherbejne per te shquar cdo vit nje emigrant ose emigrante, te cilet kane kontribuar me aftesite prijese ne komunitetin e vet duke dhene talentin personal dhe energjine per te arritur ne ndryshime domethenese pozitive ne qytetin e Bostonit.
“Cmimi per Udheheqjen e Komunitetit” iu dha pedagoges se anglishtes znj. Diane Portnoy, bije e prinderve me origjine cifute- polake, te cilet kane vuajtur nga holokausti gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne fjalen e saj te falenderimit z. Diane permendi me nderim e respekt prinderit e saj, te cilet emigruan ne Amerike, punuan rende, u bene qytetare amerikane, votuan, u kujdesen per edukimin e femijeve, niperve e mbesave. “Kam qene dhe vazhdoj te jem mesuese e anglishtes, -nenvizoi ajo,- qe nga viti 1992 kur kam krijuar Qendren e mesimdhenies se anglishtes. Une u jap lenden e gjuhes angleze femijeve te emigranteve qe flasin 40 gjuhe te ndryshme, kane dallime ne edukaten prinderore dhe ate sociale, por endrra qe ata i bashkon ne nje qellim te vetem, eshte te mesojne e te persosin anglishten dhe te vazhdojne me tej kolegjet. Se bashku ne do ta perparojme Ameriken!”- perfundoi ajo.
“Cmimi per Udheheqjen e Rinise” iu dha emigrantit Karlos Saavedra, i cili eshte lideri i “Levizjes Studentore te Imigracionit”, nje organizate e perhapur ne gjithe shtetin e Massachusettsit dhe perpiqet te ndihmoje studentet emigrante te pervetesojne nje edukim te larte. - “ Erdhem si emigrante ne kete vend te madh e mikprites, erdhem ne Amerike, jo per t’u marre me krime, por per t’u edukuar, per te vazhduar kolegje e universitete, per te dhene ndihmesen tone te ndershme ne perparimin e ketij vendi famemadh.”, - tha ai.
Dhe ja ku i erdhi radha te marre cmimin “Per Arritje Individuale” bashkatdhetarit tone, bostonianit Mark Kozmo. Ne castin qe atij iu dorezua cmimi, te ftuarit shqiptare ne salle u ngriten ne kembe duke duartrokitur e pergezuar zotin Mark. Pasi mori cmimin, ai pershendeti: “ Gjysherit e mi erdhen nga Shqiperia e plotesuan endrren amerikane…Jam shume i lumtur te jem sonte, ne kete salle, mes njerezve me ngjyra te ndryshme, por te gjithe ne do ta bejme Bostonin me te mire e me te gjalleruar.”
Prinderit e Markut kane qene bij emigrantesh te ardhur nga fshatrat e Korces dhe kane banuar ne Braintree, Mass, ku ka lindur edhe Marku. Ai u rrit e u edukua ne nje familje me tradita shqiptare, duke arritur te behet nje veprimtar energjik i diaspores shqiptare te Bostonit. Veprimtaria e Markut perfshin ate lidhje kulturore, shpirterore dhe morale me te cilen ai ka mundur te bashkoje emigrantet e tre brezave, atyre me te vjeterve, bashke me bijte, niperit dhe ardhesit e rinj. Me ndihmen e tij te pakursyer, duke e kthyer edhe banesen ne zyre dhe vend takimi me emigrantet, Marku u ka dhene ndihmen dhe eksperiencen e tij shqiptareve qe fillojne nje biznes te ri apo studenteve qe deshirojne te ndjekin universitete…Marku ka fituar nje doktorate ne Ekonomi nga Universiteti i Wisconsin-it dhe nje diplome ngaUniversiteti i Massachusettsit ne Amherst. Ai ka qene profesor i Ekonomise ne Dartmouth College, ka punuar gjithashtu ne institute me emer ne Washington, nder to, Brookings Institution. Mark Kozmo sot eshte kryefinancier (Chief Financial Officer- CFO) i Institutit studimor Mentor Group, me qender ne Boston dhe qe eshte i perqendruar ne marredheniet e biznesit mes Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Gjithashtu Marku ka banuar e punuar kater vjet ne Shqiperi per te ndihmuar si keshilltar i pavarur per veprimtari financiare dhe te investimeve.
Letra qe e propozonte Markun per cmimin e nderuar, ishte perpiluar nga aktivistet Albana Orgocka dhe Agron Gjerasi, ku, pervec vlerave dhe kontributit te Mark Kozmos, shprehej dhe mirenjohja qe tregojne per te shume veprimtare shqiptare te Bostonit. Ky propozim, si duket, e bindi komisionin e “Zyres se Bostonianeve te Rinj” per t’i dhene Kozmos cmimin e merituar.
Gjate pershendetjes nga grupi i shqiptareve, te cilet e moren ne mes Markun, duke e mbajtur me radhe xhamin e kristalte te cmimit, gjeta rastin te bisedoj me z. Mentor Agani, mikun e Kozmos dhe djalin e Fehmi Aganit, i cili studion ne Universitetin e Harvardit. “Kjo mbremje e sotme, -tha ai,- ishte dhe mundesia ime e pare, qyshse kam ardhur, te takohem me nje numer me te madh shqiptaresh…Po ashtu, kjo mbremje eshte nje pershtypje e fuqishme e nje bote tjeterfare, krahasuar me ate ballkaniken. Ne Amerike dallimet nuk shkaktojne urrejtje si te shumekush ne Ballkan, por dashuri e dashamiresi, dhe eshte lehtesim kur sheh se ne bote ka edhe rajone ku njerezit jetojne ne mirekuptim…Pershtypje te madhe me ka lene sot suksesi i komunitetit shqiptar ne kete tubim, te perfaqesuar nga veprimtare te dalluar, nga fituesi i “Cmimit per Arritje Individuale”, Kozmoja dhe nga veprimtaria e Stefan Kochit, nje nga organizatoret e nje tubimi kaq madheshtor , me mysafire te nderuar. Kjo gjithsesi eshte krenari.”
Ne fund e mori fjalen Menino, kryebashkiaku i Bostonit. “ Ecen ne rruget e Bostonit ose frekuenton restorantet e qytetit dhe degjon te fliten gjuhe te ndryshme ,- tha ai.- Ne Boston ka njerez nga te gjitha qoshet e botes dhe une i quaj “New Bostonians” (bostoniane te rinj). Njerezit ndryshojne ashtu sic ndryshon Bostoni dhe bota. Emigrantet jane vleresuar gjithmone per energjite e tyre fizike e mendore qe kane dhene pa kursim per Ameriken. Ne Boston jane dalluar fillimisht emigrantet italiane dhe shume etni te tjera per te cilet Bostoni tregon respekt. Mire se ardhet sonte, ju njerez, me kultura e gjuhe te ndryshme… I thashe gruas sime, veshtro kete salle, sonte ketu kemi te pranishme cdo qoshe te botes, sonte jam i lumtur t’i kemi ne Boston keta njerez. E ndiejme veten te nderuar…Kultura e principet e cdo njerit meritojne respekt. Respekti e dinjiteti per emigrantet reflektohet ne vite; vit pas viti, ne progres. Ne vitet’60 kishte diskriminim per emigrantet, por jo sot. Sot qeveria amerikane i njeh si njerez te lire te gjithe rezidentet.”
Pastaj Menino ia dha fjalen senatorit Edward Kennedy. Salla shpertheu ne duartrokitje te gjata. Njerezit u ngriten ne kembe ne shenje respekti per Demokratin me te fuqishem te kombit amerikan, per gjysme shekulli.
Senator Kenedi falenderoi zotin Menino dhe bashkeshorten e tij Angela. Ai u shpreh se ndjehej i gezuar te asistonte ne kete salle, ne kete mbremje me njerez nga e gjithe bota, ai ndiente emocione per aktivitetet “Extraordinary” (te jashtzakonshme) qe Menino dhe bashkeshortja e tij organizojne dhe jane kaq te dhene pas Bostonit. Senatori 74-vjecar gjithashtu falenderoi burrat dhe grate qe aktivizohen per komunitetin e Bostonit dhe qe japin energjite e tyre. “I love North Easten (Une e dua rajonin verilindor),- tha ai.- Ne North Easten ka shkolla te mira per edukimin e te rinjve dhe studenteve…Njoh ne vite historine e disa emigranteve nga Libani, te cilet fillimisht erdhen ne Nju-Jork e me vone ne Luiziana. Njoh perparimet qe kane bere ata ne jete e krenohem me keto arritje.”
Me tej , senator Kenedi, i quajturi “a liberal icon” (ikona e liberalizmit), permendi emrat e vellezerve te tij John e Robert Kennedi dhe theksoi se ne fushatat elektorale te tyre kane ndihmuar shume emigrante…”Ne krye te bildingut (nderteses) ku ndodhet zyra ime ne Boston,- tha ai,- afrohem tek dritaret e zyres e shikoj Bostonin ku erdhen punetoret e pare emigrante, kujtoj gjyshin dhe gjyshen time qe erdhen emigrante ne Boston, shikoj Bostonin lindor ku ka lindur nena ime... Bostoni eshte qytet i emigranteve...Vellezerit e mi kane luftuar diskriminimin qe u behej emigranteve, qofshin italiane, spanjolle, nga Mesdheu ose nga gjithe bota...Kane qene kohe te veshtira per emigrantet qysh ne vitet ’50, me diskriminimin per zezaket, per njerezit me ngjyre dhe emigrantet…Sot ka progres. “America is well because people is good” (Amerika ndjehet mire, sepse njerezit e saj jane te mire). Ne do te kujdesemi per shendetin e popullit dhe edukimin e femijeve ne shkolla…,- foli ai me nje ze kumbues te forte, bindes, te vertete.- Te lidhemi njeri me tjetrin mbi bazen e moralitetit. Mes miliona taksapaguesve amerikane, nuk duhet te ekzistoje klasa e dyte e popullsise (“second class people”). Do te krijojme “new jobs” (vende te reja punesimi)…Emigrantet jane good citizens, emigrantet punojne rende, se duan te mbijetojne me familjet e tyre, emigrantet kujdesen shume per prinderit e tyre dhe femijet, emigrantet kane te drejte dhe jane te te lire te ndjekin besimin e tyre fetar, emigrantet kane te drejte te avancojne e te behen “dikushi” ne shoqerine amerikane, emigrantet nuk pelqejne nje jete me turbullime, emigrantet kerkojne ndihme, suport, entuziazem, prandaj le t’ua japim pa kursim te gjitha keto.”
Senatori veteran Edward Kenedi, biri i nje prej familjeve politike me te famshme amerikane, u tregoi te pranishmeve nje liber me kapake te gjelber dhe tha se ky liber, i botuar me 1956-‘57 ishte libri i pare i botuar i vellait te tij, John Kenedit, i cili ua kushtoi emigranteve dhe kontributit te tyre dhene per Ameriken. Mbas duartrokitjesh dhe brohoritjesh senator Kenedi mori ne duar “Cmimin per Udheheqjen.”
x x x
Nga fundi i mbremjes gjeta nje moment te pershtatshem dhe bashke me z.Stefan Kochi iu afruam tavolines ku ishte ulur senator Kenedi. Jo pa emocion, i dhurova senatorit nje poezi te shkurter, qe e pata shkruar ato dite per tre vellezerit Kenedi. Pasi e lexoi me vemendje, senatori me falenderoi dhe me shkroi me kenaqesi nje autograf ne bllokun tim :
“ To Rozi, Thanks for your support. Ted Kennedy, October 2006.” (Rozit, faleminderit per suportin tuaj. Ted Kenedi, Tetor, 2006.) Minutat e qendrimit tim prane personalitetit Kenedi, vellait te trete te dy koloseve Kenedi, qe kane lene gjurme te pashlyeshme jo vetem ne historine e Amerikes, por edhe ne ate boterore..., nuk do t’i harroj. Ai kishte veshur nje kostum blu te erret dhe nje kemishe boje gri te celet, qe ia nxirrnin me ne pah ngjyren e theksuar roze te fytyres se tij. Ai ishte aq modest, i sjellshem dhe i respektuar.
Boston, nentor 2006

Tuesday, September 18, 2007
Publicistike, Mbresa,Komente-Imppressions,Comentaries
LULET E SHEGES ME DIELL ULQINI
Nga ROZI THEOHARI—Boston
Sa here komunikoj virtualisht me dy miqte e mi, vellezerit Naim dhe Sami Flamuri ne Australi, ata me dergojne nje pamje piktoreske nga Ulqini me poshteshkrimin: “Ulqini-Florini”. Te terheq si me magnet bluja e detit dhe e qiellit Adriatik, e cila, ne perendim te diellit e vesh me nje xhublete te arte qytetin qe nga kalaja deri poshte tek brigjet ku perplasen butesisht valet e palodhura me ritmin e tyre te perjetshem. Te duket dicka e papritur, gati enderrimtare, qe kjo fotografi ballkanase vjen nga kontinenti i larget i Australise…Eshte “gjeografia e levizshme”, dheu i vatres prinderore, te cilin e “ngarkojne” dhe e marrin me vete emigrantet kudo ne bote, si nje flugere qe tregon kahun e orientimit te shpirtit te tyre.
D Y B I N J A K E
U L Q I N A K E
Naimi dhe Samiu, binjake, kane lindur ne shtator 1969 ne Sidnei te Australise. Dhe ashtu si njeriu i pare, ate vit, bente hapat e pare te hallakatur ne Hene, babai i tyre, Flamuri, kur mori lajmin se u be me dy djem, i pire nga gezimi e nga alkooli, bente hapa te pasigurt nga nje kafene te tjetra, duke qerasur miqte e bashkatdhetaret. Por jeta nuk priu aq e gezuar gjate mekembjes se binjakeve…
” Babai yne dhe nana jone duhej te ishin se bashku me ne e te qendronin ne Sidnei te Australise se larget, ku ne binjaket u lindem,- thote Samiu,- e jo ta ndanim fatin tone me vone, mes rreziqesh te befta e te panumerta. Ja qe jeta e njeriut nuk eshte ne duart e tij.- vazhdon ai,- Kur e kujtoj femijerine tone, nganjehere habitem se si kemi shpetuar paq! Nuk ishte kjo nje femijeri ordinere, por dicka qe levizte, merrte fryme e rritej jashte kesaj bote, ne ate kujtesen tone te thuket, e vulosur pergjithmone deri ne vdekje, posi ai ylli i Davidit qe i dallonte cifutet (izraelitet) ne Luften e Dyte Boterore. Dhe une e vellai im, Naimi, duke u rritur po beheshim te vetedijshem qe ishim binjake, lindur me 1969, ne spitalin e Ballmainit te qytetit Sidnei (Uelsi i Ri) te Australise. Babai yne , Flamuri, deshironte qe femijet e posalindur t’i pagezonte me emra domethenes shqiptare. Nje miku i tij kosovar u kujdes qe binjaket te merrnin emrat Naim e Sami, ne kujtim te vellezerve patriote frasherllinj. Keshtu, me te madhit, te parit ne lindje, iu dha emri i Samiut, te dytit, por me i madhi ne peshe, emri i Naimit.”
Flamuri, i njohur ne Australi me nofken “Fredi”, nje burre i pashem rreth te tridhjetave, baba i dehur jo vetem nga gezimi, por edhe nga alkooli qe ishte zakoni i tij i perhershem, kur shkoi te regjistronte emrat e binjakeve, me mosshqiptimin e drejte te emrit Sami, ia shkroi “Sanije” ne certificate. U deshen te kalonin 20 vjet qe te ndreqej ky gabim, i cili, ne vitet e shkollimit, i shkaktoi Samiut kacafytje te panumerta, sepse emri femeror e beri te veten.
“Babai yne e kishte emrin Flamur,- vazhdon Samiu,- se kishte lindur pikerisht ne Diten e Flamurit, ne nje qytet te jugut, ne Lushnje, Shqiperi, me 1941. “Flamur” ishte emri i pare shqiptar ne zonen e Ulqinit. Shkaku i lindjes se babait tone ne jug ishte prej “ikjes nga gjaku” i familjes se tij. Kanuni ishte ligji. Ata jetuan tre vjet ne Toskeri dhe ime gjyshe e ndjere, Zyhraja, i kujtonte keto vite me nje dashuri te perkore, si vitet me te bukura ne jeten e saj plot vuajtje. Pasi “u liruan nga gjaku”, familja e Rame Xhemal Anamalit u vendos ne Ulqin ku linden edhe pese femije te tjere..”
Babai i Flamurit, Xhemal Anamali, gjyshi i Samiut dhe i Naimit, sic e mbajne mend binjaket, ishte nje mesoburre me floke te thinjur e mustaqe te prera holle. Ai merrej me tregti mallrash, shitje-blerje dhe, ne vitet e pasluftes, fitoi mjaft ne tregtine e duhanit. Keshtu ai vuri nje pasuri te mjaftueshme dhe gezoi respekt ne komunitetin e vogel te Ulqinit.
Flamurit, si djalit me te madh te shtepise, i takonte pergjegjesia e mbajtjes se familjes dhe keshtu, si “me i rendesishmi”, pati privilegjin e perkedheljeve dhe lazdrimeve prinderore dhe te shoqerise qe e rrethonte. Qysh ne moshe te re ai nisi te pinte duhan dhe raki. Keshtu filloi karriera e tij e paskrupullt neper lokalet e baret. Kjo sjellje tolerohej nga prinderit, sepse ishte “me i madhi”. Vellai me i vogel, Smajli, i thoshte gjithnje Xhemalit: “Yt bir s’ka sy per Qabe!” Me qe Flamuri u mesua tani me jeten e pertacise e te bixhozit, kafenese dhe “shoqenise se keqe”, sic i thoshte e ema, “djali i madh” mundohej sa me shume t’i shmangej realitetit dhe pergjegjesise familjare. I ndodhur ne keto rrethana, ai deshironte te ikte nga Ulqini. Por i ati, i cili ia hetoi mendjen, per t’i shpetuar kurbetit, mundesoi qe, Flamurin, pa mbushur 17 vjec, ta dergonte ne ushtri. Keshtu Flamuri me kombesi “shiptar”, duke ia perbuzur emrin “Arbanas- shqiptar”, kreu me stermundim sherbimin ushtarak ne Dalmaci, per rreth 24 muaj.
“Gjyshi Xhemal,- thote Samiu,- i holle si per kah trupi ashtu edhe kah mendja, mendoi qe tani i biri do te zinte mend e do te shtrohej. Heperhe, kjo kurre nuk ndodhi dhe, mbasi u kthye nga ushtria, kunder deshires se vet, Flamurin e martuan me zor me nanen tone, Naxhijen, nje vashe e bukur malesore, me mollezat e kecyera te faqeve, bukuri tipike veriore. Familja e saj, gjate Luftes se Dyte Boterore, ne ato vite te kobshme, strehoi dhe fshehu gjysherit tane nga hordhite sllavokomuniste, qe i ndiqnin neper malet. Edhe pse familja e nanes, sidomos gjyshja e saj, ishin kunder kesaj krushqie, me nje fis qe ishte ende ne ”gjak”, me kembenguljen dhe deshiren e gjysherve te mi, familja e nanes pranoi. Nana ime ishte vajze e vetme ne dy vellezer. Gjyshi pat thene: “Eshte nga nje konak i mire dhe per tim bir s’ka nuse tjeter!” Ishte prushi i votres se mire, helli i gacave te votres se Naxhijes, qe e shpetoi baben dhe familjen tone.”
Pas marteses, me 1963, Flamuri e kishte mendjen te largohej nga Ulqini. Fati qelloi qe vellai i Naxhijes, Shabani, ikur disa vjet me pare, arratisur nga Ulqini per ne Itali, kishte emigruar me vone ne Australi…” Dhendri lazdrak kerkoi garanci, e cila i erdhi nga daja im, Shabani,- thote Samiu.- Gjyshi Xhemal, qe i kishte te gjitha shpresat e ardhmerise se familjes tek Flamuri, gati sa s’u cmend e iu ndersul te birit: “A e di ti ku eshte Australia me gjind te eger? Ishallah mini ta shpon barken!...”” Me keto fjale mallkimi po e percillte babai djalin, te cilin do ta shihte per heren e fundit, i lenduar, nga shtrati i tij, sepse e kishte kafshuar gjarpri. Por plaku ishte helmuar ne shpirt me teper se sa nga gjarpri…
Nena Zyhra, nje plake e vogel, e mbuluar me nje shami te bardhe ne koke e me disa rrudha te hijshme pleqerie, e ngrata nene, e percolli te birin me denesa e vaj, me deshperim, por edhe me nje fare shprese se mos valle Flamuri do te nderronte mendje.
Pas nje viti qendrimi ne Australi, me 1966, Flamuri mori me vete edhe te shoqen, Naxhijen, jo se deshironte ta shihte e ta kishte prane, por me teper nga trysnia e kunatit, Shabanit. Kur erdhi bashkeshortja, jeta e re e ciftit filloi jo mbare, per shkak te riperteritjes se veseve te Flamurit. Ky njeri i zgjuar, qe fliste pese gjuhe te huaja, gojtar i zoti e hokatar, vazhdoi zakonin e vjeter duke luajtur me letra bixhozi e duke i pire raki gjithe te hollat qe fitonte. Perpjekjet e Naxhijes, gruas se tij fjalebute, per t’ia nderruar drejtimin e jetes se perditshme, shkonin kot. Madje, ndonjehere ai vinte dore mbi te…”Babai, net dhe dite te tera i mbyllur ne bodrumet e kafeneve, gelltiste helmin e shpirtit te tij.- thote Samiu,- Tani ai nuk ndalonte. Kur daje Shabani pyeste “ku eshte Flamuri?”, nana e shfajesonte burrin dhe thoshte: “Sa ka dal, do vije shpejt!”. Por Flamurin u desh ta sillnin ne shtepi per krahesh. Ai nuk dinte kur ishte “mjaft” me te pire! I skandalizuar nga kjo gjendje, daja u mundua t’i divorconte, por fati deshi qe nana te mbeste shtatzane pas 6 vjetesh martese. Nana shpresonte se sjellja e tij mund te permiresohej kur te behej “babe”. Por cdokush mund te jete babe fizikisht. Babai i vertete ka shume me teper pune e detyrime. Flamuri u mundua…, por alkooli dhe jeta e parregullt e kishin mbizoteruar te terin…”
Fale zotit, Naxhijes i linden binjaket per mall. Djem te dy, mrekulli, hare…Nena dhe djemte ishin shendoshe e mire dhe lajmi u percoll tek gjysherit ne Ulqin. Me ne fund Flamuri u “dhuroi” jo nje por dy nipa. Gjyshi Xhemal, sipas zakonit shkreu pushken e lajmeroi se ne konakun e tij kishin lindur dy djem.
Bebet e shendetshme, ashtu te rrumbullakte e te bukur sic ishin, i donte gjithkush. Nderkaq Flamurit, me kete lindje, si thote fjala popullore, “ia zuri rrota bishtin”. Dy djemte donin te hanin, te pinin, kishin nevoje per veshmbathje e kujdesje. Por Flamuri nuk mund ta ndalonte bixhozin. Atij, sipas skenarit te djallit, i erdhi nje “ide brilante”; vendosi ta dergonte nusen e bebet ne Ulqin, qe gjyshi kinse te kenaqej me binjaket. Ai hyri mire ne borxh dhe i siguroi biletat e avionit.
D U R I M I T E J S K A J S H E M
Ne qershor te vitit 1972 , binjaket e vegjel, vetem dy vjet e gjysme, me nenen e re, Naxhijen, u nisen per ne Ulqin per t’u rikthyer ne Australi 18 vjet me vone. Sa lehte tingellojne kur shkruhen “18 vjet”, 18 sekonda apo 18 mije fanepsje te zeza per memen qe rriti dy femije.
Ne aeroport priste tere familja e Flamurit dhe e Naxhijes. Ata pane vajzen e tyre dhe nusen e djalit te tyre me djemte e vegjel duke zbritur nga shkallet e aeroplanit, por syri i gjyshit plak kerkonte te birin, Flamurin (me nje emer kaq te madh!). Xhemali nuk besoi kur e reja i tha se ai do te vinte me vone. Plakut te urte i shkoi nje djerse e holle.
Flamuri kishte premtuar qe pas dy muajsh do te bashkohej me ta ne Ulqin. Kjo nuk ndodhi. Naxhija e dinte shkakun… Ulqini, si nje shtepi mehalle mermeriste: “pse?” “si?” “kur?” “cka” “cfare do te bejne?” “ku do te shkojne?” “si do te rrojne?” Qyteti i vogel, duke pire kafe-turke te panumerta, hamendesonte po me thashetheme te panumerta, me paragjykime te tmerrshme, te cilat merrnin fund tek mbijetesa e nje gruaje te re me veshtiresite e jetes se viteve ’70.
Kaloi viti ne Ulqin. Binjaket rriteshin e kenaqeshin ne prehrin e gjyshit. Plaku shtatlarte dhe me ecje dinjitoze, duke i mbajtur femijet per dore, thoshte tere krenari : “Dy nipat e mi s’i ka bota!” “Ne i kercenim ne qafe e benim lojra me te, - thote Samiu,- dhe ai thoshte me deshperim: “S’ia kam pare hajrin atij te madhit dhe as prej ketyre s’pres…” Megjithate, Xhemali preu bileten e avionit dhe u be gati te nisej per ne Australi ta sillte “kodoshin” vete. Por gjema ra mbi shtepine e tij. Tregtia i falimentoi, humbja ishte e madhe e ai mori nje grusht te rende e te paparashikuar, i cili ia goditi zemren. Gjate transportimit me ambulancen e urgjences per ne spital, ai renkoi me shpirtin ne buze: “Askush nuk me dhimbset perpos nipave te mi…C’ka do te bahet me ta?...” Ai vdiq me ankthin dhe merakun per dy vocerraket qe la pas…Te afermit pohonin se familja kishte humbur patriarkun e madh qe ishte vetem 61 vjec.
“Shtepia e gjyshit mbeti pa mbeshtetje, pa shtyllen kurrizore,- thote Samiu,- Xhaxha Kadriu qelloi te ishte ne Itali, me mendimin te shperngulej per ne Amerike. Xhaxhai i vogel Myrto ishte adoleshent. Familja jone, e shperndare neper kontinente i ngjante sheges se shkermoqur…Nana jone e kuptoi se lufta per mbijetesen posa kishte filluar, por tani ishim te vetem, pa perkrahjen e askujt. Ajo nuk pranonte lemoshe nga askushi…”Nuk do te lypi, -thoshte-, se djemte e mi e kane baben gjalle. Jam vete babe e nane per femijet e mi.” Trimeresha jone do te sakrifikonte tere jeten, tere rinine, vitet me te mira, vetem per ne, “dy thmit” e saj, virtyt fisnik ky i mbetur nga kodeksi i vjeter i maleve. Nana jone! Durimi i ambel…durimi-durim, si shega e ambel ne fillim, por e hidhet ne fund…, durimi-durim te mbeshtetja ne Perendine e nje qendrese solemne, duke sfiduar madje edhe veten e saj…Nana jone! tipike nje nane shqiptare… Nana jone!, e cila perballte edhe ziliqaret, te cilet mendonin se Naxhija e kishte kollaj, mbasi kishte burrin ne Australi dhe i dergonte te holla . Kurse Samiu dhe Naimi ishin pa babe me babe gjalle…”
L O T E T E N A N E S
Meraku per binjaket tani ishte forca kryesore qe rridhte tok me gjakun ne damaret e Naxhijes kur ajo punonte tere diten e dites, ca si pastruese ne hotel dhe ca ne kafene e ne byrektore. Gjate bisedes telefonike me znj. Naxhije ne Ulqin ndjeva te fliste jo nje nene, por zemra e saj. “Cdo sakrifice,-tha ajo,- e beja vetem e vetem qe femijet te rriteshin me te gjitha kujdesjet, me te gjitha kerkesat e nevojshme. Nuk do ta harroj kurre,- foli ajo me dritherime,- muajin e rande, nentorin e cdo viti kur mblidhja ullinj qe prej ores 7 te mengjesit kur agonte deri ne oren 4, kur fillonte nata. Duhej te mblidhja 100 kilogram ullinj cdo dite, nje pune kapitese duke ndenjur permbys, megjunjezaj, duke shpuar e gjakosur gishterinjte neper gjembat e ferrat, per te nxjerre nje kokerr ulliri, “duke hequr te zite e ullirit!”
Binjaket pyesnin “Pse nuk vjen babi?” dhe ne lutjet e paragjumit mermerisnin “Don Zoti e kthehet babi vitin e ardhshem!” Nena Naxhije kurdiste ndonje genjeshter te besueshme se “babai ishte afarist, kishte shume shtepija e shume pune!...” ose “ pret te fitoje shume pare e do te vije te na marre...” “Ne te dy, cdo here qe shihnim avionet ne qiell, prisnim babin se do te na vinte e ai s’vinte dot.- thote Naimi,- Motoja e nanes ishte qe neve te mos na mungonte asgje, sikur te ishim me babe, edhe pse jetime me baben gjalle. Na dukej qesharake qe, ne tere qytetin fallxhoret gabele, kur vizitonin shtepine tone, dilnin gjithmone te kenaqura nga dhuratat e nanes, se hallin, mjerimin dhe vuajtjen e Naxhijes me burrin ne kyrbet e dinin dhe bilbilat ne peme, jo vetem fallxhoret e aftesuara ne genjeshtrat e tyre.”
Naimi dhe Samiu, si cdo femije, e kujtojne diten e pare te shkolles. Femijet e Ulqinit shkonin ne klasen e pare ne moshen 7 vjec. Naxhija kembenguli t’i conte ne shkolle edhe binjaket e saj, te cilet ishin vetem pese vjec e gjysme, por me te rritur ne trup se moshataret. “Diten e pare te shkolles u vecuam nga te tjeret jo vetem si dy “furdulluqa”(te shendoshe, me tule), -thote Naimi,- por edhe nga cantat tona shkollore qe nuk ishin njelloj si te te tjereve. Ato vecoheshin ne vitet ’70, sepse ishin ne forme katerkendeshe, si valixhe, qe i kishim sjelle nga Australia. Ato i perdornin nxenesit ne Australi, kurse ne Ulqinin e vogel dukeshin qesharake mes femijeve te tjere me canta me te vogla, qe futeshin lehtesisht nen banka.. E gjithe shkolla ate dite qeshte me ne. Te skuqur e te turperuar, e detyruam nanen te na blinte canta “normale”. Mundimtarja jone edhe kete e beri.”
Vec puneve lodhese, Naxhija ishte e detyruar te zbatonte e te respektonte edhe zakonet, traditat e ritet e jeteses me bashkeqytetaret ku jetonte. “Keshtu, -thote Naimi,- nana vendosi te na bente “synet” sipas zakonit, por gjyshja jone donte te priste Flamurin. Po ta prisnim baben, do te ishim bere 20- vjecare…U zgjodh berberi i lagjes, axha Rexhep, me brisk ne dore. Binjakun e madh, Samiun, e preu te parin. Une hyra i dyti. Me frike e droje, sigurisht…Bertita, thirra…Motrat e babit dhe grate e tjera benin zhurme shurdhuese qe ta zhduknin ulerimen, vajin tim…Dhe une, cuditerisht, vetem 7 vjec, nuk kerkova per ndihme si gjithe te tjeret, “Nanen”, por thirra “Baba!”. Me te degjuar lemerine time per baben, hallat e mia u bene keq! Ndersa dajallaret, qe m’i shtrengonin duart, shperthyen ne vaj dhe me vone e kuptova se ata nuk qanin per dhembjen time, por per vellane e tyre, Flamurin, baben ne kyrbetin e qyqeve te mallkueme me lot.”
“Nana, e cila gjate dites kryente 2-3 lloj punesh te ndryshme robtuese, kthehej ndajnatehere e lodhur dhe ne e shihnim kur binte ne shtrat dhe flisnim pak me te para se ta zinte gjumi i thelle clodhes, - kujton Naimi.- Nana nuk na perkedhelte kurre dhe, sa i mbushem te 20-tat, ajo kurre s’na puthte. Ndonjehere, kur e tepronim, merrnim edhe ndonje shuplake fytyres dhe une ndieja se si eshtrat e dores se saj perflaknin lekuren e bute te faqeve tona. Fjalet “te keqen nana” nuk i degjuam kurre prej saj. Si dukej, nuk donte te perseriste gabimet qe kishin bere prinderit e Flamurit me ritin e tyre te perkedheljeve. Kjo menyre e re edukimi na rriti e na poqi para kohe. Megjithese me te vegjelit ne moshe, ishim me te gjatet nga trupi ne klase dhe kjo na jepte epersi dhe autoritet kundrejt shokeve; jetonim me perfytyrimet e heronjve te filmave dhe shpesh kridheshim ne nje bote te cudirave magjepsese. Dajallaret i kishim ne fshat dhe i vizitonim shpesh. Gjyshja nga nana, nanadaja e ndjere, Feride thoshte per babin “Prej te gjallit ka uzdaj (shprese)”, dhe ne kenaqeshim sepse vetem aty gjenim nje rehati shpirterore.”
Gjyshja tjeter Zyhra, nenemadhja, gjithashtu ishte e vetmja mbeshtetje e binjakeve, e cila vuante gjithnje nga malli i zjarrte per Flamurin. Shpesh, Zyhrane e leshonte zemra dhe peshperiste e hidheruar se ndoshta i biri kishte vdekur. Atehere, e reja, Naxhija, ftonte shoqet e mehalles per kafe dhe, kinse kujtohej, u tregonte se Flamuri i saj po ia bente gati “letrat” per te shkuar ne Australi. Kur mbeteshin te dyja vetem, plaka e pyeste e habitur: “Vertet, Naxhije?” “Po, hanko, (keshtu i therresin vjehrres ne Ulqin), po i pres letrat...”
Mbetur pa baba dhe pa gjyshin Xhemal, detyra e “edukatorit” i mbeti tashme vellait te Xhemalit, te dytit ne radhe, Shabanit. “Ne u afruam shpejt me xhaxha Shabanin,-thote Naimi,- dhe e konsideronim jo si kujdestarin, por si baben tone…S’linim rast pa e sulmuar me pyetje. Ai nuk pertonte te na pergjigjej me dashamiresi dhe na jepte pergjigje edhe per pyetjet me te veshtira…Si cdo femije, edhe ne ishim kurreshtare per cdo gje. Plaku i mencem na u be mentori kujdestar dhe udherrefyesi i jetes duke na treguar peripecite e jetes se tij. “
Pervoja e gjyshit te vogel Shaban ishte reqethese. Xhaxhai i tyre ose Shabe Rama Peraj prej katundit te Milles, se Anes se Malit, ne zonen e Ulqinit, ishte nje patriot dhe luftetar i degjuar. Ne vitin 1940 bashke me luftateret Hasan Isufi, Noge Tusha e Cafo Beg Ulqini luftuan per clirimin e Ulqinit dhe ngriten flamurin kuqezi duke e shpallur te lire nga zgjedha sllave. Gjyshi Xhemali dhe xhaxha Shabani ishin truprojet e kryetarit Cafo. Duke u perpjekur te arratisej, Shabani u kap ne Berat me 1945 nga komunistet shqiptare, te cilet ua dorezuan malazezve. Shabanin e denuan me 12 vjet burgim, qe i kaloi ne burgun e Cetinjes. Pas Luftes se Dyte Boterore familja e Xhemalit dhe e Shabanit ishin nen nje mbikqyrje te forte politike. Ne nje rast kur “shoku Tito” do te vinte te vizitonte Ulqinin, Xhemalin e mbyllen ne biruce gjate gjithe kohes qe Titoja do te qendronte ne qytet.
Per cdo vuajtje qe kishte hequr gjate jetes, Shabani e kishte lene amanet qe, mbi gurin e varrit, t’i shkruhej : “Ka dek disa here”. Naimi e Samiu kujtojne me nostalgji librat qe ishin fshehur ne ullishtat e xhaxhait, librat e Fishtes, Konices, Nikajt, Zavalanit, Koliqit etj. Binjaket i lexonin cdo nate fshehurazi, i perpinin e i studionin duke mesuar nga dituria e atdhetareve shqiptare, duke mesuar faqet e ndritura te historise se popullit shqiptar e duke u edukuar nga trimerite stergjysherore.
Nje katastrofe natyrore ndodhi papritmas: Ulqinin e goditi dhe e tronditi nje termet i fuqishem, i cili pothuajse e shkaterroi krejtesisht qytetin me themel. Ate dite mengjesi pranveror, me 15 prill 1979, ne oren 7:17 Naxhija rrembeu binjaket dhe zbriti si furtune nga kati i dyte. Vetem nga meshira e te madhit Zot ata shpetuan nga guret e mureve te shtepise se vjeter qe u rrezuan vetem nje minute pasi ata ishin larguar. Ishte nje lebetitje e llahtare qe pllakosi gjithe qytetin. Ulqini i prrallave dhe i legjendave u mbulua me tym; u shkaterrua nje civilizim mijeravjecar; humben si valet e detit e u treten ne rere lundrat e drunjta e varkat me vela… krojet, puset, rozetat, shtepite e medha e avllite, rrugicat me kalldrem…humbi identiteti i qytetit te vjeter.
Telefonatat vinin nga gjithe bota per te pyetur per shendetin e te afermve. Cdokush u interesua per te vetet. Vetem Flamuri nuk u ndje. Kjo e helmoi me shume zemren e bashkeshortes. Lotet e Naxhijes derdheshin si kokrrat e ujshme te sheges aguridhe mbi mollezat e ngritura te fytyres se saj prej malesoreje…” Kishim mbetur pa plang e pa shtepi,- kujton Naimi.- Nje vit jetuam neper kampe me shtepi druri, deri sa me ndihmen e xhaxha Shabanit filluam te ndertonim nje shtepi te vogel me dy dhoma. Bekimin per kete na e dha gjyshja jone, nanamadhja Zyhra, e cila nuk i pranoi kundershtimet e disa pjesetareve te familjes. Zemra e gjyshes Zyhra gjykoi drejt dhe vendin e shtepise se vjeter ne qender te qytetit na e beri dhurate neve, nipave te saj.” “Shtepia jone e re ishte si nje enderr,- thote Samiu,- diten e Vitit te Ri 1980 hyme brenda. Donim te ndiqnim programin e Vitit te Ri ne TV, por qelloi nje nate pa drita. Megjithate, ndjeheshim te lumtur, se ate nate feste e kaluam me dy gjyshet tona dhe, nen driten e qiririt, fytyrat e tyre, qe rrezatonin miresi, u ngjanin engjejve tane mbrojtes...Shtepia jone e re,-vazhdon Samiu,- u be edhe nje mjet te ardhurash per te siguruar kafshaten e gojes. Edhe pse me dy dhoma, nana nuk rrinte duarkryq; me sakrifica, gjate muajve te veres mbanim familje turistesh nga Kosova, kurse vete flinim ne bodrum.”
Per moshen e adoleshences, kaluar ne Ulqin, Samiu e Naimi ruajne kujtime e pershtypje te paharruara. Mesuar me leximin e librave me permbajtje patriotike, ata u dashuruan pas librave te historise. Ata kujtojne si e kalonin kohen e lire, duke luajtur me shoket e mehalles, lojna si ajo me shkop e kiterr, rrasabuqa, komit, futboll me topa lecke, me gjueti zogjsh apo vjedhje kumbullash e qershish, kacavjerrje neper peme te larta etj. “Bashke me Naimin, -thote Samiu,- admironim celjen e luleve te ndritshme te sheges qe kishim ne oborrin e shtepise, dhe ndiqnim me kurshtje trupezimin e frutave te para, ato kokrrat e vogla qe, ca nga ca rriteshin e merrnin forme e ngjyre. E krahasonim rritjen e frutave me rritjen e shtatit tone dhe vendosem qe kete kohe rinie qe po kalonim ne Ulqin, ta emeronim “koha e sheges.”
Por jeta e binjakeve nuk ishte aq romantike sa dukej. Dy vellezerit, si gjithe moshataret, nuk ishin te qete. Me shume se komplekset e moshes i mundonte e panjohura e se ardhmes. Kur u bene 15 vjec, u rane hallet e familjes mbi koke. Vec shkolles binjaket filluan te punonin ne hotele e ne vende te ndryshme punesimi per te rinjte deri sa mbaruan gjimnazin. Keshtu, ca nga ca, ata fituan tiparet e edukates perendimore, mesuan gjermanishten dhe italishten, te gatshem per te udhetuar dikur, diku, ne te ardhmen… ku t’i conte fati.
N E K E R K I M T E B A B A I T S Y R G J Y N A R
Nje dervish plak nga “Rana e vockel” e Ulqinit, kur mori vesh se nipat e kujt ishin Samiu e Naimi, u permallua dhe u tha: “Po a e dini se stergjyshi juaj, Ram Milla, ishte gjithashtu ne kyrbet per 20 vjet dhe solli me vete nje “karadake”, pushke me gryke te gjate? Ju e keni ne gjak kyrbetin.”
Rrethi vicioz i kurbetit… a do te mbaronte ndonjehere? Fjalet e dervishit plak u bene nje ngacmues i castit dhe me 1988 binjaku Sami, me shtytjen edhe te familjes, u nis per ne Australi per te gjetur baben e sdikugjetshem. Kjo ishte ndarja e pare nga njeri- tjetri per binjaket. Kur mberriti ne Sidnei, tek daje Shabani, nje punetor i thjeshte e i ndershem, Samiu verejti se si “funksiononte” familja e emigrantit. Te gjithe pjesetaret e familjes takoheshin vetem ne darke, kur ktheheshin te lodhur nga puna e uleshin ne tavoline per te ngrene. Femijet bisedonin rralle me prinderit, gje qe i beri pershtypje djaloshit ulqinak.
Filloi rruga e veshtire ne kerkim te babait. Muaj te tere u perpoq i biri te gjente babane legjendar. “Oh, c’jete! Sa i keq ky mergimi!”- ofshante i biri. Por mendja i rrinte tek nje njeri, te cilin e quanin “babe”...Ai nuk vinte..., kinse per arsye shendetesore...Ishin vetem genjeshtra te Flamurit. Mbasi u keshillua me miqte e vjeter te t’et (njerezit qe ia mesuan bixhozin neper klubet e tymosura te mergimtareve fatzinj), ata i thane Samiut: “Sa per Flamurin...hiqe nga mendja se do ta beje ai hapin e pare! Ti me mire shko e kerkoje vete.”
Keshtu, djaloshi 17-vjecar vendosi ta gjente vete babane. Samiu u nis per nje rruge prej 7,000 kilometrash, dy dite e dy net, ne veri te kontinentit australian. Takimi at e bir u be ne nje stacion te vogel autobusi, ku nuk priste asnje njeri pervec nje plaku mjeran, me duhan te ndezur dhe qe dukej disi i besdisur. Kishin kaluar vite dhe, pervec fotografise ku dukej si aktori Cary Grant dhe nje audio kasete me zerin e tij, asgje tjeter nuk dinin binjaket per kete baba misterioz. Por Flamuri 50-vjecar, i rrenuar, i venitur, i syrgjynosur dhe i rraskapitur, i ngjante me teper nje plaku te mjere, te cilit i kishte mbetur vetem hija e njeriut. Jeta e parregullt e kishte bere te veten, e kishte plakur e rrenuar para kohe. Nje surprize kjo per djalin ambicioz dhe plot energji, i cili s’po e merrte akoma veten kur takoi nje baba qe per 30 vjet mergimi nuk kishte as shtepi e as para . Ai gjeti nje plak australian me emrin “Fredi”, ne veri te Australise. Samiu sapo zbriste nga shkallet e autobusit plot pluhur, te nje mengjesi te nxehte te veres tropike, degjoi fjalet e para te thena nga babai profetik : “Pshtyj nalt, t’bjen n’ball, pshtyj poshte t’bjen n’bark, s’ke ku m’con, s’kam ku t’coj”. Ishte nje lebeti, nje rrokopuje, nje gjeme e vertete makthi e ankthi...Me ne fund u bashkua djali i madh me baba Flamurin. Samiut i fluskonin pernjimend mijera pyetje per t’ia bere t’et, por shihte se nuk do te merrte pergjigje: “Si?”...”Pse?”...”Ah!...” “Si na...!” “Si na vajti jeta...!” “Jetime me baben gjalle” etj.etj. Por cdo orvajtje ishte e kote. Samiu kishte para vetes nje person te huaj qe vetem me emer ishte babai i tij...
Djali qendroi dy jave me babane e humbur dhe pothuajse te mbetur prapa me kohen...Ne fund te fundit, Samiut iu dhimbs babai kur mbeti ashtu, si gjynahqar i gjore, vetem duke i bere me dore lamtumiren e pikelluar. Mos valle, kjo qe i ndodhi Samiut, ishte nje enderr e keqe, nga e cila do te zgjohej shpejt?. Fatkeqesisht ishte nje realitet i dhembshem, dhembje qe u shtua katerfish kur me kthimin e tij ne Sidnei mori lajmin e hidhur se nanamadhja (gjyshja) kishte vdekur, pa arritur te bashkohej me te birin! Sa me mall e durim e priste ajo diten e kthimit te te birit! Por zemra e thyer e nenes nga peripecite e jetes, nga lengata e semundjeve dhe dhembja per te birin e humbur atje larg, nuk i duroi dot e u dorezua. Samiu, i deshperuar nga humbja e gjyshes dhe nga gjendja e mjeruar e te atit, vendosi pas 9 muajsh qendrimi ne Sidnei te kthehej ne Ulqin.
“ Ky kthim i tij i papritur befasoi familjen dhe te njohurit.- thote Naimi,- Binjaku im qe, me mire se une nuk e njihte njeri, ishte plakur para kohe. Une isha nje karakter i zakonshem shqiptari, kurse Samiu kishte nje kendveshtrim me te gjere per jeten. Edhe pse binjake, kishim mendime dhe opinione te ndryshme per boten...”
Per te mos humbur kohen, Samiu dhe Naimi vendosen te vazhdonin studimet e larta ne Prishtine, ne degen e gjuhes shqipe dhe te letersise. Ne keto vite studimi binjaket ndien njefare zhgenjimi nga faqet e librave e te leksioneve rreth historise e kultures shqiptare, te cilat ishin perpunuar e shtremberuar. Por, sidoqofte, nuk ishin vite te humbura. Dy vellezerit, te ndodhur ne shoqeri me studentet dhe intelektualet e tjere shqiptare, u burreruan e u ndergjegjesuan me tej per virtytet fisnike te shqiptarit, sic eshte kodi i nderit, i beses dhe i krenarise. Si studente te vitit 1989, edhe binjaket nuk u ndane nga shoket e tyre, por moren pjese ne demonstratat e shkurtit te punetoreve te Trepces.
M I R E M B E C, U L Q I N !
Kur Samiu e Naimi u kthyen nga Prishtina ne Ulqin, tashme te njohur si “aktiviste”, moren pernjehere thirrjen per ushtri nga armata serbo-sllave. Ky ishte nje tmerr, sepse atehere dihej mire se si kufomat e te rinjve shqiptare ktheheshin ne arkivole! Nene Naxhija, e lemeritur, vendosi qe binjaket te iknin brenda nates, duke u thene: “Ju kam rrit me zor dhe nuk dua t’i shkoni serbit dhurate ne goje!” “U nisem,-thote Naimi.- Jeta do te thote te mundesh rrezikun! Ne u larguam nga Ulqini te lare nga lotet curgezues te nanes, e cila na dha bekimin hyjnor te shpetimit dhe te shpreses se mire. Me 15 maj 1989 arritem ne Sidnei, ne vendin e lindjes sone, ku pamja e pare e qytetit olimpik nuk ishte ura e famshme ne gjirin e Sidneit, por lagjja e rendomte e zezakeve vendes, “Aborigjinezeve”. Aty, zezake te helmuar me alkool nxirrnin shkumbe nga goja dhe droga kundermonte tek te rinjte me prejardhje irlandeze, te sjelle ne kete kontinent si “konvikta”, te burgosur nga anglezet. Duke pare kulturen e pasardhesve te zezakeve, te shfarosur nga dora e kolonizatorit, e ndieja veten jo te qete e paksa te besdisur..., -vijon me tej Naimi,- Kete qellim kishte Samiu, qe, ne menyre pragmatike te me tregonte realitetin qe s’e njihja. Ai me thoshte se realiteti i Australise nuk eshte i bukur si ato kartolinat qe une i merrja nga ai me padurim, por me rruget e ndyra dhe me te pastrehet qe lypin nje dollar per te blere droge!...”
Te daje Shabani, i cili qendronte akoma gojehapur nga habia se si djemte erdhen kaq papritur, dy vellezerit qendruan vetem pese dite dhe menjehere u nisen te kerkonin ate njeri me te cilin Samiu ishte ndare me dhembje, kohe me pare. Ata udhetuan dy dite e dy net deri sa mberriten ne Townsville, qytet ne veri te Australise. Por Flamuri nuk ishte aty, sikur ta kishte perpire djalli. “Mbijetuam gati tre muaj,-thote Naimi,- pa ditur a do ta takonim perseri ate njeri qe Samiu pati rastin ta shikonte drejt ne sy. Po mua, valle, a do te me ndodhte e njejta gje? I humbem shpresat. Por ja, nje nate ai erdhi. Une, Naimi, s’e kisha menduar kurre se si do te reagoja ne prani te babes tim. C’ka te beja? Ta godisja nje here per te gjitha ato premtime te humbura? Apo te kacafytesha me te, apo...Vendosa te heshtja...Ishte nje situate qe nuk i ndodh cdo njeriu ne jete. Une heshta...17 vjet pa patur babe dhe tani, para meje, nje njeri qe “lipsej te ndihmohej”, nje njeri qe qendronte ne mes te dhomes si statuje, duke i ngulur syte ne ekranin televiziv ku po luhej nje drame. Nje drame e dyte po luhej ne dhomen gjysme te ndricuar te nje moteli ku ne binjaket banonim perkohesisht.
Ne kete vend te larget, pa pasur asnje shqiptar, binjaket filluan te jetonin me njeriun e quajtur “babe”. Po kush ishte ky njeri qe akoma kishte mbetur ne Ulqinin e viteve ’60? Nje enigme e pazgjidhur per dy bijte e tij, dy vellezerit e heshtur...Heshtja, e cila mbeshtillte mjedisin e motelit dhe hijet e tre burrave, ishte per situaten, e vetmja menyre e pershtatshme e komunikimit. “E shoqeronim ne cdo hap,-thote Samiu,- sepse e dinim mire qe, po te na ikte nga mbikqyrja, vate, mbaroi. Por nje nate e lame vetem, na tha se do te shkonte te blinte duhan. Tmerri qe do te vijonte, ishte vertet nje film horror. Ai ua mbathi kembeve dhe u deh perseri, piu aq sa shkumba i delte nga goja. Alkooli e ktheu ne nje mister Xhekil te djallezuar; u kacafyt me zezaket ne lokal, te cilet ia thyen felqinjte e fytyres dhe brinjet...Mekat! Flamuri, qe po e kthenim pak nga pak ne jete, u shnderrua menjehere ne ate tipin e vjeter, ne llojin e tij te preferuar: 40 birra ne dite (me borxhe te pafundme), deri sa i dilte shkumba...I ndyre nga goja e agresiv, duke u bere zemergjere me qerasje..., i vetegenjyer deri ne fund ne ate naivitetin e tij se kinse ishte dikush...O Zot! c’ishte ky denim, a mallkim?...Mos valle, ikja nga trualli i te pareve?...Pse te na ndodhte neve kjo? Pse nuk shkuam me mire ne armaten jugosllave? Jeta me baben ishte nje sketerre e vertete! Ai nuk na shikonte e as na pranonte si djemte e tij, por si kundershtare. Tani e kuptuam Flamurin e vertete te shpelles dhe jo romantikun e nanes. Pra, ky ishte ai burri qe jetoi me nanen, por qe ajo kurre nuk na tregoi fytyren e perbindeshit “baba”, i cili tani ishte kthyer ne nje bishe te terbuar...”
C A S T I I S H P R E S E S S E M I R E
Samiu e Naimi, pasi qendruan me kembengulje dhe e duruan te ashtuquajturin “baba” per tete muaj, e kishin humbur besimin. Ata vendosen te iknin pa dijenine e tij, brenda nates, tani jo nga frika e serbit, por nga tmerri i “Fredit”. U kthyen ne qytetin Brizbane, qytet, qe e kishte marre emrin nga mbreteresha e shtetit Queensland. Aty ata u ambientuan shpejt dhe filluan jeten persembari. Fale gjuheve te huaja qe pervetesonin, binjaket u punesuan ne hotelin “Sheraton”, Naimi ne barin e hotelit dhe Samiu ne recepsion. Kaloi gati viti dhe nene Naxhija erdhi, fale Zotit, nga Ulqini. Shpresonte e shkreta grua se do te behej bashke me burrin e saj te humbur, por binjaket nuk ia ushqyen kete deshire.
“Flamuri, kur mori vesh ardhjen e nanes, erdhi te na kerkoje, por nuk arriti te na gjente,- thote Naimi.- Te dy me Samiun ishim te mendjes qe nuk ia vlente te takohej nana jone me babane, deri sa ai ishte ne nje gjendje te tille. Baba erdhi prape, heren e dyte. E morem vesh nga nje mik i perbashket, i cili na alarmoi se ai ishte gati para humneres jetesore. Nga ana tjeter, nana kembengulte se donte ta takonte “burrin e saj”, Flamurin. Se fundi, i derguam atij adresen dhe numrin e telefonit...U takuam tek stacioni i trenit te tre burrat, nana priste ne shtepi. Ai ishte i enjtur nga pija e, per cudi, kishte lene mustaqe qe i zgjateshin vesh me vesh. Pas pershendetjes se shkurter, ne binjaket i parashtruam kushtet tona, qe ishin te thjeshta: “Harro te shkuaren, shiko te ardhmen...nana nuk e meriton Flamurin e vjeter!”
Flamuri na veshtroi gjate dhe pastaj tha: “Djema, me keni shpetuar, se, edhe nje muaj e do te vdisja ne ndonje kanal...Tani e di cka duhet bere!...” Keshtu u vendos qe ai te takohej me nanen, pas 19 vjeteve. Nana nuk e njohu...Takimi ishte i qete, jo “holivudian”, me vaj e me lot...Ishte nje takim i mbeshtjelle pothuajse nga misteret e jetes.”, - perfundoi Naimi.
Kur e pyeta znj. Naxhije per pershtypjet e casteve, kur u takua me bashkeshortin e saj, ajo me tha :
“ Me kishin thene djemte se ishte i zorshem takimi me te. Por une doja qe Flamuri te kthehej ne shtepi ...Para meje qendronte nje plak, nje njeri i ftohte, i dobet. Ate cast e provova se une isha me e forte se ai, qofte nga trupi, qofte nga mendja. Pra, duhej t’i beja balle vetem une ketij takimi te akullt, nga i cili varej e ardhmja e familjes sone.
“Si je?”, e pyeta. Ai m’u pergjigj: “Ti ke rrit femije te mire!” “Jane femijet tane, s’jane vetem te mijte!”, -ia ktheva. Djemte me paten thene se Flamuri kishte vetem 10 dollare ne xhep. “Do te jetojme bashke!”,- peshperita me nje ze te ngrohte per t’ia hequr te ftomen qe po i jepte dridhje trupit te tij te rraskapitur. “Ne qofte se pranon,- i fola ngadale e duke iu afruar,- une nuk te pyes kurre se ku ke qene e c’ke bere gjithe keto vite. Edhe ti, s’eshte nevoja te pyesesh per vuajtjet e mia deri sa t’i bera foshnjet burra...Qofte kismeti ta fillojme mbare...Ku te jesh ti, do te jem edhe une, si gruaja jote...”
Flamuri vertet ktheu rruge, por tani ai vuante nga simptomat e mospirjes se alkoolit dhe gjithe ate ankth e shfrynte mbi djemte. Naxhija fjalebute mundohej te ndihmonte si gjithnje. Flamuri vuante nga diabeti dhe nga melcia, qe i ishte shkaterruar nga alkooli. Vitet e moskujdesit per vetveten po e benin punen e tyre per t’ia shkurtuar jeten. Shpeshhere ai rrefehej se nuk i dhimbej qe e humbi rinine, por se punoi me te vertete rende ne xhunglat e Australise, qe te siguronte jeten e familjes, gje qe nuk e arriti.
Pas 20 vjetesh Flamuri u takua per here te pare me shqiptaret. Por nuk rrinte shume me ta, vetem pese minuta e kthehej ne shtepi. I pelqente jeta ne vetmi. Atehere binjaket u keshilluan me nene Naxhijen e vendosen te hapnin nje biznes. Ishte i vetmi mjet te mbijetoje ne nje toke te huaj. Dy vellezerit se bashku me nenen e baben beheshin kater krahe pune. Ata paten fatin te hapnin nje lokal pica-restorant, ku punuan se bashku pese vjet. “Qe te kater ishim te magjepsur pas punes dhe vetemohimit, punonim si skllever shtate ditet e javes.- kujton Naimi,- Nana luftonte si dragoi per ta mbajtur familjen se bashku dhe ia arriti te krijonte tamam nje vater shqiptare.
Filluan dashurite e para. Naimi mendonte se nje australiane qe ia kishte rrembyer zemren, ishte me e vlershme se gjiri i ngrohte familjar. Samiu vuante nga kjo zgjedhje e te vellait. “Per se, valle, erdhem ne fund te botes, qe te ndahemi per se dyti?,- ankohej ai.- Nana apo “Skenderbeu” yne sic e quanim me dashuri, qysh ne moshen 16-vjecare na peshperiste se “ka ardh koha e marteses, te me lehtesohet krahu!”
Dhe deshira e nene Naxhijes u plotesua. Samiu u martua me nje vajze shqiptare te lindur ne Australi, kurse Naimi, u martua nje vit me vone me motren e nuses se vellait. “Gabim trashanik, -u thoshte halla,- nuk merren dy motra ne nje konak, se sherr do te keni!”
Por dasmat u bene dhe dy vellezerit e dy motrat u trasheguan per jete e mot!
K T H I M I N E V A T R E N P R I N D E R O R E
“Pasi martuam e rregulluam cunat ne familjet e tyre te reja, une e Flamuri vendosem te ktheheshim ne Ulqin, te ringrinim edhe ne cerdhen e vjeter te shkaterruar e te harruar,-thote znj. Naxhije.- Zemra ime e di se si u shkeputa nga binjaket e mi, por…jeta ecen perpara, gjithsekush ka riskun e vet…Me ndihmen e binjakeve,-vazhdon ajo,- rindertuam shtepine ne Ulqin dhe kjo na gezoi pa mase. Ishte amaneti i nanadajes, sic e quanin cunat nanen time, qe me ne fund mos ta linim te shkretin truall, per te cilin shume peripeci kishin ndodhur…”
Flamuri, i cili nuk kishte vene pike alkooli ne goje qysh diten qe Naxhijes i shkeli kemba ne Australi, vazhdoi po ate rregull e qendrese edhe ne Ulqin. U takua e u cmall me shoket qe nuk i kishte pare prej 25 vjetesh. Naxhija vazhdon: “ Gjashte sahati ne mengjes dilte nga shtepia, takohej me miq e shoke, luante me letra per qejf, jo per para. “Prite Zot!”, nuk luajti ma me bixhoz. Kurre s’kemi qene idhnueshem…Kohen tjeter e kalonte me vizita te doktoret e me ilacet, sepse ishte shume i semure. Por, me teper se semundjet, zemren ia shtrengonin dy merake te medha. I pari, malli per femijet qe i kishte larg e nuk i gezoi kurre. I dyti, e hante perbrenda turpi dhe mjerimi i babes, qe nuk mundi kurre t’u jepte pervojen e jetes se tij femijeve, ashtu sic bejne gjithe baballaret e botes…”Ti u ktheve ne rruge te mbare, -i thoja,- dhe kjo eshte mjaft c’te mesojne djemte nga ti!””
Sot ne Ulqinin e bukur cdo femije e kujton xhaxhi Flamurin nga perkedheljet dhe pergezimet qe ai u jepte te vegjelve, sepse ai nuk pati fatin te kenaqej me mbesat e nipin e vet qe ndodheshin ne Australi. Me kesulen e bardhe, plisin, ne koke, ish - “Fredi” i dikurshem i Sidneit, i kalonte ditet e fundit te jetes mes njerezve jashte e brenda kafeneve. Ai rrinte ne lokalet e tymosura dhe shikonte te tjeret duke pire alkool e duke luajtur me letra dhe, me nje lloj nervozizmi i keshillonte: “Mos pini, ju pifte dreqi n’bark!”
Semundja po perparonte dhe Flamuri e humbi luften e tij ndaj tumorit, kesaj “ligcine”. Ai po shuhej dite pas dite, ndersa bashkeshortja i qendronte te koka e i sherbente me dhembshuri. Diten e fundit, kur ai po jepte shpirt, Naxhijes iu kujtua e vjehrra, e cila, diten qe u nis Flamuri per ne Australi, i therriste me nje ze te keputur: “Mos ik, ore djali im…!”
Flamurit, dikur i panjohur per sa breza, ketij njeriu misterioz, ne diten e varrimit, banoret e Ulqinit i bene homazh e i dhane lamtumiren ne castin e percjelljes ne varreza. Arkivolin e te ndjerit e mbuluan me flamurin kuqezi; ishte hera e pare qe perdorej flamuri kombetar ne kete vend te vogel dhe te frikesuar nga roberia.
Nje mrekulli ndodhi diten e varrimit. Flamuri, qe ne gjallje e kishte lene amanet qe “ta shtijne ne dhe femijet e vet”. “Posa morem vesh lajmin e humbjes se babait tone,- thone Samiu e Naimi,- edhe pse 22.000 kilometra larg Ulqinit, udhetuam urgjentisht dhe erdhem ne kohe, e nderuam baben, fale Perendise!.”
F L U T U R I M T E K C E R D H J A E N A N E S
Thone se ne Ulqin naten duken shume bukur yjet. Thua te jete kjo arsyeja qe Naimi e Samiu vijne shpesh e vizitojne qytetin e tyre te femijerise, apo jane lulet e sheges ne oborr qe i ndjellin binjaket te vijne e te shkermoqin kujtimet e femijerise?, apo eshte cerdhja e nanes qe i pret cdo sahat e minute, lare e njomur me lot malli? Ndoshta kjo e fundit eshte magjia.
“Ne binjaket gjithmone erdhem te nana e serish do te vijme,- thote Samiu zemerprekur,- gjithmone dhashte Zoti, do te vijme e ta vizitojme. Ndersa nane Naxhija renkon me lot shpirti: “Pse, valle, e meritova kete fat, qe ju perlat, drita e syve te mi, e jetes sime, te me lini vetem “quk” ne shtepite e reja qe i ndertuam apo…mos t’i kerkojme me shume jetes se eshte koprace ne miresine e vet…”
Ajo mjaftohet me tre muajt e veres kur binjaket vijne e i kalojne pushimet ne Ulqinin e tyre te shtrenjte mes familjareve e miqve. Ne faqet e saj te malesores rrjedhin lotet e kenaqesise kur perqafon misherimin e vepres se saj, djemte e vet…, zemra e te cileve nuk mund t’i duroje dot fjalet e drejta e te verteta te nanes…
Pasi cmallen me nanen binjaket qendrojne te heshtur disa caste nen hijen e sheges se tyre te oborrit, me te cilen i lidhin shume kujtime. Ja, tek degjojne ne eter zera te larget femerore qe kendojne kengen ulqinake: “/ Shege e ambel, shege e bute,/me shkoi vera pa t’kepute/…
Binjakeve, kur ishin te vegjel, u benin pershtypje kokrrat e sheges si gure te cmuar qe vezullojne ne ngjyre gjaku, si dhe levorja e bardhe, e holle mbrojtese, e cila e mbeshtjell frutin me aq kujdes. Ndoshta ata te dy e kishin zili ate kujdes e siguri qe natyra u kishte dhene kokrrave te sheges, por nderkaq, atyre te dyve nuk ua kishte dhene jeta.
Gjate pushimeve verore Naimi e Samiu nje pjese te kohes e kalojne ne mjediset e kalase se Ulqinit e ndalen ne logun e keshtjelles, nen guret e bedenave te lashte, perbri detit te kaltert. Cdo vit aty festohet dita e “Dyluftimit te desheve”. Eshte nje feste e ethshme, nje tradite, nje ritual magjik qe vazhdon qe nga lashtesia. Qysh ne mengjes fillon “dita e sherrit” kur banoret e Ulqinit, cdo lagje me dashin e vet me briret e mprehur e te zbukuruar me lule, derdhen neper rrugicat e ngushta me kalldrem e arrijne ne sheshin e dyluftimit. Sheshi quhet “Vendi i ujqerve”, nga i cili rrjedh edhe emri i Ulqinit, “Ulk-in”.
Samiu tregon se i pelqen te vizitoje kalane nga brenda. Akoma jane edhe sot qelite e te burgosurve ku ka ndenjur per pese vjet rob shkrimtari i famshem spanjoll Servantes, te cilin ulqinaket e pagezuan me emrin “Servet”. Nga prapa bedenave ende shihet qarte kodra ku thuhet se kane qene mullinjte e eres. Pikerisht vendi ku ka ardhur edhe frymezimi i Servantesit per te shkruar Don Kishotin, kryevepren e tij. Samiu perfytyron Dulqinen, vajzen ulqinake me emrin Bukurie, pas se ciles u dashurua Servantesi. “Me emrin “Dulqinje” Servantesi perjetesoi emrin e Ulqinit, i cili ne ate kohe quhej Dulqini”, perfundon ai.
Samiu, sa here bredh rrugeve te gurta te kalase ulqinake, ndalet para nje mbishkrimi latin ne maje te portes ku lexohet: “Nema propheta in patria sua” (Te derguarit nuk pranohen ne vendin e vet). Me tej, ndersa zbret nga kalaja drejt plazhit, e ndjekin nga pas vargjet e Abdullah Thacit:
“Plazhit nen kala sec gjemon nje ze
Me re sysh, Ulqin, s’te vij kurre me…”
“Mjaft me ndjellje te zeza!” psheretin Samiu…
Duke shkruar keta rreshta, nje fllad qiparisash me sjell e me kujton poezine “Ulciniumi”, te cilen poeti Ali Podrimja e ka shkruar ne Ulqin ne qershor 2005.
ULCINIUMI
Syth mes Ujit te Madh dhe Endrres,
Nuk ke c’t’i marresh as t’i lesh.
Ullishtes ilire iken ora e nje populli,
Nen kembe leviz e vdekura,
Ne dore te Zotit.
Ne Barbane bie Shqipja,
syte i lan nga bloza e
koherave
dhe me njerin krah mbulon
trupin e pergjakur te
Gjergjelezalise.
Bucimes ia ka friken dhe shkembi.
D Y Y J E N G A Q I E L L I I U L Q I N I T
“Dy yje nga qielli i Ulqinit”, nuk i cilesoj une binjaket Flamuri por, si nene qe jam, perfytyroj se, kur nene Naxhija mallohet per djemte e saj, ne netet e vetmise, ngre kryet drejt qiellit…dhe pikerisht keshtu i therret ajo Samiun e Naimin, me nje buzeqeshje miresie ne buze.
Pas marteses se tyre Naimi e Samiu e shiten biznesin, mbasi nuset e tyre vazhdonin shkollen. Me largimin e prinderve ne Ulqin, familjet e binjakeve u vendosen ne Melbourn me 1996, ku vazhdojne te jene edhe sot. Naimi e Samiu ndoqen universitetin dhe u diplomuan ne degen e psikologjise, nje nder disiplinat, te cilen e pelqejne mjaft te dy binjaket. Martuar me dy motra, te cilat nuk jane binjake, por jane shqiptare te lindura ne Australi, Samiu ka dy vajza: Valonen dhe Arditen, kurse binjaku numer dy, Naimi ka nje djale me dy emra, Shpetim-Shqiptar. Ai ka dy emra sepse Naimi beson se ne boten perendimore, kur lindin brezat e rinj, ata ndoshta e humbin gjuhen por, se paku emri mbetet dhe nje dite, emermbajtesi ia ben vetes nje pyetje: “Po kjo, Shqiptar, c’ka do te thote?”
Sot Naimi e Samiu jane te punesuar ne administraten e qeverise australiane si zyrtare te Imigracionit Australian dhe ne vitin 1999 ata mundesuan qe gati 4000 shqiptareve nga Kosova t’u jepej nje vendstrehim ne Australi. Kjo ishte nje pune tejet e veshtire, por binjaket e kryen me kenaqesi duke dhene ndihmen e kontributin e tyre ne momente aq vendimtare per kombin tone.
Naimi e Samiu kane botuar librin “E perjetshme eshte Shqiperia” ne vitin 2000, si libri i pare i shekullit i botuar ne “Atmemedhe” sic e quajne ata token shqiptare. Binjaket Flamuri gjithashtu kane mundesuar botimin e librit rreth pemes gjenealogjike te familjes se Kastrioteve, te autorit Carlo Padgilione, liber te cilin ata e gjeten ne Itali dhe e bene perkthimin ne Shqiperi.
“Pema gjenealogjike e Kastrioteve, pasardhesve te Skenderbeut”, nje portret i panjohur i Skenderbeut, (autor i te cilit eshte nje fisnik hungarez), si dhe tri emblema qe ka perdorur Skenderbeu, te publikuara per heren e pare (origjinalet e te cilave ruhen ne Arkivin Sekret te Vatikanit); keto jane risite e librit “Skenderbeu dhe pasardhesit e tij”, liber i shkruar nje shekull e ca me pare nga nje gjenealogjist italian. Ky liber doli ne drite ne kryeqytetin shqiptar, fale punes e kujdesit te dy vellezerve Naim e Sami Flamuri.
Zonja Vitore Stefa Leka, veprimtare humanitare e diaspores, ka shkruar: “ Binjaket Naim dhe Sami Flamuri i njoha kur isha ne Kongresin e Pare te LSHB (Lidhja e Shqiptareve ne Bote), ne Prizren. Gjithe ato dite qe ndejta aty, si dhe ne Prishtine, kohen e lire pothuaj e kaloja me ta. Me terhiqte shume jo vetem thjeshtesia dhe menyra e komunikimit me grupin qe i rrethonte, por dashuria e pakufishme qe kishin per Shqiperine. Me thoshin se , per hir te ceshtjes se madhe kombetare, ne duhet te jemi e te mbesim te njesuar e te bashkuar, ashtu sic i ka hije nje populli te qyteteruar…Duhen mbrojtur ne menyre me fanatike reliket kombetare, historike dhe etnografike, te cilat jane deshmi e autoktonise dhe pranise sone te perhershme ne Ballkan, si dhe deshmi e nje populli te vjeter.”
Samiu dhe Naimi jane koordinatore te LSHB-se me komunitetin shqiptar ne Australi, si dhe udheheqes te ketij komuniteti. Ne vitin 2000 binjaket Flamuri hapen per heren e pare ne Australi TV e pare private dhe radion ne gjuhen shqipe. Me perkushtimin dhe me punen e tyre te palodhur si atdhetare te vertete, kane mbledhur e derguar 2 milione dollare per luften clirimtare te Kosoves.
Si udheheqes te komunitetit shqiptar ne Australi, vellezerit Flamuri organizuan te gjitha demonstratat e ketij komuniteti, dhe kjo e zgjoi diplomacine australiane. Ne vitin 1999, mbas pamjeve trishtuese, nepermjet ekraneve te TV, te gjendjes se shqiptareve kosovare ne kampet famekeqe te “Bllaces” ne Maqedoni, Samiu dhe Naimi dhane alarmin ne qeverine australiane , e cila deri atehere, pervec premtimeve verbale, asgje konkrete nuk kishte marre. Pasi vellezerit Flamuri takuan disa ministra te shtetit, si dhe senatoren australiane me origjine kroate Natasha Stot Despoja, u arrit qe, ne emer te qeverise australiane, te shkonte menjehere nje ekip ne kampin e Bllaces per te mundesuar evakuimin e 4000 refugjateve kosovare me “vize speciale”, nje “bill” qe u miratua per here te pare ne parlamentin australian. Te dy vellezerit Flamuri u bene koordinatoret kryesore per vendstrehimet e kosovareve, por ata u bene edhe kembengules qe, te gjithe te ktheheshin ne Kosoven e lire pas luftes, per te mos i lene bosh vatrat amtare.
Binjaket Flamuri kane qene edhe ne Shqiperi, prape si koordinatore te shperndarjes se ndihmave per shqiptaret e perndjekur nga Kosova. Njekohesisht ata te dy u angazhuan edhe per te perndjekurit nga Peja, duke i sistemuar ne Ulqin.
“Ardhja jone ne Shqiperi, ne nentor te vitit 1999,-thote Samiu,- ishte nje enderr…nje deshire qe fillimin e mileniumit te ri ta prisnim ne “Atmemedhe”. Ishte i paharruar takimi me shume intelektuale, personalitete, historiane, deri edhe me presidentin e Republikes, zotin Mejdani. Ne takimin me prof. Moikom Zeqo, i cili ne ate kohe ishte drejtor i Muzeut Kombetar, i dhuruam muzeut dy flamure arkaike, njeri, flamuri i Skenderbeut dhe tjetri, flamuri i malesorit patriot Ded Gjo Luli, (i cili eshte ngritur me 1911 ne Deciq, nje vit me pare se flamuri i Ismail Qemalit). “Ne Tirane e gjetem veten midis miqsh,- shton Naimi,- takuam Fatos Arapin, Dhimiter Shuteriqin, Xhevair Spahiun, prof. Ferid Hudhrin, Arian Leken e te tjere, si dhe Donika Bardhen, me te cilen organizuam edhe festen e Vitit te Ri 2000, ku, bashke me miqte tane kaluam nje nate te lumtur e mbreselenese ne restorantin “Piazza” ne Tirane.
Vellezerve Flamuri, gjithashtu, u la kujtime te mira takimi me presidentin Mejdani . Megjithese koha e takimit ishte e caktuar per 15 minuta, Naimi e Samiu qendruan ne shoqeri te tij per gati dy ore. “Ai degjoi me vemendje e u interesua per aktivitetin tone,-thote Samiu,- i treguam per librin qe kishim ne shtyp e ai na premtoi se do te merrte pjese ne promovimin e tij…Presidenti gjithashtu na ftoi si “mysafire nderi” te merrnim pjese ne ceremonine e fundit te festave te Nentorit per shekullin XX, ne Pallatine Brigadave”
S H Q I P E R I A – T E M P U L L I K U H Y H E T
D U K E U L U R K O K E N
Me 7 janar 2000 bota letrare shqiptare e nisi me nje ogur te mbare fillimshekullin e ri, duke hapur siparin e tij me librin “E perjetshme eshte Shqiperia”, me autore vellezerit binjake Sami e Naim Flamuri. Ky liber prej 332 faqesh, me redaktor prof. Moikom Zeqon, ribotohej per heren e trete, me i plotesuar. Libri u prezantua ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane, ku ishin te pranishem presidenti i Republikes Rexhep Mejdani, si dhe historiane, shkrimtare e figura te shquara te artit e te kultures. Tashme ishte bere e njohur per median e vendit se binjaket Flamuri me banim ne Australi, te cilet preken per here te pare token arbnore ne moshen 30 -vjecare, e sollen kete liber ne emer te te gjithe mergimtareve shqiptare ne bote. Per kete veper, e shkruar ne stilin e bisedave eseistike, e cila i referohet kombit me te vjeter te Evropes, autoret jane mbeshtetur ne te dhena burimore te plota, ne nje bibliografi prej 100 titujsh, kryesisht te albanologeve angleze.
Ne parathenien e librit z.Bahri Brisku thekson se kjo veper qe i ngjan nje antologjie te ceshtjeve kombetare, reflekton te dhena kronologjike lidhur me zhvillimin e kombit tone, me te gjitha atributet civilizuese duke e lartesuar kete popull deri ne altarin e kombeve me fisnike.
Nga diskutantet, gjate promovimit, u theksua se dalja e ketij libri eshte nje nisme qe vlen jo vetem per diasporen, por edhe per qarqet e sistemeve te huaja informative, te cilet do te luajne nje rol per sensibilizimin e problemit shqiptar ne hapesiren ballkanike.
Gjate promovimit, botuesi i librit, z. Arian Leka , nder te tjera tha: “ “E perjetshme eshte Shqiperia” nuk eshte thjesht nje liber. Ate mund ta quash edhe enciklopedi permbledhese te te gjitha tezave ne dobi te ceshtjes se kombit shqiptar, si nje nga popujt me te lashte te Evropes, i cili gjithmone dha, por kurre nuk u shperblye, dhe nuk gabon aspak ne kete gjykim…Librin mund ta quash edhe nje bashkebisedim te nivelit te ngritur-eseistik, per lartesimin e ndergjegjes kombetare dhe perseri nuk gabon…Mund ta quash sprove historie, mund ta quash antologji te mendimit shqiptar, mund ta quash “kujtese historike te gjykuar emocionalisht” dhe “te shpjeguar me vargje poetesh”, mund ta quash madje dhe indeks bibliografik kete liber, dhe gjithmone te mos gabosh…Ky liber eshte nje enderr, madje vazhdimi i nje endrre te nisur heret, te enderruar nga shume e shume shqiptare…Kryefjala eshte Shqiperia e munguar dhe, kur ka qene e larget per tejqyren e mergimtarit, e copetuar, kurre nje, per zemren e copetuar te shqiptarit…”
Sipas z.Leka ky liber eshte menduar, shkruar e botuar per ata qe besojne, per gjithe ata besembare, qe menduan dhe mendojne se dikur, pa tjeter, Lulekuqja e Asdrenit, Manushaqja e Naimit, Shqypja e Malit e Fishtes, do te vihen ne nje radhe me shoqet e tjera, do te nisin fluturimin perfundimisht ne nje drejtim te mbare e te drejte: jo majtas, as djathtas! Vetem lart! Dhe kjo eshte Shqiperia! Para saj qendrojme si para atij tempulli te lashte, ne porten e te cilit shkruhet “Ketu hyhet duke perkulur koken…”
Se fundi, ne diskutimin e saj znj. Engjellushe Allo e vleresoi librin si nje promemorie per gjithe inteligjencien shqiptare, si nje shprese e diell per rinine shqiptare qe nuk di nga ka ardhur e ku te shkoje…Ky liber per ta eshte nje abetare e nacionalizmes se neperkembur…, pasi, si thote edhe Naim Frasheri: “ate vlere qe i ep vehtese nje komb, ate i njohin edhe te tjeret!”
Duke perfunduar, znj. Alla tha: “Si intelektuale, artiste dhe nene njekohesisht, kam te drejte te krenohem me ju bij nene shqiptare, se tek shkrimi juaj gjej zellin, vrullin, rinine, frymezimin, trimerine, guximin, fisnikerine dhe atmemedhedashurine qe e ka cdo shqiptar… Naim dhe Sami…, puna juaj qellon me fort se qindra pushke…!”
Si autore dhe, si nene, po ashtu, krenohem edhe une me ju, Naim dhe Sami!
x x x
Kjo eshte deri tash nje pjese e historise se dy vellezerve Sami e Naim Flamuri, emnakeve frasherllinj, te cilet, te “ngarkuar” me gjeografine e “Atmemedheut”, udhetojne virtualisht e fizikisht neper bote per te dhene kontributin e tyre atdhetar, pa harruar te ndalen te foleza e dashur e nane Naxhijes dhe te varri meditues i babe Flamurit.
Ne kete bote te madhe ku jetojme, ka kohe per lindje, ka kohe per vdekje, ka kohe per plagosje dhe kohe per sherim.
Boston, tetor 2006
K U J T I M E T Ë L A R G Ë T A Q Ë N U K N A L E N Ë T Ë V D E S I M
Nga ROZI THEOHARI—Boston
Në ditet e para të vitit 2007 u ndodha mes dardharëve të Kuinsit, Mass, jo shumë larg Bostonit, duke uruar e përgëzuar njëri-tjetrin me kupat me verë, duke shijuar lakrorin e mbrujtur, salarinë dhe bakllavanë. “Kafen nuk do ta pimë këtu, - tha më e madhja e shtëpisë,- të gjithë siç jemi do të bëjmë një vizitë tek një familje fqinjë, janë miqtë tanë, të cilët nuk e festojnë Vitin e Ri.”
Zbritëm shkallët e katit të 6-të dhe trokitëm në derën e apartamentit të parë të korridorit. Derën e hapi Beqir Omari, i befasuar e i gëzuar nga kjo vizitë e papritur, ndërkohë që u takuam me bashkëshorten e tij, Dylfiqarën, me vajzën Jolanda dhe dhëndrin, Dhimitri. Gjëja e parë që terhiqte vemendjen ne këtë apartament të vogël e të përmbledhur, qenë fotot bardhezi të varura në mure, një videokasetë në televizor me ngjarjet e familjës Omari, shumë gazeta të zverdhura nga koha, foto në albume fotografish të shpërndara në tavolinë e komodina.
“Çdo fillim janari babai i kthen dhomat në muzeum,- thotë Jolanda, një grua e re shtatlartë, me një ëmbëlsi në sy dhe në fytyrën e saj rrumbullake.- Kujtimet, më të shumtat jo të mira , i ka me tepri familja jonë!” – murmuriti ajo duke ia kthyer sytë t’et.
Beqiri, edhe ai shtatlartë, ishte një mesoburrë me trup të lidhur, me shpatulla të gjëra e krahë të gjate e muskulozë, mbase nga profesioni i tij i dikurshëm si muzikant-baterist, mbase nga puna e rëndë fizike tejlodhëse që kishte kryer gjatë jetës. Poshtë ballit të tij të gjërë me rrudha rrethore vozitnin dy sy të vegjël gështënjë që rrezatonin miqësi, virtyt e mirësi. Trupi i tij kolos ishte pak i kërrusur përpara nga dy goditje cerebrale që kishte pësuar. Por më tepër se sa sëmundja, shtatin e tij e ka përthyer rrufeja e vuajtjeve dhe mundimeve disavjeçare, për të cilat shpirti i tij nuk gjën qetësi ditë e natë. Ne pinim kafenë në heshtje, ndërsa ai tregonte…
NJË FAMILJE E QETË
Nga muri, nga një fotografi bardhëzi na vështronin Eqerem Omari, Fejzia, gruaja e tij, dhe tre djemtë: Beqiri, Xhemili e Gramozi. Eqerem Omari, me origjinë nga Gjirokastra, kishte mbaruar shkollën e Fulcit me rezultate shumë të mira dhe vazhdoi më tej studimet e larta në Francë, në Grenobël, ku u diplomua inxhiniër-agronom. Beqiri na tregoi se, pasi punoi disa vjet agronom nëpër Shqipëri, më 1939 i ati u emërua pranë Komisariatit të Lartë të Nozullimëvë në Tiranë, si inspektor epror. Pas luftës kishte punuar si specialist i dritherave në Komitetin Shtetëror të Grumbullimeve, si kryeinxhinier i fabrikës së re të bukës në Tiranë e tjetërkund, gjithnjë i nderuar e i vlerësuar për kontributin e tij në industrinë ushqimore.
“Babai ynë, Eqeremi,-vazhdoi Beqiri,- u dallua edhe si profesor në degën e inxhinierise agronomike…, ai mbeti një intelektual i mirëfilltë dhe kurrë nuk u ngatërrua me qevëritë politike të çdo kohe. Pas çlirimit atij iu propozua vendi i ministrit të Bujqësisë, të cilin nuk e pranoi dhe vazhdoi të punonte si komisionar i lartë i ndihmave të UNRRA-s në qytetin e Durrësit.”
Ëndrra e Eqeremit për ta bërë Shqipërinë me një ekonomi bujqësore të begatshme, bashkohej me ëndrrën e familjes për të rritur, edukuar e shkolluar si duhej tre djemtë e tij të dashur. Si një baba shëmbullor, ai nuk ua theu dëshirën për të studiuar muzikë Beqirit dhe Gramozit. Beqiri mbaroi Licëun Artistik e punoi si baterist, fillimisht ne orkestrën e Hotel Dajtit e më vonë në orkestrën e Estradës së Shtetit në Tiranë. Djali i tretë, nakar, Gramozi, qysh në fëmijëri shquhëj për prirjen e tij për muzikën. Për fatin e tij, në rrugën “Siri Kodra” ku banonte familja Omari, Gramozi kishte shokë bashkëmoshatarët e tij Bësim Zekthin, Skënder Sallakun, Enver Dautin, Agim Krajkën, e të tjerë të cilët, pas vitësh do të bënin emër në Shqipëri si artistë e muzikantë. Gramozi ishte vetëm 15 vjeç kur u bë i njohur në Tiranë e jashtë saj si fizarmoniçist virtuoz, duke dhënë shfaqje bashkë me Agim Krajkën. Ministria e Punëve të Brendshme i mblodhi shpejt këta artistë duke krijuar Estradën e Kufirit, e dëgjuar në ato kohë për suksësët e saj që korrte anekënd vëndit. Tani Gramozi, falë famës që kishtë marrë, i pat rrugët te hapura jo vetëm të mbaronte gjimnazin natën, por edhë të studionte për mjekësi. Në Fakultetin e Mjekësisë vazhdonte studimet edhe vëllai më i madh, Xhemili, pra, familja Omari pak nga pak po kompletohej me dy mjekë e dy muzikantë. Zëmrat e prindërve, mbushur plot shpresa për të ardhmen bekonin përditë tre djemtë e talentuar e të edukuar …Në festa familjare, Gramozi e Beqiri me veglat e tyre muzikore krijonin mjedise të gëzuara, plot humor, këngë e vallë…U celebruan dasmat e Beqirit dhe të Xhemilit, të cilat më vonë sollën gëzimin e ardhjës në jetë të nipërve e mbesave, që lumturonin ditët e gjyshërve Omari.
Në vitin 1962 Gramozi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë me diplomë të shkëlqyër dhe Ministria e Brendshme, për ta pasur kuadër të saj, e veshi oficer me gradën toger. Gjithashtu Gramozit iu dha mundësia të specializohej si kirurg në Spitalin Qëndror të Ushtrisë. I vetmi preokupim i të afërmve tani mbetej martesa e Gramozit dhe mbyllja e detyrimit prindëror, duke hyrë në fazën e dytë të jetës, në një familjë me tradita shqiptare ku zotëronin harmonia, paqja dhe zëmërdhëmbshuria.
NË RRUGËN E TRAGJEDIVE
Por erdhi dita kur morën fund të gjitha “të mirat”… dhe Omarët, të shigjëtuar nga forca të padukshme, shpejt a vonë u ndodhën në udhëkryq…
“Familjes sonë i hyri flama qysh me pushimin e babait nga puna.- psherëtin Beqiri.-
Specialistin më të mirë të fabrikavë të bukës pranë Ministrisë së Bujqësisë, njeriun që s’i kishte bërë kurrë dëm njëriu, e larguan nga detyra për një shkak banal financiar në zyrën e llogarisë. Por shkaku i vërtëtë, -thotë Beqiri,- ishte lufta e klasave, që sa vinte e ashpersohej dhe hante koka intelektualësh që ishin diplomuar në Perëndim e, me kohë, u ishte vënë damka “borgjëzë!””
Ishin ato vite terrorizuëse kur, në emër të luftës kundër burokracisë, autoritetet shtetërore e komitetet e partisë vepruan pa takt dhe me sjellje fyese ndaj intelektualëve flokëbardhë. “Perëndimorët” e dyshimtë duhej të lironin karriget për “lindorët” bësnikë që sapo ishin specializuar në “vendet e demokracive popullore”(!) Eqeremi mori një shuplakë nga dora e gjatë e diktaturës së proletariatit, e cila do të plagoste më tej jetët e pjësëtarëve të familjës. I pari mori dënimin Gramozi, i cili u transferua fluturimthi nga Tirana në postën e kufirit të Vermoshit, si mjek i repartit ushtarak. U thërrmuan ëndrrat e djaloshit 23- vjecar për t’u bërë muzikant dhe kirurg i specializuar. I biri i Omarajve u largua nga Tirana, nga shokët e familja, nga fizarmonika e tij me të cilën luante tërë pasion. “ Gramozi u paraqit në detyrë pa dëshirë,- tregon Beqiri,- unë atëherë vazhdoja të punoja si muzikant në Estradën e Shtetit. Megjithatë, im vëlla e mposhti dëshpërimin e iu përvesh punës së mjekut duke u shërbyer njëkohësisht ushtarëve e fshatarëve.”
Sipas Beqirit, Gramozin e lajmëruan të merrtë pjesë në një seminar që zhvillohëj në Shkodër me mjekët e zonave. Por komandanti i Vermoshit nuk e lejoi. Duke e ndier veten shpirtërisht të lënduar, djaloshi, pa u menduar mirë, mori rrugën e Tiranës. Eqremi, pasi mësoi ç’i kishte ndodhur të birit, duke parashikuar një fund të hidhur, e këshilloi Gramozin të paraqitej e të ankohej në ministri, të kthehej sa më parë në Vermosh e të bisedonte me komandantin. Por tashmë ishtë vonë. Tirana kishte komunikuar me Shkodrën dhe Vermoshin kur mjeku i repartit ushtarak u paraqit para komandantit…Ushtaraku i lartë nuk pranoi katëgorikisht sqarime nga vartesi. Për më tëpër, e shau dhe e terrorizoi deri në atë pikë sa i nxori edhe revolverin. Tani merret me mend frika që pllakosi shpirtin e të riut, i cili, në një gjendje të traumatizuar, të paekuilibruar dhe pa ndihmën e askujt, pa u menduar shumë për pasojat, tentoi te arratisej në Jugosllavi.
“Më 10 shtator 1963,- vazhdoi Beqiri,- erdhi Sigurimi në shtëpinë tonë, në Tiranë, e na njoftoi së Gramozi ishte arratisur…Pas pak kohë më pushuan nga puna në Estradë, ku punoja…Babait të sëmurë, kur mori vësh lajmin e zi, iu rëndua më shumë gjëndja shëndëtësore …Nëna qante në heshtje. Të afërmit e farefisi, ca nga ca, filluan të largoheshin, sikur shtëpinë tonë ta kishte pllakosur murtaja…”
Ndërkohë Gramozi endej nëpër qytetet e Jugosllavisë duke punuar herë si ndihmës- mjek (diplomën e mjekut e kishte në Shqipëri), herë si muzikant nëpër hotele e restorante, deri sa pas disa vitësh arriti të lidhej me xhaxhanë e tij, Nëxhat Peshkëpine, në Nju-Jork, SHBA. Z.Peshkëpia i dërgoi një letër ku ndër të tjera i shkruante: “I dashur djalë, Gramoz, po të dërgoj një certifikatë-deklaratë të mikut tim, mjekut shqiptar Hamdi Urucit, që ka bërë për ty…të kërkon si ndihmës…si mjek që je…Paraqitu në konsullatën amërikanë dhe bësoj se do të të japin vizën e ardhjes këtu…”
Por fati i mjekut muzikant ishte paracaktuar nga UDB-ja, e cila në gusht 1968 e solli Gramozin, kundër vullnetit të tij, tek Hani i Hotit në Shkodër bashkë më 4-5 valixhe dhe dy fizarmonika. I arratisuri shqiptar u këmbye me dy shqiptarë kosovarë të arratisur edhe ata në Shqipëri nga Jugosllavia. Shqiptarët u këmbyen me shqiptarë…(!) Pasi e torturuan mizorisht, e dënuan me vdekje për tradhti të lartë ndaj atdhëut. Ndërsa mjeku Omari kishte katër muaj në duart e hetuësisë në Shkodër, familja e tij nuk kishte dijeni. Organet kompetente nuk kishin njoftuar. Mjeku Gramoz Omari u pushkatua natën e Vitit të Ri, kur pritej 1969-ta, në vetmi, mes heshtjes së bregut të lumit Kir dhe të qiellit të ftohtë të janarit, pa marrë me vete një lutje a një bekim nga prindërit e pjësëtarët e tjerë të familjes.
“Më kujtohet, thotë Beqiri,- se ne nuk guxonim t’ua jepnim këtë lajm të kobshëm prindërve të moshuar. Por një ditë në shtëpinë tonë erdhën njërëz nga farefisi. Nëna, e drobitur, e kuptoi së kishte ndodhur dicka e tmerrshme…Gramozi nuk jetonte më…E ndienim të gjithë dhëmbjen e thellë. Por as na shkonte ndër mënd së c’vuajtje të tjera na prisnin…”
Nën trysnine e rendit në fuqi dhe nga frika e internimit bashkëshortja e divorcoi Beqirin. Kjo ngjarje plagëlënëse nuk ishte as rasti i parë as i fundit në situata të tilla rrëqethëse…Më 16 tetor 1975, në mënyrë të bëfasishme, gjithe familja Omari: babai e nëna mbi 70-vjecarë, Beqiri, Xhemili, mjek në Elbasan, bashkë me gruan e fëmijët, u internuan në fshatin Shëq-Marinë të Fiërit, pa asnjë motivacion. Familjarët kërkuan shume herë arsyen, por pergjigjen s’e kanë marrë as sot e kësaj dite nga Kryeministria apo Ministria e Punëve të Brendshme. Në të njëjtin fshat ishin të intërnuar edhe familjet e Dhora Lekës ë Tuk Jakovës.
MË BURGOSI MUZIKA E MODUNJOS
“Na internuan që të na rrëmbenin shtëpinë dhe jo vetëm kaq,-thotë Beqiri,- dy ditë pasi na dëgdisën në rrethin e Fierit, më 18 tetor, erdhën e na lajmëruan se na kërkonte kryetari i këshillit të fshatit. U paraqita në zyrën e tij.
Si të duket internimi? – më pyeti kryetari.
I padrejtë! – iu përgjigja.
Në emër të popullit arrestohesh për veprimtari armiqësore!- tha ai.
Erdhi një makinë ogurzezë, nga e cila dolën disa njerëz që më arrestuan mua, më vunë prangat në prani të prindërve, të vëllait dhe të vajzës 10-vjecare, Jolandës. Më akuzonin për agjitacion e propagandë dhe sikur gjoja punoja për përmbysjen e pushtetit popullor. Babait dhe nënës u ra të fikët. Vajza qantë papushuar…Më çuan në hetuësi, në burgun e Rajonit nr.3 të Tiranës. Tetë muaj në hetuësi. Njeriu më mirë të mos e dijë se ç’ndodh brenda atyre mureve! Nga torturat m’i thyen dhëmbët… Me gjithë dhembjët dhe drobitjet e trupit, mendja më qëndronte aty, te familja ime në fshatin e Fierit, ku i lashë prindërit në gjëndjë shumë të rëndë shpirtërore, shëndetësore dhe ekonomike. Rrahjet dhe torturat vazhdonin sepse nuk kishin fakte kundër personit tim. Me ç’mjete do ta përmbysja pushtetin popullor, mos vallë do ta godisja me shkopinjtë e mi të xhazit?... Më në fund u gjëndën akuzat. Më dënuan me tetë vjet burg për krimin e agjitacion- propagandës, sepse isha simpatizuës i muzikës italiane, sepse…meqe isha muzikant, kisha propaganduar tek të rinjtë muzikën e Domeniko Modunjos, sepse…duke vlerësuar këngën “Çao, çao, bambina”, synoja të degjeneroja rininë shqiptare. Kur më pyetën nëse e pranoja akuzën, u përgjigja: “ E pranoj se më pëlqen muzika e Modunjos…, e pranoj se s’ngopem së dëgjuari “Çao, çao, bambina!””
Beqiri ndali bisedën dhe, me duart që i dridheshin nga nervozizmi, nxori një kasetë me këngët e Modunjos; duke e tundur atë në ajër, si ta shkundte nga pluhuri i kohës, tha: “Edhe bretkosat kur e dëgjonin Modunjon, dilnin nga uji…, jo njerëzit!...Kurse sot u behet jehone këngëtarëve shqiptarë që kanë fatin e lumtur të këndojnë në Festivalin e San Remos!...”
Sidoqoftë, me “Çao, çao, bambina” Beqiri i kishte thënë “çao…çao…” botës njërëzore duke u mbyllur për tetë vjet në burgun e Spaçit dhe në atë të Ballshit. Akuzës së dytë: “Ti jëenipi i Bari Omarit”, Beqiri i ishte përgjigjur: “…Nuk jam nipi, por kushëriri i Bahri Omarit të pushkatuar, e pranoj…ashtu siç e pranoj se jam edhe kushëriri i juristit të diplomuar në Paris, Abaz Omarit, të pushkatuar…dhe vëllai i mjekut Garamoz Omari, të pushkatuar…”
Për disa minuta Beqiri ra në heshtje dhe ne e lamë të qetë. Ndoshta atij pa dashje i ishte lënduar një plagë e largët bërtitëse. Në një gazetë të vjetër mbi tavolinë lexoheshin me vështirësi vargjët e poetit të dënuar, Visar Zhiti: “Telat me gjëmba /Si qerpikë pa sy, /Mijëra qerpikë të egër/…/Hija e telave me gjëmba /Si tatuazh skllavi nxin mbi lëkurën time/…
“Akoma më buçasin në veshë,- tha Beqiri pas pak çastesh: “Në emër të popullit- arrestohesh!”…”Në emër të popullit-dënohësh!”…Në emër të cilit popull? A mos ndoshta të nënës sime?...E gjora nënë! Kur mori vesh se isha shtruar në spitalin e burgut i sëmurë nga melena, mezi siguroi një ditë lejë dhe erdhi të më shihte…Ato pak minuta që na lejuan të takoheshim, unë nuk qëndroja dot në këmbë nga dhëmbjët e stomakut dhe duart e mbështetura pa fuqi tek hekurat më rrëshqitën. Nëna zgjati duart të më ndihmonte, por policët i bërtitën: “Mos e prek…mos e prek me dorë!”... Ua ngula sytë lotëve çurkëzuës të nënës dhe premtova në heshtje se do të mbijetoja mbi telat me gjëmba, mbi torturat, mbi ofendimet e shpirtit, deri atë ditë sa të shpëtoja nga ai burg i mallkuar e të arrija të prekja e të puthja ato duar të ngrohta e të shënjta të nënës sime.
PA PLANG E PA SHTËPI
Pasi mbaroi dënimin, në vitin 1982 Beqiri doli nga burgu dhe frymën e mbajti në Belsh të Elbasanit për të takuar prindërit dhe familjen e vëllait, që ndodheshin në internim…”Falënderova vëllain për kujdesin dhe interesimin e tij gjatë kohës që ndodhesha në burg. Vëllai im, mjeku Xhemil Omari, në fillim kishte mbledhur pambuk në arat e rrëmihte tokën,- tregon Beqiri,-më vonë i dhanë të drejtën të punonte si mjek në Kajan të Elbasanit, por pa të drejtë të kthehej në Tiranë… Putha me dhembshuri e nderim duart e lodhura të nënës dhe ballin e rrudhur të babait…Kur pashë prindërit si ishin katandisur, të moshuar e të sëmurë, nuk më hynte në sy liria që më dhanë,- ofshan Beqiri,- megjithatë, më duhej të mbijetoja…I mblodha forcat që më kishin mbetur e kuturisa të kthehesha në Tiranë, por këtu ma kishin hequr pasaportizimin. Kur shkova në komitetin ekzekutiv, shefi i pasaportizimit më tha se isha i deklasuar dhe nuk e meritoja të banoja në Tiranë e më nxori jashtë nga zyra.…Tentova të shkoja e të takoja shokët e mi në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore…Dikur pata punuar në këtë ndërmarrje dhe isha specialisti më i mirë për prodhimin e veglave muzikore. Duart e mia bëjnë kitarë që të këndon në duar!...Shokët e mi të ndërmarrjes më pritën me lot në sy e përqafime, më mbajtën në krahët e tyre si të isha një i afërm i familjes dhe këta ishin Dhimitër Nika, Gëzim Liku, Ibrahim Tafaj e të tjërë, të cilët nuk i harroj kurrë…Pasi u çmallëm, shoku im Dhimitri më pruri vajzën time, Jolandën. Ajo ndodhej aty mbasi kishte ardhur me shkollën për të bërë praktikën në atë ndërmarrje. E kisha lënë Jolën 10 vjeç e tani ë gjeja 18 vjeç…Kur përqafova vajzën, u ngashëryem që të dy e nuk e lëshonim njëri-tjëtrin…Në ato minuta lumturie më fluturuan para syve tetë vjetet e burgut…, galeritë vdektare të piritit dhe bakrit në Spaç, ku punonim si kafshët, njerëz të shkelur në baltë, birucat e akullta ku mblidheshim kokë e këmbë lakuriq, kambanat alarmuese që mblidhnin rreshtat e ngrirë te të burgosurve e që ngjanin me rreshtat e ditëve boshe…skenat e shëmtuara në vetminë asfiksuëse të burgut!…Ngrita sytë përpjetë…U luta: “Zot, më jep forcë e shëndet të kujdesem për prindërit e fëmijët”…Vajza, akoma pa u shkëputur nga krahët e mi, më pyeti për nënën e babain për të cilët e kishte marrë malli…”
Pas disa ditësh i ati e çoi Jolandën në Belsh ku ajo u takua e u cmall me gjyshin e gjyshen…Aty Beqiri mësoi nga i ati se A. Sinani, inxhinieri specialist i fabrikës së bukës në Tiranë, kishte ardhur në Elbasan për t’u konsultuar me inxhinierin e internuar Eqerem Omari, për teknologjinë e përpunimit të dritherave të bukës. Dhe kjo nuk ishte hera e parë. Z. Eqerem jepte me kënaqësi pervojen e tij qe nga vendi i internimit. Beqiri u kthye në Tiranë e filloi të trokiste në dyert e të adresuarve dhe gjeti punë nëpër familje te ndryshme duke punuar si mobilier. Ai e njihte shumë mirë profesionin e mobilierit dhe punonte herë ketu, here atje, për të nxjerrë bukën e gojës. Pa shtëpi, pa pasaportizim…kushërinjtë kishin frikë ta afronin…”Shkoja vetëm sa për të fjetur natën vonë te familja e një kushërire dhe e lija shtëpinë që pa gdhirë për të mos më parë njeri. Pasuria e vetme ishte një biçikletë, e cila gjatë orës së çlodhjes, pasditeve, më çonte tek parku “Rinia” perballe hotel “Dajtit”. Shtrihesha në një bankinë dhe biçikletën e lidhja me zinxhir pas këmbës. Nuk e di në flija apo ëndërroja, duke kujtuar vitet kur isha pjesëtar i orkestrës në atë hotel luksoz, veshur me kostum serioz e me kravatë…Tash, pa plang e pa shtëpi, frekuentoja banjat popullore duke larë njëkohësisht edhe rrobat e trupit, të veshura në trup. Ndërresat i mbaja në biçikletë, e cila ishte edhe “shtëpia” ime...”
Familja e Beqirit zotëronte dikur toka në Levan të Fierit, por ai nuk gjente as dy pëllëmbë tokë ku të mbështëste kokën e të çlodhte trupin, i cili akoma ruante shenjat e torturave të burgut e të birucës... Mbas tre vjetësh jetë bredharake Beqirit i ra fati të punonte në familjen e një zyrtari. I zoti i shtëpisë, duke vleresuar se tepermi punën e shkëlqyer të duarve të Beqirit, ndërhyri pranë organeve shtetërore dhe i siguroi pasaportizimin dhe një vend pune si punëtor ngarkim- shkarkimi në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore. “Shokët e punës u gëzuan kur më panë përsëri pranë tyre dhe, falë ndihmës së tyre, u strehova në një bodrum nën tokë, që ishte pjesë e ndërtesës së ndërmarrjes…”Banesa” ime nuk kishte as drita, as ujë, por…sidoqoftë kisha një shtëpizë ku të futja kokën…Pikërisht atëhëre më erdhi lajmi i vdekjës së babait në internim, që më hidhëroi e më shkaktoi dhembje shpirtërore. Por hidhërimit të vdekjes iu shtua edhe lajmi i shëmtuar së nuk na jepnin leje ta varrosnim babën në qytetin e Elbasanit! Atë baba, i cili dikur, kur studionte në Francë, kishte fjetur në të njëjtën dhomë me bashkëgjirokastritin Enver Hoxha!...Me ndërhyrje të shumta u arrit më në fund të gjëndeshin dy metra tokë në varrezat e Elbasanit edhe për prindin tonë, intelektualin e shquar, që dallohej për idealet etike, qytetare e shoqërore. Nënën time të dëshpëruar, të vuajtur e të sëmurë, e mora për disa kohë të banonte me mua në Tiranë, duke e lënë vëtëm vëllanë me gruan dhe tri vajzat. Në atë bodrumin e errët erdhi të banonte edhe vajza ime, Jolanda, e cila nuk i ndahej gjyshes asnjë çast. Nuk kaluan dy vjet e na vdiq nëna, vdekje qe na pikëlloi pa mase mua dhe Jolandën…”
Duke përcjellë Fejzien në varreza, dukej sikur ajo dramatikisht merrte me vete të gjitha vuajtjet e familjes…, fatin ndjellakeq, ankthet dhe klithmat e së kaluarës, lotët e hidhur…
Dhe vërtet, pas asaj dite, vajzës i doli e drejta e studimit për në universitet, me përpjekjet këmbëngulëse e te jashtëzakonshme të baba Beqirit të “deklasuar”, kur prindër të tjerë “të klasuar” nuk arrinin dot t’i shkollonin fëmijët… Beqiri pati fat e u martua me Dylfiqarën, bijë nga një familje fisnike kavajase, e cila solli pak dritë në atë bodrum pa dritare…”Kur erdha të banoja në atë birucë,- thotë Dylfiqarja,- çdo mëngjes dyshemeja mbushej me ujë që rridhte nga muret. Ujin e pastronim me kova …Megjithatë ne krijuam një familje të ngrohtë e të pastër…Unë dhe Jolanda mundoheshim ta qetësonim e ta rehatonim zemrën e plagosur të Beqirit…Fejesa e Jolandës me Dhimitrin nga Durrësi dhe martesa e tyre ishte fillimi i jetës së re…”
MIRË SE ERDHE NË SHTËPINË TIME, MISTER TONY LLOYD
Për disa minuta Bëeiri po zgjidhte e veçonte videokasetat, deri sa nxori njerën prej tyre dhe e vendosi në boks. Në ekranin e televizorit u shfaq mjedisi i një apartamenti të bollshëm e modern, me pajisje e mobilim të kohës, me vizitorë që hynin e dilnin duke u përshëndetur me Beqirin dhe Qarën (Dylfiqarën).
“Sa e sa lot ishin derdhur nga njerëzit e familjes sonë,- tha Beqiri,- deri sa fitoi demokracia, deri ditën që arritëm të banonim në këtë apartament me tri dhoma e me shumë dritë, që e keni ketu, para syve. Më 1996 lamë bodrumin në kazermat e Ali Rizait në Qytetin e Nxënësve dhe erdhëm të banojmë në Tiranë, në pallatin e të përndjëkurve politikë, në Rrugën e Kavajës.”
Pallati i të përndjekurve ishte ndërtuar me ndihmën e fondeve nga Evropa e Bashkuar nën inspektimin e shtetit anglez. Ministri i Punëve të Jashtme i Anglisë, z. Tony Lloyd, mbulonte shtetet e Ballkanit në ato vite. “…Akoma pa u mësuar me salltanetet e shtëpisë së re, që s’u besonim dot syve,- flet me humor Beqiri,- trokasin në derë (akoma s’na kishte ikur frika nga trokitjet e derës!) dhe kësaj here na erdhi haber i mire:… pas një jave do te vinte mysafir në shtëpinë tonë zoti Tony Lloyd.” Më tej s’ishte nevoja të fliste i zoti i shtëpisë, sepse ne e ndiqnim vizitën në televizor. Z. Lloyd u përshëndet më Beqirin, Xhemilin, me pjesëtarë të familjes dhe disa miq të shtëpisë, të përndjëkur politikë. Sipas zakonit, zotin Lloyd e ulën në krye të vendit…”Shikoni si e kishte mbushur tavolinën Beqiri,- bën shaka Qarja,- nuk kishe nga t’i lëvizje duart nga gjith ato lloje te ngrenash e te pirash!”
“-Zakoni i shqiptarit!”,- tha Beqiri dhe na tregoi me gisht znj. Katrina, zëvëndësambasadoren e ambasades angleze në Tiranë.- “Ishte 6 shkurt 1998, -vijoi Beqiri,- pallati ynë u rrethua me policë…Erdhi znj. Katrina e na tha së z. Lloyd do të rrinte vetëm 20 minuta. Por miku anglez, i shoqëruar nga punonjës të ambasadës, ndenji në atë banket një orë e 20 minuta dhë ju e shihni në film se sa i kënaqur duket. Ai bisedoi me mua, me Musa Maçin dhe me Agim Mustën, i cili pat formuar partinë socialdemokrate në Tiranë më 1962…Unë nuk dija anglisht, por me ndihmën e përkthyesit ia thashë se ia thashë nja dy fjalë zotit Lloyd: …” Fajtor kryesor për tragjedinë në Shqipëri është Çurçilli,”- i thashë…”Pse?”,- më pyeti ai…”Sepse ai shpëtoi vetëm Greqinë nga komunistët, kurse ne na la me Stalinin, dhe ja…, po vuajmë akoma edhe sot e kësaj dite…Mbetëm për 50 vjet jetimë, pa prona e pa liri!...”
Zoti Lloyd kishte parë foton bardhezi të një oficeri, varur në mur, dhe kishte pyetur: “Kush është ai?” …”Është vëllai im që ma ka vrarë komunizmi”, -i ishte përgjegjur Beqiri.- “Por nuk duam hakmarrje…duam të veprojë drejtësia!”
Z.Lloyd ishte ngritur në këmbë dhe e kishte përqafuar Beqirin duke i thënë: “Keni të drejtë!”
NJE JUBILE I TRISHTUESHËM
Në fillim të viteve ’90 dy vëllezërit e Gramozit u vunë në kërkim të eshtrave të tij, pas shumë përpjekjesh për të mësuar vendin e ekzekutimit, i cili ishte në Zall të Kirit, por vetëm kaq. Ku ishte varrosur? Disa dëshmitarë supozonin se trupi i pajetë i Gramozit ishte sjelle në morgun e Tiranës për t’i shërbyer praktikës së studentëve të mjekësisë, por edhe kjo nuk konfirmohej zyrtarisht. …” Plaga ime ende pikon vrer,-ofshan Beqiri, ndoshta dhe shpirti i tim vëllai ende fluturon dhe kërkon një vend ku të prehet.…Familja jonë as e pa ate, as e dëgjoi zërin e tij të ëmbël, të dashur… tamam naten gazmore të Vitit të Ri, kur njerëzit këndonin e vallezonin, vëllai ynë 28-vjecar, me dridhje të zemrës qëndronte pas hekurave të qelisë e priste me agoni ditën e re, pse jo, t’i gëzohej edhe një dite në qoftë se i jepej. Por ai s’e gëzoi as atë…U shua jeta e një djali të ri në familjen Omari në kohën që ne prisnim dasmën e tij…Miqtë e shokët u tronditën për këtë dënim makabër.”
Pikërisht këta miq e shokë, familja, kolegët e mjekësisë e të artit, tridhjetë vjet më vonë, në tetor 1998 organizuan një mbrëmje përkujtimore në sallën e Lidhjës së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, kushtuar 60-vjetorit të lindjes dhe 30-vjetorit të pushkatimit të mjekut dhe muzikantit Gramoz Omari. Mbrëmja filloi me fjalimin e shkrimtarit Skifter Këlliçi, i cili pat qënë edhe shok fëmijerie me Gramozin. Midis të tjërash, ai vuri në dukje aftësitë intelektuale dhe artistike të Gramozit, vullnetin për të mësuar gjuhë të huaja, bibliotekën e tij me libra të shumte që lexonte…, ëndrrat, të cilat ai, për fat të keq, nuk i plotësoi dot, iu ndërprene në lulen e rinisë. Beqiri në atë mbrëmje shprehu dhembjen që atë natë aty mungonte vëllai i dashur, ëndrra e të cilit ishtë liria, demokracia dhe muzika. Ai e konsideroi fatkeqësinë e vëllait e të familjes së tij si pjese te tragjedisë kombëtare që u shkaktua nga komunizmi. Foli më tej muzikanti Robert Radoja, i cili luajti së bashku me Lorenc Radovanin një pjesë të një kompozitori italian që i pëlqentë Gramozit. Skënder Sallaku solli kujtime nga jeta që kishin kaluar në Estradën e Ushtrisë së bashku me G.Omarin, A Krajkën e të tjerë. Shokët e Gramozit hodhën poshtë akuzën e dënimit: “Tradhti e lartë ndaj atdheut!” Kur jepnin shfaqje me estradën nëpër repartet ushtarake të kufirit, ata, padashur, e kishin kaluar disa herë kufirin…Rastet kur Gramozi mund të arratisej ishin me qindra…Artisti i njohur i skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika foli per hidhërimin që ndjeu kur mori lajmin se kishin pushkatuar një të ri plot energji dhe talent në art. Më tej shkrimtari Zyhdi Morava recitoi një poezi kushtuar Gramoz Omarit në 60-vjetorin e lindjes: “ Ti mund të ishe sonte mes nesh, / Gramoz, i qeshur, si qershia kur qesh/…/Ëndrrat e tua, zogj që bridhnin pa frikë, /Binjake të lirisë bërë copë e çikë,/…/I bukur, i mëncur, i dashur, i zgjuar, /Dashuri e liri, qenërisht pushkatuar, /Sfidë e së keqes, të ndjejmë mes nesh, /Gramoz, i qeshur si qershia kur qesh…/
NJË IKJE PA THËNË “LAMTUMIRË”
Beqir Omari dhe bashkëshortja e tij Dylfiqarë udhëtuan drejt brigjeve të Amerikës në tetor 1999 si azilantë politikë, duke lënë prapa fantazmat e së kaluarës. Ata sot jetojnë në Kuinci (Quincy), Mass, ku bëjnë një jetë të qete duke qeverisur shtëpinë por edhe duke ndihmuar familjen e Jolandës në shtëpinë e saj të posablerë në South Shore. Por kujtimet janë gjithnjë aty, pranë sofrës, tek fotografitë, letërkëmbimet me miqtë e të afërmit, koleksionet e gazetave. Beqiri mban korrespondencë me ish- të përndjekurit politikë që banojnë në atdhe e në SHBA, si edhe me liderët e disa organizatave patriotike. Ata shfaqin shqëtësimin e tyre lidhur me qeveritë shqiptare, të cilat nuk kanë bërë aq sa duhet për kujdesin dhe për kthimin e pronave të ish familjeve të përndjekura.
…Gazeta lokale “Thë Patriot Lëdgër” e Kuincit ka botuar një shkrim kushtuar familjes Omari me titull “Refugjati shqiptar gjen paqe gjatë qëndrimit në Amerikë”, ku sipas kujtimeve, përshkruhet shkurtimisht jeta e familjes Omari me vuajtjet e njëpasnjëshme. Gazetari heq vija paralele mes tmerreve të jetës së Beqirit dhe tragjedive të shumë familjeve refugjatësh nga Kamboxhia, Vietnami etj, që banojnë në Amerikë, në atdheun e tyre të dytë dhe hedhin rrënjë në komunitetin amerikan…”Miqësia me Amerikën e madhe na ka shpëtuar…, sepse SHBA na është gjëndur dhe na gjëndet neve shqiptarëve në kohë të vështira…”,- i pohon B.Omari gazetarit intervistuës.
…Beqiri çdo ditë pi kafen ulur në kolltuk pranë dritares dhe e tret vështrimin tej në horizont ku përplasën dallgët e Atlantikut…Kthimi pas te kujtimet i ngjan vuajtjes…një prangimi psikologjik…Kujtimet e ish- të burgosurve politikë që kanë mbijetuar, janë “arkiva të gjalla” të përndjekjeve, hetimeve, gjykimeve dhe e ndalimit të lirisë për motive politikë…dhe ky ishte një terror masiv, që i zgjaste metastazat e kalonte cdo prag shtëpie, duke bërë fole në shpirtrat e trazuar dhe frikësuar të njerëzve.…Zai Fundoja, komunisti idealist i Kominternit, ka deklaruar: “Komunizmi, që ne e idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanait nga ligësitë…” Për të vijuar më tej me thënien e don Pal Gjinit: “Bolshevikët…, zotnuësit e tokës…, po të mundnin, do t’i hidhshin dinamit edhe qiellit, për me zhdukë Zotin e Gjithësisë”…Beqirit s’i ndahet shqetësimi për të gjetur eshtrat e të vëllait…Ecejaket e familjarëve që kërkojnë eshtrat e të afërmve nuk kanë te mbaruar… ”Kur më ra goditja e dytë cerebrale,- kujton Beqiri,- arrita t’i belbëzoj me fjalë shqip mjekut amerikan: “Doktor, mos më lër të vdes pa plotesuar një amanet që më kanë lënë prindërit e mi…U kam premtuar të kthehem në vendlindje, t’i gjej eshtrat e tim vëllai e t’i varros pranë varreve të tyre…” Doktori, qe ishte me origjinë egjiptiane, nuk i kuptoi fjalët shqip të Beqirit, por falë mbiemrit të tij “Omari”, pas shërimit i tha: “Të shërbeva siç mund t’i shërbehet një vëllai!”
…Jolanda, vajza e Beqirit, dhe drita e syve të tij erdhi në SHBA më 1997 me strehim politik. Ajo filloi punën në Universitetin e Bostonit si office manager (përgjegjëse zyre), ndërkohë që vazhdonte masterin për psikologji. Dhimitri, i shoqi, punon në World Trade Center të Bostonit. Që nga fëmijëria e deri sot, nënë e dy djemve, si tek kukullat ruse zhigonje, Jolanda ruan në thellësi të shpirtit dashurinë, mirënjohjen dhe respektin për gjyshërit Omari. “Gjyshi Eqerem dhe gjyshja Fejzie kanë qenë cifti më ideal që kam njohur deri më sot, -thotë ajo.- Nga gjyshi kam kujtim mësimet e para të anglishtes, nga gjyshja, përkujdesin dhe ëmbëlsinë që mund ta dhurojë vetëm shpirti i një gjysheje. Mbaj mend një dhomë të tërë mbushur me libra në gjuhën italiane, frenge, angleze dhe libra të vjetër në gjuhën shqipe. Mbaj mend se ditën që na internuan dhe arrestuan babane në sytë e mi, gjatë kontrollit që u bë në dhomë, u shkatërruan e u shpërdoruan gjithë ata libra. Gjyshërit e mi nuk e meritonin atë fat!...Babai im është goditur shumë rëndë nga diktatura komuniste dhe si të gjithë viktimat që e kaluan aq rëndë atë periudhë, ai sot është “invalid mendor dhe emocional”…Që nga ajo ditë kur babai doli nga burgu e deri sot unë jam munduar t’i qëndroj pranë, por ky është një rol tepër i dhembshëm dhe i vështirë, pasi unë nuk mundem dot t’ia shlyej nga kujtesa tmerret e diktaturës. Skenat e vuajtjeve e të tmerrit i janë skalitur në tru dhe ai nuk do t’i harrojë kurrë ato”… “Mbase dy djemtë tuaj i japin kurajo dhe paqë gjyshit Beqir”, - i them unë. “Djalit të vogël ia kam vënë emrin “Gramoz”, kështu, baba Beqiri vazhdon ta thërresë në emër edhe sot vëllane e tij të dashur… Dy djemtë e mi Kristi dhe Gramozi studiojnë në një gjimnaz privat me rezultate shumë të mira në mësime, duke na bërë krenarë ne si prindër dhe gjyshërit Omari. Djemtë e mi janë gjithashtu të angazhuar në mësimet e pianos, në mësime private për aerodinamikën dhe gjithashtu aktivizohen në baskëtboll. Kristi ka dhënë disa koncerte me piano, pjesë të Shopenit, ndërsa Gramozi sapo fitoi konkursin e gjeografisë dhe mori çmimin e parë për shkollën e tij. Kristi, kur mbaroi klasën e tetë, mori një letër nga presidenti Bush, i cili e përgëzonte për arritjet e shkëlqyera në shkollë.”
Kur flet për nipërit e vet, Beqirit i vezullojne sytë nga një refleks i dridhshëm si drita. “Përvec studimeve, -shton ai,- djemtë merren edhe me muzikë…, shkon pas damarit të familjes sonë. Ata të dy shpesh luajnë piano së bashku dhe japin koncerte për banorët në pallatin ku banon gjyshi e gjyshja. Kristi e Gramozi luajnë me partiturat e xhaxhait, Gramozit, por ato janë më tëpër për fizarmonikë. Partiturat e vjetruara nga vitet ata i ruajnë si relike të shenjta nga xhaxhai i tyre”,- përfundon i ekzaltuar Beqiri.
…Tashmë dita e shkurtër e janarit ia kishte lënë vendin natës së errët, e cila i ngjante një mikrobote me thirrje fatndjellëse buçimtare. Atë çast kisha në kraharor një ndjesi të zgavërt…Kishin kaluar 38 vjet nga 31 dhjetori i vitit 1968 dhe ne shtëpinë e Omarëve nuk festohet Viti i Ri. “Trokëllima e gotave në veshët e tyre ushton si breshëri plumbash…!”
Boston, janar 2007
Mbresa e kujtime nga takimi me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare ne Nju-Jork, prill 2006
Nga ROZI THEOHARI-- Boston Dhjetor 2006
Me 17 prill 2006 ne bostonianet ndoqem me interes Maratonen e Bostonit, e cila eshte nena e maratonave me pjesemarres nga e gjithe bota. Te nesermen, me 18 prill, u nisem nga Bostoni me makine dhe, fillimisht, pershkuam po ate rruge ku kishin vrapuar maratonistet nje dite me pare. Udhetonim per ne qytetin e Nju- Jorkut per te marre pjese ne darken e diaspores shqiptaro-amerikane me te ftuarin e nderit zotin Ismail Kadare dhe, nderkohe, reflektoja per maratonen letrare te shkrimtarit tone te shquar. Me vinin nder mend dy vargjet e para te nje vjershe qe e kam shkruar per Kadarene me 1969, ne Tirane:I.K.—inicialet e emrit tuaj / IK…IK…Rend, or rend…/Duke nisur udhetimin neper bote, vepra e tij kaperceu male e oqeane dhe u be prone, mesazh e retorike e lexuesve te racave e kulturave nga me te ndryshmet. “Kadareja eshte i pari shkrimtar ne historine e Shqiperise qe arriti te vendose letersine shqiptare ne harten e letersise boterore. Per mendimin tim, kjo eshte merita e tij me e madhe,” - ka thene prof. Peter Prifti. Sipas vleresimeve te analisteve dhe studiuesve: “…Kadareja ofron nje fuqi te rendesishme ne gravitetin e se bukures ne letersine e sotme boterore.” “…Kadareja ka qene dhe mbetet “banor” i lagjes se shkrimtareve me te medhenj boterore te gjalle deri me sot… Ka “biznesin” e tij te librit ne Evrope…, jep leksione ne universitetet me te njohura te Evropes dhe Amerikes, ka marre cmimet me te medha letrare te pothuaj gjithe shteteve kryesore evropiane”. “…Cdo popull do te ishte krenar te kishte ne gjirin e tij nje shkrimtar si ai, i cili eshte trupezuar me se miri me historine e kombit.” “… Ismail Kadareja do ta projektoje labirintin me impresiv te izolimit shqiptar gjate shekujve…per t’u dhene librave cilesorin misterioz te gjithanshmerise.” “…Kadareja nxjerr ne drite shkaqet e ndertimit te labirintit-atdhe gjate disa perandorive te mbijetuara nder shekuj e njekohesisht sugjeron edhe shtegdalje.” “…Kadareja e paraqet ne shtrirje vertikale shekullore botekuptimin shqiptar…; eshte tjeter gje te studiosh rrenjet dhe tjeter te studiosh frutat kur gjate historise pemes i eshte bere nje shartim…”, argumentim ky qe u kundervihet synimeve goditese te kundershtareve te shkrimtarit Kadare dhe qe gjen miratimin e kritikeve te rinj. Ai ishte ndergjegjja e asaj levizjeje intelektuale dhe e levizjes studentore qe u ngrit kunder diktatures.“Ne me te rinjte,- thone ata,- e dime tashme se te jetoje e te krijoje me dinjitet nen nje diktature ose nen nje pushtet kolonial ishte nje therori, nje harakiri. Prandaj eshte mund i kote vertitja e se kaluares pro ose kunder dikujt qe ka qene i denuar te jetoje ne te atilla kushte.” etj. etj.Vleresimi i vepres se Kadarese u takon kritikeve letrare dhe teoricieneve. Por ka edhe nje vleresim tjeter, ai i dashamiresve, lexuesve, pse jo, edhe i kolegeve, kudo, ne atdhe e ne bote. Vleresim jo vetem per arritjet e larta te nivelit artistik te veprave, por edhe “heqje e kapeles”, nje vleresim e respekt per punen e papushuar e tejlodhese ne dhjetera vite te shkrimtarit tone. Ismaili eshte nje “murator i letersise” qe ngre mure e nderton fortesa jo mbi rere, por mbi shkemb, duke e zgjedhur gurin te forte, te bukur e duke e skalitur me sqime e durim…, keshtu vepra e tij do t’u qendroje tufaneve e shekujve.Kadareja nuk ka nevoje, kohe dhe nge per lavderime. Ai eshte nje “medites” i kombit te vet, prandaj ta leme te qete te punoje e, mbase, ndonjehere edhe te clodhet.Si lexuesit e sotem ashtu dhe ata qe nuk kane lindur akoma, nje maratone e vertete admiruesish, do te magjepsen me magjine kadareane, me mjeshterine skalitese faikkoniciane te fjales, me mendimet dhe rezonimet, me fantazine dhe simboliken qe perdor shkrimtari yne ne poezi e ne proze, ne esete dhe ne publicistike, duke shperndare ne hapesire dhe ne kohe mesazhet e perjetshme te historise se popullit te tij. Duke lexuar veprat e shkrimtarit tone te shquar te ngjallet nje dashuri e pamate dhe respekt per gjuhen shqipe ku fjalet e saj te zgjedhura emocionalisht, si ne nje kaleidoskop zbukurohen nga simetrite e ndritshme te shpirtit kadarean.Kodi i gjuhes se dyfishte te Kadarese, qe vetem ai di ta perdore, shoqerohet ndonjehere edhe nga trajektorja e te shkruarit me qellim te dyfishte, per lexuesin shqiptar dhe per te huajin. E pare ne kete prizme, vepra e Kadarese sot vleresohet nga diaspora per faktin e perhapjes gjeografike te saj perkrah rrugetimit te shqiptareve neper bote. Lexuesit shqiptare dhe lexuesit e huaj te vepres se Kadarese sot jane me prane se kurre ndonjehere. Lexuesi shqiptar, i shperndare ne gjithe rruzullin, e lexon vepren e Kadarese edhe ne gjuhe te ndryshme qe ai parapelqen. Dhe ai ndihet i befasuar dhe krenar kur diskuton e shkemben mendime me lexues te huaj per shkrimtarin tone, duke filluar qe nga diaspora shqiptaro-amerikane ne veri, ne Alaske, e deri te lexuesit amerikane ne Jug, ne Dallas. Pedagogu Gjeke Marinaj ne kolegjin “Richland” te Dallasit, Teksas, SHBA, ka futur librin “Ura me tri harqe” ne programin mesimor me studentet. Z.Marinaj thekson se duke u dhene studenteve oportunitetin te studiojne nje shkrimtar te kalibrit Kadare, ai i fton ata te hyjne ne nje univers krejt te ri letrar per ta dhe te perfitojne nga thesaret e letersise se Ballkanit e te krejt Evropes Lindore. “Letersia dhe artet, ka thene Kadareja, jane nder mjetet me te efektshme dykaheshe: per zbutjen e se keqes brenda vendit dhe per rrezatimin e se mires, te se fismes, jashte vendit, tek popujt e tjere me te cilet duam te jetojme se bashku ne familjen evropiane.”Vepra dhe idete kadareane i ngrene ne nje nivel te larte kulture marredheniet e shqiptareve te diaspores me komunitetin ku ata punojne e banojne. Idete e vepres se Kadarese frymezojne shqiptaret e diaspores kudo qe ndodhen ne bote, t’i duan, t’i respektojne e t’i mbrojne interesat e kombit shqiptar. Gjithashtu shkrimtari yne keshillon mijera familje shqiptare qe jetojne ne mergim, t’ua mesojne femijeve gjuhen e nenes… “Gjuha shqipe ka nje histori paralele po aq dramatike sa vete kombi,- thekson Kadareja.- Ndalimi i shkrimit te saj per pese shekuj ka qene nje tragjedi e paperfytyrueshme…Shqiptaret duhet te behen te ndergjegjshem per vendin qe ze gjuha e tyre ne harten boterore te gjuheve…; mund te thuhet se statusi i saj e kapercen dukshem ate te vete Shqiperise.”Ismail Kadareja dhe vepra e tij sot i perket pasurise se kombit. Trualli shqiptar nxori ne shekuj e vazhdon te nxjerre figura te medha, heronj, shenjtore, shkencetare, juriste, diplomate, artiste.1. S H E N I M E N G A D I T A R INdihem e privilegjuar qe ruaj disa kujtime te vogla, ne vite, nga takimet e mia me Ismail Kadarene dhe bashkeshorten e tij, Elenen. Ne nje nga ditet e nxehta te korrikut 2000 po shetisnim me nje shoqe amerikane ne buze te oqeanit, ne plazhin e Nahantit, Massachusetts. Ne veranden e nje vile nje ledi e rehatuar mbi nje poltron komod, po lexonte nje liber. Nga kopertina dallova “Keshtjellen” e Ismail Kadarese ne frengjisht. Ndala hapat. Ndjeva rrahje zemre e gezim. M’u duk sikur kisha pushtuar boten. Ne fakt, Ismaili e ka pushtuar boten!... “Keshtjella” nuk m’u nda nga mendja ate dite dhe, para se te flija, kur rashe ne qetesi, m’u kujtua dicka qe e kisha harruar prej kohesh.Nga mesi i viteve ’ 60 punoja ne administraten e Bashkimit te Grave, ne Tirane. Nje mengjes erdhi ne zyren time Elena Kadareja (punonim ne te njejten ndertese) dhe, me nje lloj shqetesimi, me tha se Ismailit i ishte mbaruar letra me te cilen po shkruante “Keshtjellen”. Kishin kerkuar te blinin ne treg, por e tille leter gjendej vetem neper zyra.Mblodha letren qe kishte tepruar nga daktilografistja, ia mbeshtolla ne nje pako mbi te cilen shkrova aty per aty:Te lumte, moj leter,Cfare fat, per bese,Te shkruaje mbi tyPena e Kadarese…Fillimi i viteve 60’ te shekullit te kaluar me gjeti ekonomiste ne Drejtorine e Ekonomise Komunale ne Tirane, ne degen e statistikes. Cdo muaj pergatisja evidencat e prodhimit, si republike, te ujit te pijshem dhe energjise elektrike, te cilat ia dergoja kryeministrise. Tabelat me numrat pa mbarim ia diktoja daktilografistes Bedrie Dobi, nje grua e sjellshme e gjithnje e qeshur me te cilen pata lidhur miqesi. Kur erdhi gjenerali italian per te mbledhur eshtrat e ushtareve italiane vrare gjate Luftes se dyte Boterore, punimet e germimeve dhe sherbimet e tjera iu ngarkuan Drejtorise sone komunale. Te gjithe nepunesit e zyrave u perfshine ne fushaten…eshtrambledhese sipas sektoreve ku punonin. Ne grate e zyrave blinim shampanje, fruta e embelsira dhe rregullonim tavolinat e banketit ne ditet kur gjenerali dhe prifti vizitonin Drejtorine tone. Ne nxitonim me pjatanca ne duar, sa here-here edhe pengoheshim ne ndonje thes me kocka skeleti lene diku ne qoshe te korridorit te erret. Rastiste qe emri i ndonje ushtari nuk perkonte me listen qendrore dhe eshtrat e tij silleshin perkohesisht ne zyrat tona, gje qe na fuste llahtaren neve, grave. Por edhe zbaviteshim kur pastruesja jone, Vasilika, sa here e shikonte gjeneralin tek shkallet e oborrit, i delte para dhe i kendonte kengen “Siciliana bruna”, te cilen e kendonin ushtaret italiane qe ndodheshin ne fshatin e saj gjate luftes.Mua dhe Bedries na ra gjithashtu detyre te punonim vullnetarisht per te daktilografuar listat emerore te ushtareve italiane. Une ulesha prane tavolines se saj te shkrimit e lexoja emra pa mbarim: Vincenco, Augustino, Roko, Roberto, Xhani…Shpesh, nderprisnim leximin dhe perpiqeshim te perfytyronim se cfare fytyre dhe floke pat pasur ky Vincenco, ose numeronim sa Roberto e Roko perseriteshin ne nje faqe. Nje dite erdhi shefi i administrates dhe na terhoqi verejtjen pse i shtypnim emrat vetem ne nje kolone dhe harxhonim kot letren, “te cilen shteti e blinte me flori!”. Per te kursyer shtetin, Bedria filloi t’i shtypte emrat e ushtareve italiane ne dy kolona per cdo faqe dhe ato germat e zeza na dukeshin si radhe ushtaresh qe marshonin krah per krah ne dy rreshta, ne deboren e bardhe te letres…Kur clodheshim, Bedria me mesonte si t’i shtypja ne makine vjershat e mia te para. “Kemi dhe ne nje nip qe shkruan poezi!”,- me thoshte ajo. Nuk e dija se ky nip ishte Ismail Kadareja, gje qe do ta mesoja me vone, ashtu sic do te mesoja edhe lajmin se shkrimtari i ri i talentuar, Kadareja, po shkruante nje liber per gjeneralin italian. Deri diku ne me Bedrien, tezen e tij, i kishim siguruar “lenden e pare”.…Ai shpejt e botoi “Gjeneralin…” dhe, kohe me vone, ne nje konference te shkrimtareve ne Pallatin e Kultures ne Tirane, rrinin ulur me radhe shkrimtaret Vath Koreshi, Teodor Laco, Fatos Arapi, Agim Cerga, Loni Papa, kurse ne nje rresht pas tyre isha ulur me gazetaret Lavdi Leka e Shpresa Kamani. Shpresa Kamani murmuriti dicka ne rreshtin e shkrimtareve. Sakaq u perhap nenbuze lajmi, akoma i papublikuar, per jehonen qe kishte pasur ne France “Gjenerali…” i perkthyer ne frengjisht. Kerkuam me sy dhe gjetem Ismailin dhe Elenen ulur ne rreshtin e dyte. Asgje nuk pikasa ne fytyren serioze te Kadarese, asnje grime gezimi, lavdie apo krenarie…Me Ismail Kadarene dhe me bashkeshorten e tij, Elenen, njihem qysh ne vitin 1967. Ne vitin 1969 botova librin tim te pare dhe, kur shkova ne shtypshkronje te merrja kopjen e pare, rruges, ndala hapat para nje librarie. Ne vitrine pashe nje liber te Kadarese. Dite me vone ne librari pashe edhe librin tim. Me dukej dicka e pabesueshme qe libri im shitej ne te njejten librari! Kur shkoja me shoqet e mia shkrimtare Shpresa Vreton e Zhuliana Jorganxhiun ne Lidhjen e Shkrimtareve e kur takonim aty Kadarene, Driteroin apo Arapin, na dukej vetja si nxenese.Ruaj kujtime te pashlyeshme ne vite, nga takimet dhe bisedat me ciftin Kadare. Ata me pyesnin me dashamiresi per krijimtarine time, dhe kur i dhashe librin e tij “Motive me diell” per nje autograf, shkrimtari i madh Kadare ka nenshkruar kete kushtim:“Rozit, qe e do aq shume letersine.” Shkrimi i tij ishte i imet, i nxituar, i palexueshem mire.“E diel, 24 gusht 1969. Mengjes. Bie telefoni dhe sikur zgjohem kur degjoj zerin e embel te Elenes. Sa here me telefonon ajo, ndihem e gjalleruar. Por sot ajo me gezoi e me befasoi me dicka tjeter. Me tha se Ismaili e kishte lexuar e pelqyer tregimin tim “Mushamaja”.“…E pamundur!... C’fat!...”- mermerita me vete. Sakaq m’u mor fryma dhe nuk mundja te flisja. Arrita te thosha vetem nje “faleminderit”. Sot per mua eshte feste. Me siguri, shtepia do te mbetet pa dreke!”(PS. Tregimi im “Mushamaja” ben fjale per nje turist gjerman ne plazhin e Durresit, qe vertitet ne rere rreth tendes se nje familjeje korcare, e cila, per t’u mbrojtur nga dielli, ka perdorur nje mushama laramane te ushtareve gjermane nga Lufta e dyte Boterore.) Kur ishte ne profesion te lire, Kadareja vinte ne Lidhjen e Shkrimtareve, takohej me shoket e tij, pinte kafene e bisedonte ne kolltuket e salles se Lidhjes. Ato ishin biseda te clireta ndermjet miqsh, qe shkembenin thjesht e natyrshem pervojen e tyre krijuese. Ne to s’kishte poza e retorike, por pikerisht ky fakt bente qe keto “kuvende” te vogla te terhiqnin si me magnet krijuesit dhe shkrimtaret e rinj, te cilet perpiqeshin te huanin pak maja nga brumi kadarean.Ne nje konkurs letrar kombetar Kadareja ishte kryetari i komisionit per vleresimin e dramave. Une isha nje nga anetaret e ketij komisioni. Megjithese Ismaili ishte shume i zene me shkrimet e veta, i lexonte te gjitha dramat (mbi 60) dhe mbasi degjonte me durim verejtjet e te gjithe neve, anetareve, jepte edhe ai mendimin e tij. Duke e njohur me nga afer ne mbledhjet e komisionit, me bente pershtypje sjellja e tij e vecante: i perpikte ne orar, serioz, i respektueshem, i ndershem, i dashur me koleget. Mbaj mend edhe kete: asnjehere s’iu ndodh ne xhep nje stilolaps ose laps. I jepja une stololapsin tim ngjyre gri, te cilin e ruaj ne Tirane si relike.Im shoq i ndjere, mjeku Viktor Theohari, gjithashtu eshte takuar disa here me Kadarene, sidomos kur ky i fundit e kishte te nevojshme t’i bente disa pyetje sqaruese qe lidheshin me mjekesine, gjate kohes qe shkruante “Keshtjellen” dhe “Dimrin…” Viktorit i pelqente t’i lexonte librat e Ismailit edhe ne gjuhen italiane dhe frenge. Nje dite, kur u ktheva nga puna ne shtepi, im shoq po lexonte “Prilli i thyer”. Ai ngriti paksa syte nga libri e me tha: “Uroje Ismailin nga ana ime dhe thuaji se me “Prillin e thyer” dhe “Uren me tri harqe” ai ka kaluar veten.”Nje tjeter pjesetare e familjes, vajza jone, e cila punonte si perkthyese-redaktor e ne Shtepine Botuese “Naim Frasheri” ne Tirane, ishte perfshire ne punen parapergatitore per botimin e librave te Kadarese dhe ka marre libra me autografin e autorit.Pastaj erdhi 26 tetori i 1990-s dhe une kam shkruar ne ditar:“…Mengjes i muget…Ere e ftohte me shi. Ne gazeten “Zeri i popullit” lexova lajmin e papritur per largimin e I.Kadarese nga atdheu (dhe mallkimin). U nisa per ne zyre. Rruges mjegull. Njerezit ecin si te shastisur, shohin njeri-tjetrin ne heshtje e habi. Kalova uren e Lanes. Ne autobus qetesi e pazakonte. Akullime. Njerez te kontraktuar brenda partesyve. Duket sikur nje mjegull e padukshme ua ka mbeshtjelle trurin e i ka nemitur. Heshtje. Biseda sysh. Shprese.I.K….IK, IK…”Do te iki…”Edhe ikjen e bere poetike…Sic do te pohonte vete shkrimtari ne vitin 1991: ”Vendimi per te lene vendin tim eshte vazhdimi logjik i asaj qe kam mbrojtur ne vepren time.” Dhe me 1992: “ Une nuk pretendoj te kem vecse meriten e shkrimtarit. Kjo me mjafton per te thene se une kam qene ne anen e demokracise.”Nje tjeter flete nga ditari. Tirane, 6 maj 1992:“…Nga lajmet e mbremjes te Televizionit morem vesh per kthimin per here te pare te Ismailit dhe Elenes nga Parisi ne Tirane. Pastaj u shuan dritat dhe, si zakonisht, nuk erdhen me. Neper erresire ndeza qiririn dhe iu afrova telefonit. Formova numrin dhe… ne cast degjova zerin e bute e te ngrohte te Elenes.- Mire se ardhet! - i thashe.- Na u duk sikur u plotesua hena !- Sa bukur e the!,- foli ajo nga ana tjeter e telefonit.”2. SHENIME NGA DIASPORA SHQIPTARO-AMERIKANEE MASSACHUSETTSITIsmail Kadareja me bashkeshorten e tij Elena vizituan Bostonin ne fillim te vitit 1990. Ata u mirepriten nga At Artur Liolini, nga organizata “Albanian Humanitarian Aide, Inc.”, si dhe nga bashkatdhetaret e Bostonit dhe te qyteteve perreth tij. Me kete rast, ne Katedralen e Shen Gjergjit, me nje pjesemarrje prej 300 shqiptaro-amerikane sh u mbajt nje promovim per vepren e shkrimtarit te shquar shqiptar, i cili u paraqit prej At Artur Liolinit. Intelektualet dhe anetaret e tjere te kolonise shqiptaro-amerikane te Bostonit e te Nju-Inglandit u interesuan per letersine shqiptare ne pergjithesi dhe per krijimtarine e Kadarese ne vecanti. At Liolini tregon per pershtypjen e madhe qe beri ne salle fjalimi i mbajtur nga shkrimtari i mireseardhur. “Ishte nje fjalim i prekshem, qe te ngrinte lart ndergjegjen kombetare, ashtu si mesazhet qe lexojme ne faqet illuminose te librave te tij”, -thote At Liolini.Gjithashtu At Liolini pershkruan me nderim castin kur Ismail Kadareja u ul ne karrigen dhe ne tavolinen e thjeshte prej druri, tavolina personale e imzot Fan Nolit, ku peshkopi shkruante predikimet e perkthimet e tij. Ishin caste emocionuese per shkrimtarin shqiptar qe firmoste librat e vet ne ate tavoline, por ishin minuta emocionuese edhe per te pranishmit e salles qe ndiqnin ate skene.Duke komentuar krijimtarine e Kadarese, At Liolini vlereson pervojen e gjere qe ka fituar shkrimtari gjate disa periudhave transformimi qe ka kaluar kombi shqiptar, periudha kalimtare, plot rreziqe e shpresa. “Ne librat e tij, -thekson At Arturi,- permblidhet koshienca jone kombetare me referenca pikante qysh nga koherat me te lashta te historise sone te larmishme, gjate shekujve e deri sot. Proza e tij dhe konfiguracioni i permbajtjes, epikat, legjendat dhe faktet historike i shkaktojne habi e admirim jo vetem lexuesit te thjeshte, por edhe shkrimtareve, shkencetareve dhe analisteve te mbare botes. Vepra e Ismail Kadarese eshte nje “answer” (pergjigje) e pyetjes “cili eshte shqiptari?”, - perfundon i nderuari At Liolin. Gjate qendrimit ne Boston Ismail dhe Elena Kadareja u priten miqesisht edhe nga patrioti Anton Athanasi dhe familja e tij ne restorantin e tyre te degjuar “Pier 4” ne Boston.Publicisti i nderuar i Bostonit, z. Van Christo tregon se e ka takuar kater here Ismail Kadarene. Ne nje nga keto takime ai e ka intervistuar shkrimtarin shqiptar dhe artikullin e ka botuar ne gazeten “ Liria “, ku ka qene editor ekzekutiv. Z. Christo, i cili nuk e di gjuhen shqipe, i ka lexuar ne anglisht veprat e Kadarese dhe ka mbetur i befasuar dhe i impresionuar nga ato. Ai tregon se disa nga botimet ne anglisht te autorit i ka shperndare ne intelektuale dhe bisnesmene amerikane.“Une u njoha me Kadarene ne Tirane, ketu e 44 vjet te shkuar, me 1962, dhe ne Prishtine, me 1963,- thote profesori Peter Prifti, aktivist i diaspores se Bostonit per nje kohe te gjate. - Shume vjet me vone e takova ne Nju- Jork. Gjithashtu, nga koha ne kohe kemi pasur leterkembim me njeri-tjetrin dhe permbajtja e tyre le te kuptohet se marredheniet tona kane qene gjithmone miqesore dhe te frytshme.” Prof. Prifti shton se ka bere dy recensime te librave te Kadarese, deri sot. I pari ne anglisht, per librin “Chronicle In Stone” (“Kronike ne gur”). Ky recensim u botua ne librin “Writers from Eastern Europe” ne Londer me 1991, ku, midis te tjerash, profesori thote: “Vepra te magjeps me forcen poetike te prozes se saj dhe me tregimin mjeshteror te ngjarjes. Ne “Kronike ne gur” Kadareja arrin te rikrijoje ate kohe te magjishme, kur jeta e njerezve ngjante se ishte perqendruar rreth shtepive te mehalles. Ai sjell mrekulline e asaj kohe, kur nuk kishte dallim midis botes se gjalle dhe asaj te pagjalle.”Recensimi i dyte, i cili u botua ne gazeten “Illyria” te Nju-Jorkut me 4 shtator 2005, eshte ne gjuhen shqipe dhe i takon librit “Ra ky mort e u pame”. Per kete liber, qe eshte ditari i Kadarese per krizen e viteve 1998-99 ne Kosove, prof. Prifti shprehet me keto fjale: “ Ditari ne teresi eshte nje arme e fuqishme publicistike ne debatin shqiptaro-serb, per te ndricuar komunitetin nderkombetar mbi realitetin historik dhe kontemporan te Kosoves. Ai shquan per stilin dinamik te autorit, per vitalitetin e gjuhes, per fuqine dhe lartesine e tij mendore dhe per pasionin gati misionar qe pershkon shume pjese te vepres. Shkurt thene, ai eshte nje kronike qe ruan e do te ruaje freskine dhe dramatiken e ngjarjeve te medha qe u shpalosen ne truallin e Kosoves ne vitet e fundit te shekullit te 20-te.” Por, sipas prof. Priftit, punimi me serioz qe ka hartuar per figuren e Kadarese, eshte nje artikull i shkurter biografik per te, te cilin ia ka kerkuar ENCIKLOPEDIA BRITANIKA , me qender ne Cikago, Illinois.Me iniciativen e Stefan Kochit e te as.prof. Thanas Gjikes dhe me perkrahjen e z. Anton Athanasi jane kremtuar disa here ditelindjet e Kadarese nga shqiptaret e Massachusettsit. Shenoj se njera prej tyre eshte organizuar me 28 janar 2001 ne restorantin “Pier 4” ne Boston per te kremtuar 65-vjetorin e lindjes se Kadarese. Merrnin pjese me shume se 100 intelektuale te emigracionit shqiptar nga shtetet e Massachusettsit dhe Connecticut. Ne fjalen e tij te hapjes z. Agron Alibali tha se emri i Ismail Kadarese eshte nje simbol krenarie per gjithe shqiptaret e diaspores. Ai falenderoi gjithashtu z. Anton Athanasi per bujarine dhe atdhedashurine e tij te perhershme, i cili e pat kthyer restorantin e tij ne nje institucion te shqiptarizmit ne gjithe Nju-Inglandin. Nga te pranishmit u degjua me vemendje referati i mbajtur nga as.prof. Thanas Gjika “ Mbi karakterin disident te vepres se Ismail Kadarese”. Z. Gjika tha se I.Kadareja eshte shkrimtari me i talentuar i procesit historiko- letrar shqiptar te te gjithe koherave. Duke vazhduar me te dhena biografike nga jeta e shkrimtarit, me poshte ai nenvizoi : “ Si qytetar i zakonshem, ai dhe familja e tij nuk kishte arsye pse te ishte i pakenaqur prej regjimit komunist, por ishte ndergjegjja e krijuesit ajo qe e therriste te luante nje rol historik ne shoqerine shqiptare. Dhe per fatin tone te mire, ai kete rol e luajti ashtu sic i takonte, me guxim, me finese dhe nivel te larte artistik…” Z. Gjika theksoi se tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, i botuar ne fillim te viteve ’60, u bojkotua per here te pare kerkesa e realizmit socialist per te vene ne qender te cdo vepre letrare heroin pozitiv, pjellen e shoqerise socialiste. Gjithashtu ai vuri ne dukje: “Piketa e pare qe shenon shprehjen e revoltes se tij politike ndaj vijes se partise shtet, konkretisht ndaj diktatorit, eshte skica “Prometeu”, e shkruar me 1967, gjate kohes se qarkullimit te tij ne Berat…Vete botimi i kesaj skice me perkushtimin “Revolucionareve te vertete te botes”, e bente edhe me te qarte mesazhin qe autori u transmetonte lexuesve: Kush don te jete revolucionar i vertete ne bote, duhet t’i sherbeje popullit dhe jo diktatorit…” Z. Gjika tha gjithashtu se qendrimi ndaj jetes dhe vepres se ketij shkrimtari te madh per shoqerine shqiptare ne pergjithesi, eshte ceshtje emancipimi intelektual, kurse per shkencen letrare shqiptare eshte tregues i aftesise ose paaftesise.Me tej, z-nja Natasha Kellici lexoi nje liste prej 20 botimesh ne ShBA te veprave te I.Kadarese. Shkrimtari Skifter Kellici me kujtimet e tij gjalleroi te pranishmit me shume momente interesante nga jeta e Kadarese te nderuar, i cili na mungonte ato caste. Kujtime mbi jeten e Ismailit dhe karakterin antidiktature te vepres se tij solli dhe shkrimtari tjeter, Sotir Andoni. Shkrimtari devollit tregoi me humor per viziten qe kishin bere Elena dhe Ismail Kadareja ne krahinen e Devollit, te mrekulluar nga natyra e bukur dhe aroma e kendshme e molleve…Shkrimtaret e ftuar nga Nju-Jorku Naum Prifti e Pellumb Kulla, ne pamundesi ardhjeje, kishin derguar pershendetjet e tyre. Gjate ceremonise u recituan poezi nga krijimtaria e Kadarese, ne po ate salle ku dikur Fan Noli pat recituar me patos vargjet e veta.Ne nje tjeter kremtim te ditelindjes se Kadarese, ne Boston, ku mbizoteruan pershendetjet shoqerore, kujtimet e recitimet, ne fund te festes, Artisti i merituar Xhoni Athanasi, mori kitaren dhe iu drejtua te pranishmeve: “ Kam edhe une disa kujtime nga takimi me Kadarene… Disa here kemi lozur shah ne Lidhjen e Shkrimtareve ose me ka ftuar edhe ne shtepine e tij. Por kujtimi me i bukur eshte ai i takimit ne Berat, ku shkrimtari yne punonte aty i ardhur me motivin e qarkullimit, kurse une shkova vetem sa per te dhene nje koncert. Ate dite iu luta shkrimtarit tone te me shkruante nja tete vargje, tekstin e nje kenge. Kadareja, i gatshem, i shkroi aty per aty e m’i dha. Une shkova te pjanoja, e kompozova kengen dhe e kendova ne darken e po asaj dite, gjate koncertit. E pershendes Kadarene sonte, -perfundoi ai, - me nje putpuri kengesh korcare.”Z. Kozma Koci, me banim ne Boston, me tregonte se ne vitin 1952 punonte ne spitalin e Gjirokastres si pergjegjes i personelit dhe ne administraten e spitalit punonte po ashtu i ati i Ismail Kadarese. Ai nuk ia mbante mend emrin, por z.Kadare cilesohej nga te gjithe: “babai i atij djalit te shkelqyer te gjimnazit!”…”Ne nuk e dinim se ai gjimnazisti i dalluar quhej Ismail,-thote Kozmai,- por dinim se babai i tij ishte nje tregimtar i mahnitshem. Z.Kadare lidhte e krijonte aty per aty rrefenja e bejte, tregonte histori e ngjarje te jetuara me nje aftesi treguese te habitshme…Drejtori i spitalit, doktor Vasili, na “vizitonte” shpesh ne administrate, por sebepi ishte takimi per disa caste me tregimtarin Kadare…Me vone, kur degjova per djalin e tij te zgjuar e te suksesshem, Ismail Kadarene, thashe me vete, “shkoka pas damarit!”, i ati tregonte me goje, i biri me pene…” Pandi Mele, piktor i artit grafik, i frymezuar nga librat e Kadarese, ka krijuar ne vite vepren “ Cikel i grafikave me groteskun kadarean”. Piktori i mirenjohur grafist ka zberthyer nje pjese te veprave te Kadarese e nepermjet simbolit, hiperboles e groteskut na jep gjeneralin dhe priftin—dy bufone te luftes, Doruntinen—baladen e Kostandinit, pamje ekzotike te pallatit te endrrave—“perbindesh qe ha njerez”, nje siluhete prizmatike te kaloresit Gjergj Kastrioti, piramiden—stervarr kolosal, qorrfermanin—verbimin masiv etj., imazhi i te cilave te ngulitet ne kujtese. Do te vecoja ketu edhe portretin e Kadarese.Grafika me tonet bardhe-zi-gri jep ne plan te dukshem tiparet karakteristike te portretit te shkrimtarit, ballin e larte te ndricuar nga bardhesia, me poshte syzet e erreta me skeletin karakteristik, syri qe dergon veshtrimin e menduar larg…Piktori Pandi Mele me tregonte: “Per konsideratat qe kam per shkrimtarin tone, kam realizuar portretin e tij pjeserisht te prere, duke dhene idene se Kadareja dhe vepra e tij del nga bunkeri i diktatures per te marre me tej permasa boterore.3. L E X U E S I TMikja ime gjermane Gertruda me beri nje thirrje telefonike ne janar 2006 e me uronte ditelindjen e Kadarese, si bashkatdhetare e tij qe jam dhe si shkrimtare. Lajmin per 70-vjetorin e lindjes se shkrimtarit e kishte lexuar ne gazetat gjermane. “Jemi duke pire cajin e pasdites me mikeshat e mia,- me tha ajo,- dergojne pershendetje edhe ato…Jemi lexuese te librave te tij mahnites e fantastike…Sic mund t’i pershkruaje ngjarjet nje shpirt kadarean…”Ky gjest i respektueshem i grave gjermane qe me hutoi e me gezoi, me solli nder mend nje profesor gjerman, mjaft te ri ne moshe, te cilin e takova gjate nje udhetimi ne Angli ne nje nga kolegjet e Oksfordit. Kur mori vesh qe isha shqiptare, ai me tregoi se gjate renies se Murit te Berlinit ai kryente sherbimin ushtarak ne Berlinin Perendimor. Ate kohe i kishte rene ne dore e po lexonte “Gjeneralin e ushtrise se vdekur” ne frengjisht. “Nena ime,- psheretiu ai,- udheton pervit ne Pariz per t’i cuar lule te varri vellait te saj te vogel 17-vjecar, ushtar, vrare gjate Luftes se dyte Boterore…Ne ishim ushtare roje mbi Murin e Berlinit,-vazhdoi ai,- dhe ne momentet kur po prishej Muri, na urdheruan te qellonim, por ne nuk qelluam…Tani ju gazetaret do te thoni se ndikoi mbi mua leximi i librit te Kadarese! Ne vendosem si kompani te mos hapnim zjarr. Por…eshte e vertete se ato dite une lexoja ”Gjeneralin…” e Kadarese. Kam lexuar me nje fryme libra te tjere te tij perkthyer ne gjermanisht ne Zurich…Ju shqiptaret duhet te mburreni me shkrimtarin tuaj te pazakonte…”Perballe portit te Bostonit, ne Oqeanin Atlantik, dallohet nga larg ishulli i Nahantit, nje nga vendqendrimet e para te ardhesve evropiane. I permendur per klimen e shendetshme dhe reren e imet, ishulli ka qene i lakmuar si vend verimi per te pasurit dhe personalitetet e vendit. Kane veruar aty presidente, por edhe Longfellou, i cili frekuentonte edhe kishen protestante te ishullit. Pikerisht ne kete kishe shkoj cdo te diel dhe ndonjehere takoj aty shkrimtare e poete te Nju-Inglandit, te cilet e vizitojne kete vend te shenjte per te kujtuar dhe respektuar Longfelloun. Kohet e fundit, duke pire kafene ne kafeterine e kishes, nje shkrimtar, ne dukje i moshuar, me nje mjeker te bardhe ala kolonial, kur mori vesh qe isha shqiptare, me tregoi se kisha ku ai shkon, ne Nju-Hemsher, eshte projektuar nga dy arkitekte shqiptare. Gjithashtu, aty here-here thuheshin lutje per austronautin Alan Shepard qe shkeli ne Hene dhe qe ishte me origjine shqiptare.-E di! ,- iu pergjigja une e ngazelluar.- Dhe e treta,- ngriti tonin e zerit ai…-Keni dhe nje shkrimtar te degjuar… – tha miku i tij ne krah.- Mos me nderhy!,- iu kthye plaku,- kur lexova Ishmael Kadaria…Me pelqen ta quaj “Ishmael”, sepse eshte nje emer nga Bibla…dhe se letersia qe ai krijon eshte biblike…mbasi “Kadaria” i ka ngritur kombit te vet tempullin e perjetesise.Ai shkroi ne bllokun tim “Temple of eternity” dhe vazhdoi: “ Nuk eshte rastesi qe Shepard eshte Albanian.”Shkrimtari plak kishte lexuar “Doruntine”, “The Three Arched Bridge”, “Broken April” etj. dhe kishte mbetur i mahnitur prej ekzotizmit te tyre.Ishte e diela e pashkes, 16 prill 2006, dhe sherbesa ne kishen e Nahantit filloi me nje himn. Prifti recitoi me pare fjalet e himnit e tha se ishin fjalet e poezise “The Simple Path” shkruar nga Nene Tereza shqiptare. Himni me fjalet e Nenes sone ishte kompozuar nga zonja Jane Marshall, nje kompozitore dhe poete e degjuar e Nju-Inglandit.Kur mbaroi sherbesa kishtare, me takoi ish-gjenerali pensionist, zoti Xhejson, i cili ka shperndare ndihmat e UNRRA-s ne Shqiperi pas Luftes se dyte Boterore. Ai me pergezoi duke me thene: “Ju keni “Kadaria” albanian, sot mesova edhe per Nene Terezen. “God bless Albania!”Ecja ne korridorin oval te NSC College duke mbajtur ne dore librin “The Successor” me emrin “Ismail Kadare” ne fund te kopertines, shoqeruar me okelon “Author of “The Palace of Dreams”. Ecja e emocionuar dhe e paperqendruar drejt salles se mbledhjeve e me dukej se krahas meje me ndiqte dhe hija e autorit Kadare. Ate dite prilli 2006 me shira te vrullshme e stuhi ne klubin tone te shkrimtareve dhe poeteve te kolegjit u diskutua libri ne fjale. Pasi bera nje hyrje-prezantim te librit e te jetes se autorit, fjalen e mori kryetari i klubit, pedagogu i letersise dhe poeti Joe Boyd.“Fjala e re qe mesova duke lexuar librin e Ismail Kadarese “The Successor”eshte “Tergiversate” (te dredhosh),- tha Boyd.- Qe te mesoja kete fjale anglisht nga nje romanshqiptar nuk eshte per t'u cuditur, po te kesh parasysh ngjarjen qepershkruhet aty. Karakteri i dyfishte ishte tipar thelbesor i anetareve tepartise ne Shqiperine e Kadarese, ku njeriu nuk dinte ku te mbeshteste kemben pershkak te situates politike qe nderronte dita me dite. Ne fjaline e pare te “Successor” lexuesi meson se pasardhesi eshte gjetur i vdekur. Dmth nuk ka me pasardhes. Duke u shpalosur mjegulla e thashethemeve, supozimeve, paranoies, njoftimeve coroditese, rrefimeve te njerezve me njohuri te kufizuara ose identitete te papercaktuara, behemi tendergjegjshem per nje fakt: udheheqesi shqiptar, ndonese i verber dhe iplakur, eshte dinak e i pameshirshem dhe nuk do te heqe dore nga kontrolli i plote mbi shoqerine. Ne nje kulture ende mesjetare, ku real. soc. kazevendesuar fene dhe supersticionin, duhen sajuar, ngaterruar e kundershtuarngjarje ne emer te besnikerise ndaj partise per te mbajtur ne fuqidiktatorin, "udheheqesin" . Zgjedhja e nje pasardhesi eshte ne te vertete njemjet per te identifikuar dhe qetesuar nje rival te mundshem, per taeliminuar me tej. Ne nje vend ku lidhjet me partine jane me te forta se lidhjet e gjakut, dhe ku njeriu deri dje mendonte se ishte i paster si debora, por papritmaszbulon se paskesh qene influencuar nga ndikime te huaja, nje re dyshimi dhe pasigurie varet mbi kedo”. Joe Boyd perfundoi:“Megjithese kjo ngjarje e koklavitur eshte e cimentuar ne arkitekturen etraditave shqiptare, paralelet e saj pershkojne globin dhe gjejnemanipulues te pabese idesh dhe informacionesh, qe organizojne gjenocidin e Ruandes dhe kuvlite e Guantanamos per te ruajtur dhe forcuar pushtetin etyre.”Me tej, nje student citoi pjese nga artikulli i gazetes “Nju-Jork Tajms”, ku kritikja L.Adams shkruan: “Eshte nje proze per te frikshmen, me ngjarje qe zhvillohen ne nje reliev shiu dhe guresh, ku te vetmet shkendija qe ndricojne rrugen, jane mendimet me te thella te qenieve te trazuara njerezore.” Adams shprehet se “Trashegimtari” mund te interpretohet si nje koment i koduar i vete jetes se Kadarese. Ashtu sic pritet me ankth te zbulohet shkaku i vdekjes se “trashegimtarit”, te shkon vetvetiu ne mendje se c’vend ka patur ne te vertete Kadareja ne Shqiperine e Enver Hoxhes. A do ta marrim vesh ndonjehere? - pyet Adams dhe perfundon: - Ky roman i jep vlere imagjinates, duke argumentuar se e verteta e nje njeriu nuk gjendet gjithmone te veprat apo fjalet e tij, por tek shpirti. Pikerisht atij i falet e gjithe letersia e madhe.”Pedagogia e letersise amerikane, Maureen Edison, ne diskutimin e saj, theksoi: “The Successor” i Ismail Kadarese, fituesit te cmimit “Booker” jep aspekte intuitive te atmosferes mbytese te vendlindjes se tij. Pervoje, te cilen ai e provoi edhe vete aq sa e pershkruan ne kete fiction, ngjarje, te cilat kane ndodhur para se ai te kerkonte azilin politik ne Paris me 1990. Libri i Kadarese evokon Kafken, e, mbase edhe Orwellin, ne pershkrimin tipik te trajektores apo rruges se ngaterruar te metodave te egra te shtypjes ne diktature. Ai krijon atmosferen e nje dyshimi endemik nen kete rend politik. “ Me tej Ms. Edison pohon se thenia “power (fuqia) korrupton—dhe fuqia absolute korrupton absolutisht”, eshte ilustruar ne menyre brilante nepermjet portreteve te Guide, Successor, Architect dhe familjareve te Successorit. “Kadare,- tha ajo,- eshte nje mjeshter qe di te pershkruaje e te na percoje ne nje shtet totalitar, ne nje vend ku asgje s’eshte e sigurt pervec pasigurise. Ideja qe del nga leximi i ketij libri duket te jete se asgje e mire s’mund te realizohet nga cdonjeri prej dy lidereve, sepse sistemi qe i prodhoi ata te dy, eshte vete pergjegjes (responsible) per krijimin e monstrave te tmerrshme.”Ms. Edison hamendesoi se do te ishte me mire qe ky liber te perkthehej drejtperdrejt nga origjinali shqip ne anglisht. Sipas saj, rruga e perkthimit nga frengjishtja ne anglisht shpjegon edhe disa anomali gjuhesore. “Megjithate,- perfundoi ajo,- kapaciteti artistik i Kadarese per te krijuar nje zymtesi te eger e te besueshme dhe shpesh nje labirint dehumanizmi, meriton nje cmim te larte.” …Nje diskutant, duke folur ne pergjithesi per veprat e shkrimtarit shqiptar, vuri ne dukje se Kadareja ne romanet e tij, si ne nje “puzzle” (fjalekryq) e huton lexuesin duke fshehur ne brendesi te fjales nje enigme. Kjo “venie ne mendime” me nje kah te dyte nuk eshte tjeter vecse mesazhi qe artisti i percjell kohes…. Nje diskutante tjeter, pasi dha vleresimet, veprat e shkrimtarit tone i quajti “The Kadaria’s Epic” (Epika e Kadarese).Ne perfundim te diskutimeve i falenderova pjesemarresit e mbledhjes, te cilet i dergonin pershendetje autorit te nderuar. Teksa pedagogu Joe po jepte konkluzionet, une ndiqja fjalen e tij dhe veshtroja nga dritarja valevitjen e lagesht te flamurit amerikan mbi kullen e sahatit te ures “General Edwards”, neper te cilen udhetohet drejt Bostonit e jashte tij. Pika shiu me ere perplaseshin ne xham.4. PRILLI I PAKTHYER I KADARESEUdhetimin tone te 18 prillit 2006 nga Bostoni ne Nju-jork e shoqeroi shiu pranveror i Nju-Inglandit, i cili perplasej butesisht ne xhamet e makines me rrymeza te imta e te dendura. Stefan Kochi, drejtuesi kryesor i ceremonise ne Nju-Jork, me nje dore mbante timonin, me tjetren celularin duke biseduar pa nderprerje me miqte ne Nju-Jork, i preokupuar per organizimin e mbremjes.Dy dite me pare, me 15 prill 2006, Kadareja ishte ftuar ne Universitetin e Kolumbias, ne Nju-Jork, nje nga universitetet me ne ze ne bote, per te mbajtur ligjeraten mbi letersine me temen “Letersia dhe tirania”. Ne prezantimin qe beri znj. Nepomnyashci, drejtoreshe e Institutit “Harriman”, e quajti viziten e shkrimtarit shqiptar si arritjen me te larte te vitit per kete institut.Ne kete institut ku ligjerojne vetem njerez te rralle nga bota, emri i Ismail Kadarese u rreshtua me emrat e Mihail Gorbacovit dhe ish –kancelarit te Gjermanise Helmut Schmit. Per studentet shqiptare te universitetit ishte nje dite e shenuar te ndiqnin fjalen e njeriut me te degjuar te letrave shqipe, fituesit te cmimit nderkombetar “Booker Prize”. Kadareja ka qene dhe vazhdon te jete udheheqes shpirteror i studenteve dhe intelektualeve te rinj.Ne ligjerimin e tij Kadareja solli nje kendveshtrim rreth letersise dhe tiranise te te gjitha koherave, qe nga lashtesia, e deri ne tiranine moderne te quajtur komunizem. “Tirania mund t’i beje memece shkrimtaret. Por nuk mund te ndryshoje natyren e letersise…Letersia nuk flet, ajo shkruan me nje ze qe as diktaturat apo tiranite me te fuqishme nuk mund ta njohin, zeri i saj eshte shpirti.” “…Shkrimtari dhe letersia kerkojne lirine edhe aty ku ajo nuk eshte.” “…Letersia kerkon hapesire dhe kohe…” Ai disa here e beri te qarte se fliste per letersine e vertete, “letersine e madhe”.Leksioni i Ismail Kadarese nderoi shqiptaret, te cilet asnjehere nuk jane perfaqesuar nga tribuna e njohur e salles “Rotunda” ne Low Memorial Library.…Ne mbremjen qe u organizua me 18 prill ne “Union Club East” ne Manhatan, Nju-Jork, moren pjese qindra shqiptaro-amerikane nga Nju-Jorku e vise te tjera te Amerikes. Ismail Kadareja u nderua nga Keshilli Shqiptaro-Amerikan me cmimin “Per arritje jetesore” nga shqiptaret e Amerikes, nje cmim per kulturen shqiptare. Takimi nisi ne oren 6 me nje koktejl. Stefan Kochi, i njohur ne biznesin e fushes kompjuterike, kryetar i deges se KKSHA per Massachusettsin, dhe Etrita Ibroci, diplomuar per ekonomi nderkombetare, drejtuan darken. Ne prezantimin e tyre ne te dyja gjuhet- shqip e anglisht, dy moderatoret, midis te tjerash thane: “ Ne shqiptaret jemi me fat te kemi mes nesh nje shkrimtar te madh si Kadareja. Arti, vepra e kontributi i tij atdhetar jane te shumte, te perditshem…Fati qe Kadareja qendron mbi ofiqet politike, shoqerore dhe ekonomike, ai eshte kthyer ne nje simbol bashkimi, kulture, urtesie, maturie e diturie…” Ne emer te KKSHA, kryetari i bordit, z. Richard Lukaj i uroi mireseardhjen Kadarese. Darka pati sukses, u nderpre disa here nga pershendetjet e urimet qe i drejtoheshin shkrimtarit tone. Shume interesante gjate darkes ishte shfaqja e nje DVD e prodhuar nga znj. Donika Bardha, me titull “ Land of Eagles” (“Vendi i shqiponjave”). Ky DVD, me skenar te Ismail Kadarese dhe me foles ne anglisht aktorin e njohur Michael York, permban pjese nga filmoteka e Televizionit Shqiptar dhe pothuaj te gjitha pamjet, te pakten ato qe u paraqiten ne permbledhjen pre 11 minutash, ishin te pashfaqura me pare ne TV apo ne shtypin shqiptar.Z. Ekrem Bardha, nje nder themeluesit e Keshillit Kombetar, pas pershendetjes se ngrohte, i dorezoi Kadarese cmimin “Per arritje jetesore”, mes entuziazimit e duartrokitjeve te pjesemarresve. Midis te tjerash, ne fjalen e tij Kadareja falenderoi Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan, i cili me kete cmim nderonte kulturen e kombit: “-Ju faleminderit shume per kete cmim dhe ftesen per te marre pjese ne kete mbremje festive…Jam gjithmone i gezuar kur jam mes shqiptareve te Amerikes. Ju keni dicka te vecante per ne shqiptaret qe jetojme ne Shqiperi e Kosove, ate qe na mungon neve atje…Ne SHBA, kultura eshte e para, ashtu sic duhet te jete edhe ne Shqiperi, e cila po kerkon…integrimin europian…Kultura shqiptare, si cdo kulture ne bote, ka nje avantazh ne krahasim me politiken. Sepse kultura asnjehere nuk duhet te jete percarese, ashtu si per fat te keq eshte politika…Gjeografia e shkrimtarit eshte fare e ndryshme nga ajo e politikes. Ai nuk ka zgjedhes per t’u mbushur mendjen qe te jene me te. Per te, populli jane lexuesit e tij dhe lexuesit nuk kane ngjyre politike…Shkrimtari duhet t’u sherbeje ndjenjave te lexuesit, i cili deshiron kulturen dhe artin…” Kadareja theksoi se kombi shqiptar sot ka probleme madhore, ne plan te pare eshte problemi i mospercarjes. Probleme te tilla vijne zakonisht ne liri…” Mund te themi,- vazhdoi ai,- se asnjehere nuk ka pasur ne bote kaq shume shqiptare te lire…Themelorja eshte kryer, themelorja eshte liria per nje komb…Koha punon vetem per shqiptaret. Kosova eshte e lire dhe ne prag te krijimit te shtetit te vet shqiptar. Dy shtete shqiptare ne Ballkan do ta perfaqesojne shume bukur kombin shqiptar, do te jene shume te fuqishem dhe do t’i japin shtatin e vertete kombit shqiptar.”Mbasi perfundoi fjalen, Ismail Kadareja u gjend mes miqsh e te njohurish, intelektualesh, personalitete te diaspores shqiptaro-amerikane , te cilet e uronin dhe e pergezonin…Mes tyre dallova edhe z.Eduard Selami, ish-liderin e demokracise, prania e te cilit ne sallen luksoze te “Union Club East” sillte me vete jehonen e zerit te studenteve ne demonstratat e dhjetorit ne qytetin “Studenti” : “Kadare…Kadare…Hajde me ne!…” Ne grumbullin e te rinjve takova nje studente te Universitetit te Harvardit. “Ne te rinjte e kemi dashur gjithnje Kadarene,-tha ajo,- dhe e kemi ndjekur nga pas si nje yll shkendijues…Nuk ndihem e penduar qe ne shkolle kemi studiuar e komentuar edhe pjese me permbajtje politike nga veprat e tij. Persosmeria dhe bukuria endjesjellese e shkrimeve te tij, simbolika dhe metafora kadareane na edukuan estetikisht…”Nje i ri shqiptar nga Kosova me tha: “I mire eshte Kadareja, por i rrepte! Adhuroj librat e tij, por Kadarene si njeri nuk e pelqej per dy arsye: e para se nuk pranon te behet president i vendit te tij dhe, e dyta, i shan shume politikanet shqiptare…”“E shoh per here te pare Kadarene.- me tha nje nene e re nga Dibra e Madhe,- Kam sjelle me vete vajzen time te vogel ta shohe edhe ajo shkrimtarin e ta mbaje mend mire fytyren e tij, sepse eshte lexuesja e ardhshme e tij…”Te ngazellyer ishin shqiptaro-amerikane t ardhur nga Detroiti, te cilet kujtonin me nderim mikpritjen qe iu be Kadarese ne diasporen shqiptaro-amerikane te Michiganit. “Ia vlen te marresh nje rruge aq te larget kur e sheh dhe e takon per here te dyte shkrimtarin tone dhe merr nje liber tjeter me nenshkrimin e tij,”- tha njeri prej tyre.Nje punonjes me origjine nga vendet latino-amerikane, i cili ndihmoi vullnetarisht ne kete darke, iu afrua Kadarese, i kerkoi nje autograf ne librin “The successor” dhe iu lut te benin nje fotografi se bashku.5. DY FJALE PERSHENDETESE ME KADARENEPrilli i Nju-Inglandit me shira e rrebeshe na e pruri prane Kadarene. Bente mot i keq, stuhite pranverore te Amerikes nuk kishin te pushuar. E prisnim Kadarene te na vinte ne Boston, pas Nju-Jorkut. Me kete rast, ne listen elektronike te internetit “Massalbanians@” u dhane pershendetje mireseardhjeje nga shqiptaro-amerikane t. Klubi i studenteve shqiptare te Universitetit te Harvardit ne bashkepunim me Dekanatin, pergatiten programin “Kadare, i ftuar ne Universitetin e Harvardit”.Gazetari Alfred Lela, i cili pergatitej te takonte shkrimtarin e shquar, meditoi e shkroi disa paragrafe per shiun kadarean. Ja si e ka pershkruar : “…Ne librat e Kadarese shiu shfaqet si element i melankolise, shiu si metafore, shiu si trans, shiu si rrethane apo shiu si bekim. Kjo sidomos ne letersine para viteve ’90, ne kundervenie me frymen dhe artin socrealist te kohes…Kush i kujton tregimet, poemat e romanet me fshatare, punetore, intelektuale e heronj vazhdimisht te lumtur…, do te mund te kape “heronjte e erret” ne veprat e Kadarese, me trishtimet, rrenimet, permbysjet…, te cilat ne nje menyre a ne nje tjeter i kane ndihmuar shqiptaret te ndertojne brenda vetes ato kunderthenie pa te cilat shpirti i nje individi vdes nga pak e perdite…A kane nevoje themelet e cdo kombi per nje format a polen shpirteror?. ..Vepra e Kadarese eshte si pema ne oborr, vajza e bukur qe punon ne zyren e administrates, lefyti i ujit qe rrjedh nga koka e nje dhie skenderbease…Librat e Kadarese jane si ngasherimet, ato na i lejojne syte te lagen dhe prapeseprape na e ruajne burrerine…Nuk duhet te harrojme kete permase te letersise kadareane: trishtimin, shiun, vetmine. Kjo permase na ka lejuar te kuptojme letersine, ta lexojme ate dhe ta nenvizojme. Kjo permase na ka lejuar ate driten ne sy me te cilen mengjesin pasardhes kemi dale ne rruge, jemi pershendetur dhe e kemi dashur jeten”.Per takimin me Kadarene shumekush pergatiti ndonje pershendetje te shkurter per t’i shprehur atij mireseardhjen, mirenjohjen dhe respektin. Por shkrimtari yne i nderuar nuk mundi te vinte ne Boston, nga qe axhenda e qendrimit te tij ne Nju-Jork ishte e ngjeshur…Viti 2006, i quajtur viti i Kadarese, filloi me festimin e 70- vjetorit te lindjes se tij kudo ne bote ku ka shqiptare, perfshi edhe festen sublime, te paharrueshme, qe i rezervoi diaspora shqiptaro-amerikane ne Nju-Jork. Me iniciativen e prof.dr. Agron Ficos Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave ne Nju-Jork, ne janar 2006, organizoi kremtimin e shtatedhjete vjetorit te lindjes se shkrimtarit te shquar. Ne takim moren pjese intelektuale, shkrimtare, dashamires e lexues, ne diskutimet e te cileve Kadareja u cilesua misionar i lirise se individit, kampion i demokracise etj. etj. Prof. A. Fico, ligjeruesi i mbremjes foli gjate per jeten e krijimtarine e Kadarese. Midis te tjerash ai tha : “Vepra shumevellimshe e Kadarese eshte e nje standarti klasik; mbi te vezullon dafina e “Cmimit Nobel”…” Nga kjo mbremje, ne emer te Senatit te Akademise, iu drejtua dhe nje leter Jurise se Akademise se Shkencave te Mbreterise se Suedise, me kerkesen e Diaspores shqiptaro-amerikane ne SHBA si dhe te te gjithe shqiptareve ne bote, qe Ismail Kadarese t’i jepet “Cmimi Nobel”.Sot kilometrazhi i jetes se shkrimtarit tone matet me udhetime ne festivale e panaire librash…vajtje-kthim ne atdhe…takime me personalitete dhe njerez te rinj, lexues dhe admirues te te gjithe botes. Vecojme ketu edhe ziliqaret, te vjetrit dhe te rinjte, qe s’i jane ndare duke e shoqeruar kemba-kembes gjate gjithe jetes dhe krijimtarise.Dhe une, duke shkruar keta rreshta e duke ndjekur nga dritarja shiun qe rrjedh me litare mbi plazhin e Atlantikut, rilexoj disa vargje nga vjersha qe e kam shkruar me 1969:IK…IK…Rend, or, rend……………………….Te te kapin…te te ndalinZgjaten duar…Por ti IK, IK…rend, or, rend…Nje beme mrekullore…Zgjaten duar. Duar te plakura. Duar te njoma. Duar me kallo. Duar me unaza. Duar me kopsa te praruara ne mansheta…Po ti… IK…IK…Kadareja tashme ka ngritur keshtjellen e tij te letersise… si poet e mendimtar, atdhetar e krijues…luftetar per te ardhmen e kombit shqiptar.Krijimtaria e Kadarese eshte pasuri kombetare dhe si e tille i perket shkences letrare shqiptare, i perket gjithe popullit shqiptar, qe nga presidenti i republikes deri tek ajo, pastruesja e spitalit…I perket edhe atij djaloshit shqiptar ne Gjermani, qe nga “Hasan” e ka kthyer emrin ne “Hans”, apo Vjollces ne Greqi qe e ka kthyer ne “Vjoleta” apo Dhimitrit ne USA qe e ka kthyer ne “Xhim”.Duke “ikur” neper dekada, Kadareja ka krijuar letersi shekspiriane, si riperjetim te tmerrit te individit perballe kercenimit policor te shtetit.. Sic pohon z.A.Vehbiu, “letersise ndoshta i kishte munguar nje sublimim kaq i perkryer i frikes perballe terrorit brutal te shtetit ose i perjetimit te ulerimave te viktimave si heshtje; dhe, nese nje kumt i tille i mberrin kultures se perbotshme prej Shqiperie, kjo na jep te gjitheve nje arsye madhore, ne mos te mjaftueshme, per t’u krenuar si bashkekohes e bashkeqytetare te shkrimtarit Ismail Kadare.” Ky mund te quhet kodi kadarean. …18 prill 2006. Pas 14 vjetesh takohem perseri me ciftin Kadare ne Nju- Jork, ne darken e shtruar nga KKSHA, per nder te shkrimtarit tone, me rastin e marrjes se cmimit “Per arritje jetesore”. Perpara fillimit te darkes, kur e pashe Kadarene, nxitova ta pershendesja, e gezuar, e entuziazmuar, por ndesha ne murin e seriozitetit te fytyres se tij. Megjithese ia njihja natyren dhe karakterin, m’u perflak nje mendim i trishtshem se mbase nuk me mbante mend. Ndryshe, ne takimin me Elenen, u cmallem e biseduam per krijimet tona, per femijet tane. Ishim bere tashme te dyja gjyshe. Elenes i dhurova tre librat e mi botuar kohet e fundit. Nderkohe ndiqja me sy levizjet e shkrimtarit tone neper salle, i pasuar vazhdimisht nga grupe admiruesish. I sjellshem dhe serioz, Kadareja ua plotesonte deshiren njujorkezeve per ndonje bisede te shkurter, nje autograf apo nje fotografi te perbashket. Nuk u gjend nje shteg edhe per mua, vec, aty nga fundi i darkes, tentova t’i afrohesha edhe nje here Ismailit duke i zgjatur librin e tij “Ra ky mort e u pame”, per nje autograf. Kur ma ktheu librin, diktova buzeqeshjen e tij te mezidukshme. Hapa paksa kapakun e librit dhe dallova shkrimin e tij karakteristik: “Rozit, miqesisht, nga Ismail Kadare, 18.4.2006”…Pra, ai me mbante mend…Ne mbarim te ceremonise ne te pranishmit e percollem ciftin Kadare deri te korridori i jashtem i nderteses, me shtrengime duarsh e pershendetje emocionuese… Kushedi kur do te takohemi perseri…x x xE prisnim tetorin e 2006-s duke numeruar ditet, me shprese e deshire kembengulese qe Kadareja te merrte “Cmimin Nobel” kete vit. Por ai prape nuk e fitoi, sa deshperuese kjo per lexuesit dhe dashamiresit e tij. Ne lidhje me mosmarrjen e “Nobelit”, shkrimtari yne ne nje interviste tha: “Kjo eshte nje keqardhje tani e zbehte se jam mesuar me te…”Por, sic thone bashkatdhetaret e tij, “Kadarese ia ka dhene me kohe “Cmimin Nobel” populli shqiptar…” Jeta e fati i tij eshte trupezuar dyfish ne jeten dhe fatin e shqiptareve. Shkrimtari Zija Cela thote se Zoti te tille i ka bere gjenite, me fuqi te tille, qe te krijojne edhe nje trup te dyte, edhe nje shpirt te dyte. Ky trup i dyte eshte vepra e tyre…qe mbetet gjithmone mes njerezise, duke vene ne prove shpirtin e dyte, sepse eshte mbartese e tij. E, ky shpirt i dyte i Kadarese, i “kengetarit te identitetit te lashte shqiptar” do te jete i perjetshem…

Subscribe to:
Posts (Atom)