Tuesday, November 13, 2007

Bostonianet e Rinj-Esse dhe pershtypje

BOSTONIANET E RINJ SHQIPTARE
NDJEKIN TRADITEN
Nga ROZI THEOHARI—Boston
Me 9 tetor 2006 amerikanet kremtuan me dashuri e solemnitet festen tradicionale mbarepopullore, “Columbus Day” (Dita e Kolombit). Ne vitin 1492 kapiteni italian, Kristofor Kolombi, eksploruesi kurajoz, lundroi me sukses dhe e kaloi oqeanin blu per te arritur ne brigjet e kontinentit te ri. Kolombi, emri i pare qe lidhet me zbulimin e kontinentit amerikan dhe qe permendet ne librat e historise te te gjithe botes, per historine e Amerikes eshte nje emer simbol, nje emer qe do te pasohej nga mijera e mijera ardhes te tjere ne shekujt qe do te vinin…pilgrimet me 1620, puritanet me 1630…
Pilgrimet. Udhetaret e pare evropiane qe kapercyen Atlantikun, dite pas dite, me anijen e vogel “Mayflover” ne fillim te shekullit te 17-te. Anija e vogel mbante ne bordin e saj burra, gra e femije, me endrren te vinin e te ndertonin shtepine e tyre ne Amerike; disa te tjere per te hapur kulte fetare, te cilat ishin te ndaluara ne Evrope. Kur “Mayflover” arriti ne nje gji te mbrojtur, marinaret hodhen dhe lidhen litaret e saj te nje gur ne breg te Massachusettsit, guri historik qe sot quhet “Guri i Plimuthit” e qe terheq vizitore nga tere bota.
Si pilgrimet qe lidhen anijen te “Guri i Plimuthit”, emigrantet e brezave pasardhes kane lidhur endrrat e tyre te brigjet e Amerikes, te “Statuja e Lirise”, dhurate e popullit francez, e cila edhe ajo e kaloi oqeanin me lundrim, si emigrante.
BOSTONI—QYTETI HISTORIK I EMIGRANTEVE
Thomas M. Menino, Mayor, kryetari i bashkise se Bostonit, i pret vizitoret si zot shtepie: “Mire se vini ne Boston, ne qytetin historik te revolucionit amerikan, ne qytetin me nje tradite te pasur kulturore e artistike, ne qytetin e populluar nga grupe etnike nga me te ndryshmet, te ardhur brez pas brezi nga cdo vend e cdo qoshe e botes…”
Historia e Bostonit tregon se ky qytet ka qene gjithnje nje destinacion i emigranteve, te cilet vinin ketu per shkaqe te ndryshme. Ndryshueshmeria e kulturave ka krijuar identitetin esencial, te ri, te Bostonit, me ardhes qe vazhdojne pambarimisht edhe ne ditet e sotme. Emigrantet deshirojne te realizojne endrren amerikane duke u integruar ne komunitetet ku banojne e punojne, duke afirmuar marredheniet midis etnive te ndryshme, duke respektuar rrenjet qe kane lene ne histori emigrantet e fillimit.
“Zyra e Bostonianeve te Rinj” kremtoi 6-vjetorin e themelimit me 22 shtator 2005 ne mjediset e City Hall (bashkise) dhe kryebashkiaku Menino e hapi kete ngjarje me nje fjalim te ngrohte miresardhes per emigrantet e posamberritur. Midis te tjerash ai tha : “Une e krijova “Zyren e Bostonianeve te Rinj”, sepse jam i bindur se sa i rendesishem eshte ndryshimi i kulturave etnike te qytetit… Diferencimet e kulturave etnike krijojne ate unitet , i cili i jep jete, force e gjalleri Bostonit. Te perfshire ne veprimtarine social-ekonomike emigrantet e rinj do te perfitojne ate oportunitet qe u ofron shoqeria jone e “Bostonianeve te Rinj”…Une i them “mire se ardhe” cdo bostoniani..Komuniteti yne eshte bere me i pasur nga prania juaj…Secili nga ju ka nje pervoje te mire, por ka edhe veshtiresi, pengesa, te cilat ne do t’ju ndihmojme t’i kaperceni…”
Duke udhetuar ne historine e Bostonit, njihesh me faktin se emigrantet i kane sjelle vitalitet ketij qyteti, fuqine e krahut te punes, aftesite fizike e mendore, vizionet, kulturen, gjuhet e ndryshme dhe perspektivat e ndryshme, te cilat kane ndikuar ne forcimin e ngrehines shpirterore te qytetareve. Krijimi i “Zyres se Bostonianeve te Rinj” do te afirmoje kontributin qe japin emigrantet e vjeter e te rinj, do te mbaje gjalle dhe do te farketoje ndertimin e nje jete te re te emigranteve dhe shkrirjen e tyre ne komunitetet ku banojne. Marredheniet midis kulturave dhe gjuheve te ndryshme do te krijojne nje model te nje mjedisi multikulturor te qytetit, do te ndihmojne cdonjerin te kuptoje se si punon shteti e si mund te marresh pjese ne te.
Po arrihet qe Bostoni te behet nje qytet klasi boteror. Kete e tregojne statistikat. Duke u bazuar ne regjistrimet e vitit 2000, 25,8 per qind e banoreve te Bostonit kane lindur jashte kufijve te Amerikes. Ne Boston fliten 140 gjuhe te huaja. Me shume se 33 per qind e banoreve nuk flasin anglisht ne familjet e tyre. Gjuhet me te perdorshme jane: spanjishtja, gjuha kineze, vietnameze, portugalishtja, frengjishtja, rusishtja si dhe gjuha haitiane kreole. Me shume se 30 per qind e emigranteve jane pronare te shtepive te tyre ne Boston.
PANORAMA SHQIPTARE E BOSTONIT
Kur japim keto shifra dhe rrugen historike te ketij qyteti, duhet te permendim edhe kontributin qe kane dhene emigrantet shqiptare ne breza te vjeter e te rinj. Bostoni eshte vendi i pare ku shkarkuan shumica e emigranteve shqiptare ne fund te shekullit te 19-te dhe ne fillim te shekullit te 20-te, duke u shperndare me vone ne qytetet e tjera te Massachusettsit, si dhe ne shtetet e tjera. Arbereshet e Italise kishin mberritur qysh ne fillim te shekullit te 19-te e banonin kryesisht ne Milford, fshat prane Bostonit.
Nje pjese e emigranteve nuk e dinin qe ishin shqiptare, e quanin veten “greke” ose “turq”. Atyre u mungonte ideja e atdheut, kur nuk e kishin nje te tille. Por shpejt filloi “zgjimi” dhe “ndergjegjesimi kombetar”. Ne janar 1905 u themelua ne Boston “Vellazeria mireberese e Dardhes”, shoqeria e pare e shqiptareve te Amerikes, e pasuar nga botimi i gazetes “Kombi” me 1906 e, me tej, me themelimin e “Vatres” e botimin e gazetes “Dielli”. Filluan te dilnin ne drite figura te shquara te kombit shqiptar, Fan Noli, Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi, K. Kirka, K.Demo e qindra bashkemendimtare e veprimtare te tjere patriote, te cilet kane dhene kontributin e tyre ne fillimet e bashkesise etnike te emigranteve shqiptare ne vitet e para te shekullit te kaluar. Me shume se 100 organizata e shoqeri patriotike shqiptare e kane Bostonin djep te themelimit te tyre. Po ashtu, ne Boston, kane zanafillen e tyre botimet e gazetave e revistave, emisionet shqip te radios, hapja e shkollave shqipe, si dhe manifestimet e fuqishme te festave kombetare, te cilat kane lene gjurme ne historine e Bostonit. Ne kanunoret e gjithe ketyre shoqerive gjejme te njejtin program e qellim: te ndihmonin bashkatdhetaret ne Massachusetts, te ndihmonin vendlindjen e te mbronin interesat e kombit per lirine e pavaresine e viseve etnike shqiptare. E mbi te gjithe qendronte figura e Nolit, mendja qe udhehoqi e i dha shpirt idese shqiptare.
Njohja zyrtare e “Vatres” nga autoritetet amerikane ishte nje ngjarje me rendesi jo vetem per emigrantet shqiptare te Amerikes, por per gjithe kombin shqiptar. Shteti amerikan i Massachusettsit nenshkroi me ligj kombesine shqiptare te emigranteve nepermjet firmes se Sekretarit te Pergjithshem te Shtetit, Albert P. Langtry.
Si perfaqesuese e Shqiperise, “Vatra” e Bostonit kishte vendin e saj te nderit ne kryeqytetin amerikan, ne Washington D.C. Ne qershor 1918 Noli la Bostonin e udhetoi per ne Washington D.C., i ftuar nga presidenti Vilson ne Kongresin e Kombeve te Shtypura. Noli i kerkoi ekselences se tij Vilson, mbrojtjen e Shqiperise nga Amerika…Fryma e “Vatres” u ndie ne Kongresin e Lushnjes. Shpirti patriotik i saj jehoi edhe ne luften e Vlores se toku me kengen “Vlora-Vlora”, kompozuar nga muzikanti dardhar Thoma Nashi, i cili themeloi banden famemadhe te Bostonit…Me 17 dhjetor 1920, Fan Noli u dergua ne Gjeneve si perfaqesues i “Vatres”, kur Shqiperia u pranua pjesetare e Lidhjes se Kombeve…
Funksionimi i kishave shqiptare ne Boston, ne Uster, Netik e gjetke, ku predikohej ne gjuhen shqipe, gjithashtu luajti rol ne mbajtjen prane te familjeve emigrante, ne ruajtjen e gjuhes amtare e te zakoneve e traditave te vendlindjes. Zoti Peter Kristofer, profesor ne Universitetin e Usterit, i lindur nga prinder shqiptare, e quante veten “albanian” qysh femije. “Prinderit tane, thote profesori,- nuk sollen nga Shqiperia vetem mjeshterine e te gatuarit dhe menyren e qeverisjes se shtepise, por edhe shume zakone te mira e fisnike te familjes. Keshtu, p.sh., kur ishim te vegjel e frekuentonim shkollen e kishes shqiptare, na mesonin se vajzat duhej t’i respektonim e duhej t’u therrisnim “zonjushe”. Amerikanet, qe nuk e kishin idene per vendin tone, mbeten te habitur kur mesuan se fjala “zonjushe” kishte ardhur nga Shqiperia tok me emigrantet, veshur me kostumet e zeza, kemishen e bardhe, kravaten e qostekun e sahatit. Po ashtu grate shqiptare kishin sjelle palltot me pelice te jakat, sipas modes parisiane…Pra, ne ishim “proud”, se prinderit tane nuk kishin ardhur nga Marsi, por nga nje vend aristokratik e i qyteteruar...”
Sipas kronikave, ne rrjedhen e viteve, Noli, Konica e lidere te tjere shqiptare kane qene ne cdo kohe te mirepritur ne bashkine e Bostonit jo vetem per te zgjidhur probleme qe shqetesonin emigrantet shqiptare, por edhe per te dhene kontributin e tyre intelektual si keshilltare, per mireqenien e qytetit dhe te banoreve te tij.
Lajmin trondites per pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste ne prill 1939, mergimtaret shqiptare e moren vesh nga shtypi i Amerikes. Me 8 prill Noli i drejtoi nje telegram Departamentit te Shtetit Amerikan dhe nje tjeter Lidhjes se Kombeve ku kerkonte denimin zyrtar te pushtimit te Shqiperise.. U vendos qe ne Boston te mbahej kuvendi i “Vatres” per t’u riorganizuar me mire e per te vazhduar veperimtarine per clirimin e Shqiperise nepermjet protestave, memorandumeve etj…Ne mbarim te luftes, gjithnje nen trysnine e shqiptareve te Bostonit, qeveria amerikane organizoi nje mbledhje ne Boston me 23 qershor 1944, ne hotel “Statler”, per te diskutuar si duhej vepruar me Shqiperine, lidhur me propozimet qe kishte bere Noli e Cekrezi…
“Lufta e ftohte” qe e kishte ndare boten ne dy kampe, po ashtu e kishte ndare edhe diasporen shqiptare nga atdheu i tyre i pare…Ne mesin e viteve ’50-’60 ndoqen rrugen e Amerikes shume emigrante politike te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi, ne kerkim te lirise. Po ashtu, ne vitet ’70, pati nje prurje tjeter te emigracionit shqiptar ne SHBA, ne vendin e enderruar te demokracise. Me rritjen e komunitetit shqiptar filluan te krijoheshin edhe shoqeri te tjera patriotike, te cilat u kthyen ne tribuna zedhenese te mbrojtjes se lirise e te demokracise se bashkatdhetareve dhe te trojeve shqiptare. Nuk duhet harruar thenia lapidare e Fan Nolit : “…Shqiperine e kishim ne program ta benim, e beme nje Shqiperi indipendente, te mire a te lige, e beme…, ua leme si barre te tjereve qe ta miresojne…”
Patrioti Anton Athanasi ishte nje legjende shqiptare dhe ikona e Bostonit. Dashurine dhe devocionin per Shqiperine ai e shkriu me endrren amerikane duke arritur te behet biznesmeni i famshem i restoranteve te Amerikes. Ai punesoi nje pjese te mire te emigranteve shqiptare qe erdhen pas vitit ’90. Ai e meritoi dhe e mbajti me sukses titullin e Konsullit te Nderit te Shqiperise ne Boston. Si Konsull Nderi ai ka qene faktor bashkimi per emigracionin, ka perfaqesuar diasporen shqiptare ne aktivitetet politike te Massachusettsit, ne festen e Dites se Flamurit dhe ne takimet me governatorin dhe kryebashkiakun e Bostonit, me kongresmenet e senatoret amerikane te te dyja kraheve.
I perndershmi At Liolini, nje nga hierarket me te dalluar te Ortodoksise sone kombetare, shquhet jo vetem si prift predikues brendaperbrenda sherbeses kishtare, por edhe si nje veprimtar i zoti i diaspores. Me aftesite e tij e ka kthyer katedralen e Shen Gjergjit ne Boston, sa ne nje tempull besimtaresh, aq edhe ne nje organizate kulturore te shqiptaro-amerikaneve, pavaresisht nga besimi fetar apo trevat nga kane ardhur.
Ne Boston, ne vite jane organizuar qindra takime te lidereve amerikane me grupin etnik te shqiptareve. Ne shenimet e tij profesor Peter Prifti pershkruan “Manifestimet e kultures shqiptare” ne Boston, ne maj 1975, kur muaji maj u quajt “Muaji i shqiptareve” nga zyra e kultures se bashkise se Bostonit. Fillimisht ky muaj quhej “Muaji i Ballkanit”, por gjithnje ne programet e tij mbizoteronin shqiptaret. Keshtu, programi televiziv i 2 majit 1975 transmetoi per nje ore e gjysme pamje nga jeta e grupeve etnike te Ballkanit, por me shume u perqendrua te shqiptaret e komunitetit te Bostonit duke pershkruar aspekte nga historia e kultura e Shqiperise e duke e permendur te perndershmin Artur Liolin, z. Anton Athanas dhe patriotin Kostandin Demo. Me 5 maj 1975, ne korridoret e bashkise se Bostonit u hap nje ekspozite me aspekte nga historia e emigrimit te shqiptareve ne Amerike. Po ate dite, -vazhdon te tregoje z. Prifti,- u dha nje pritje nga komuniteti shqiptar, ku moren pjese persona te ftuar nga zyrat e bashkise se Bostonit dhe shqiptaro-amerikane te komunitetit. Ishte nje mbremje mbreselenese, miqte e te ftuarit pelqyen muziken shqiptare dhe admiruan kostumet e bukura kombetare, veshur nga djem e vajza, bij te emigranteve shqiptare. Mbremja perfundoi me servirjen e pjatave me gatimet shqiptare aq te shijshme, te pergatitura nga duart e arta te grave shqiptare. Sipas prof. Priftit, disa dite me vone, me 22 maj, gazeta “Boston Globe” botoi nje artikull ku pershkruhej finesa e artit kulinar shqiptar, e demonstruar nga tri zonja shqiptare te Bostonit. Me 24 maj, shqiptaro-amerikani z. Van Kristo, moderatori i programeve te radios se Bostonit, transmentoi me radio nje ore program kushtuar bashkatdhetareve shqiptare…Ne Uster, qytet me tradita kulturore shqiptare funksionon prej kohesh radio “Ora Shqiptare”, e cila ka nja program lokal dhe shume popullor, e drejtuar nga shqiptaro-amerikani veteran Dhimiter Stefo e me vone nga vatrani Jani Melka. Gjithashtu ne Uster jepet emisioni TV lokal ne gjuhen shqipe...Eshte pa mbarim lista e aktiviteteve social-kulturore te kryera ne diasporen shqiptare te Massachusettsit, ashtu sic eshte pa mbarim edhe numri i shoqerive, shoqatave e organizatave te krijuara ne periudha te ndryshme, deri ne ditet e sotme.
Ne Bostonin e Nolit, Konices, Athanasit dhe qindra figurave te tjera te shquara patriotike sot jetojne mijera emigrante te rinj shqiptare, gjysher ,prinder, nena e baballare, djem e vajza, femije…duke provuar veshtiresite, por edhe rruget e hapura per emigrantet e ardhur rishtas.
Federata “Vatra”, e larguar disa vjet me pare, sot zhvillon aktivitetin e saj ne Nju-Jork. Bostonit i ka mbetur vetem emri i mire i Para -dhe Pas luftes se Dyte Boterore. Iku “Vatra”, por kane mbetur “vatranet”, te vjetrit e te rinjte, te cilet po ndeshen gjithnje me sfiden: A do te mbetet Bostoni nje qytet-muze per mergimtaret apo mund te behet nje qender kulturore per shqiptaret? Ne vitin 2002 u krijua “Klubi i studenteve shqiptare te Universitetit te Bostonit.” (kujtojme “Shoqaten e studenteve shqiptare te Bostonit”, themeluar ne vitin 1918). Themelimi i klubit te studenteve shqiptare ne Universitetin e Harvardit, Mass, me 28 nentor 2005, “Harvard College Albanian Club”, ishte nje tjeter ogur i mire dhe nje ngjarje e rendesishme kulturore. Studentet e rinj shqiptare, si pasuesit e dy “harvardianeve” te shquar, Nolit e Konices, e quajne veten te nderuar e te ngarkuar me pergjegjesi per mbarevajtjen e ketij klubi dhe kontributin e tyre per kulturen e kombit.
Jane me qindra studentet shqiptare qe kane mbaruar “master” ne universitetet e Bostonit e te Massachusettsit dhe jane punesuar sipas profesionit ne kompani e vende te ndryshme pune… Stefan Kochi, kryetar i deges se KKSHA per Massachusettsin, eshte i njohur ne biznesin e fushes kompjuterike. Aktualisht ai eshte themeluesi dhe zevendespresidenti per Inxhinierine ne Payronix Systems, nje kompani qe ndodhet ne Kembrixh, Mass., dhe qe merret me programim kompjuterash. Stefani ka qene i angazhuar me aktivitetet e komunitetit shqiptar qysh kur ka ardhur ne Amerike, ne vitin 1993. Duke i qendruar prane Anton Athanasit ai u frymezua nga vizioni i Antonit, nga aftesite e tij per te krijuar marredhenie me njerez me prejardhje e pozicione te ndryshme. Vitet e fundit Stefani eshte angazhuar ne menyre aktive me Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan, KKSHA. Ai eshte anetar i bordit drejtues dhe kryetar i deges se shtetit te Massachusettsit.
Stefan Kochi ka qene organizatori kryesor i festimeve te Dites se Flamurit Shqiptar, te cilat jane njohur ne rruge zyrtare nga kryetari i bashkise se Bostonit dhe nga shteti i Massachusettsit. Ai udhehoqi mitingun e komunitetit shqiptaro-amerikan, ne mbeshtetje te Shteteve te Bashkuara dhe Presidentit, pas 11 shtatorit 2001 si dhe organizoi takimin e perfaqesuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan te Bostonit me senatoret amerikane John Kerry, Joseph Lieberman, Joe Biden dhe Paul Sarbanes. Stefani organizoi ceremonine e mikpritjes se Gjeneralit Wesley Clark ne aeroportin e Bostonit, kur ai u kthye nga gjyqi i Milloshevicit ne Hage. Duke mbeshtetur energjine dhe aspiratat e brezit te ri, S.Kochi bashkepunon me studentet e Universitetit te Massachusettsit, te Bostonit dhe te Harvardit.
Albana Orgocka eshte bashkekryetare e MAAS dhe ne vitin 2006 eshte nderuar si “Gruaja e Vitit” nga Shoqata shqiptaro-amerikane e Grave, si aktiviste e palodhur e diaspores. Ne vitin 1999 Albana ka punuar ne Institutin Nderkombetar te Bostonit, si punonjese sociale (social worker) dhe ka ndihmuar shume emigrante te ardhur nga Shqiperia dhe Kosova ne sherbimet sociale, welfare, social security etj. Orgocka ka dhene kontributin e saj gjithashtu ne hapjen e funksionimin e shkollave shqipe ne Boston dhe ne aktivitete te tjera te diaspores. Sot ajo punon ne “Loring Wolcott and Coolidge”, qe eshte nje “Fiduciary Company” dhe merret me administrimin legal dhe financiar te pasurive…Shpresa Theodhosi, veprimtare aktive e komunitetit, eshte presidente e AANO, “Organizata kombetare shqiptaro-amerikane” per degen e Bostonit, Mass. E krijuar qysh ne vitin 1946 AANO ka perjetesuar identitetin etnik te shqiptareve te SHBA dhe Kanadase, duke mbajtur te gjalle gjuhen shqipe, traditat dhe angazhimin kulturor edukativ dhe social aktiv, pa dallim feje ose perkatesie politike…Vera Gjata , kryetare e Shoqerise “Cameria” per degen e Bostonit, Mass., gjate aktiviteteve qe organizon ne Boston dhe rrethinat, kerkon mbeshtetjen dhe ndihmen e te gjithe shqiptareve per perparimin e ceshtjes Came, ceshtje aq e drejte dhe njerezore…Agim Sejdiu, veprimtar i dalluar i komunitetit eshte kryetar i “Shoqates Shqiptaro-Kosovare te Bostonit” “The Kosovar-Albanian Society of Boston”…Profesoresha e gjuhes angleze, Diana Kristo, mbesa e vatranit patriot te Bostonit Vangjel Laco, ushtron profesionin kontraktore ne Departamentin e Shtetit Amerikan… Eva Millona, stermbesa e Misto Millonait, nje nder shqiptaret e pare te ardhur ne Amerike dhe kryetari i shoqerise “Vellazeria mireberese e Dardhes”, ka kryer studimet pasuniversitare ne shkencat politike-juridike. Fillimisht ka punuar si drejtoreshe e programit te pare per te ndihmuar emigrantet shqiptare ardhur pas vitit 1994. Ajo eshte emeruar nga governatori i Massachusettsit Mit Romney si kryetare e komitetit keshillues te governatorit per politiken e emigracionit... Oltiana Mara eshte financiere ne banken e madhe “Bank of America”, gjithashtu aktiviste dhe njera nga themelueset e shkolles shqipe ne Boston.
Nje armate e tere intelektualesh te Bostonit e rrethinave te tij, te cilet nuk mund t’i permendim dot te gjithe, japin sot kontributin e tyre te vlershem ne zhvillimin kulturor te diaspores shqiptaro-amerikane. As. profesor Thanas Gjika dhe bashkeshortja e tij poetja e gazetarja, Julia Gjika, kane organizuar takime e sesione shkencore per ngjarje te rendesishme te kombit dhe per promovime librash, te perkrahur nga At Liolini, nga publicisti Agron Alibali, apo studiuesit dhe pedagoget Dhimiter Dishnica, Dhimiter Skende, Niko Dako e te tjere.
Lista e gjate e veprimtareve vazhdon: Sejfi Protopapa, nje aktivist i dalluar dhe mbeshtetes i aktiviteteve qe zhvillon komuniteti i Bostonit…Ilir Koci, kryetar i klubit te studenteve shqiptare ne Universitetin e Massachusettsit, ne Boston…Alket Mertiri, kryetar i klubit te studenteve shqiptare te Universitetit te Bostonit…Margen Cuko, kryetar i klubit te studenteve shqiptare te Universitetit te Harvardit…Fatmir Beja, veprimtar aktiv dhe nje nga themeluesit e shkolles shqipe ne Boston…Shkrimtaret e gazetaret e komunitetit Skifter Kellici, Aristotel Mici, Julia Gjika, Kolec Traboini, Ivoni Reso, Alfred Lela, apo profesori nga Kosova Mehdi Hyseni e te tjere japin kontributin e tyre ne fushen e botimeve ne shtypin e diaspores shqiptaro-amerikane e ne grup-listat e internetit…
Endrra per valevitjen e flamurit shqiptar ne qiellin e Bostonit u plotesua me 23 nentor 2004, me iniciativen e Stefan Kochit. Ne sheshin para bashkise se Bostonit ishin mbledhur qindra shqiptare, qe perfaqesonin gjithe krahinat shqiptare, disa veshur me kostume kombetare. Sheshi gumezhinte nga burra, gra, femije e te moshuar, te cilet e quanin privilegj te madh te ndodheshin ne kete manifestim te ngrohte e festiv, gjate ceremonise se ngritjes se flamurit shqiptar ne Boston, per here te pare ne histori. Kenget, vallet, bisedat rreth kesaj ngjarjeje te paperjetuar ndonjehere, ngjallnin ngazellim te thelle tek bashkatdhetaret. Ndoshta Faik Konica shpresonte ta shihte nje dite flamurin shqiptar te valonte ne Boston, sigurisht, shume me heret se data 23 nentor 2004. Flamuri yne e ndjeu veten “mysafir” mes flamurit amerikan dhe atij te shtetit te Massachusettsit. Tingujt e himnit te Flamurit, si vale magnetike, nuk lane shqiptar pa i prekur shpirtin e pa i rreqethur shtatin. Me fytyrat e tyre te mallengjyera e syte e perlotur, ata brohorisnin dhe nuk ia ndanin syte qiellit, ne sfondin blu te te cilit spikaste ngjyra e bukur e flamurit tone, e kuqja e nderit dhe shqiponja e zeze.
Ceremonine e hapi z.Stefan Kochi, i cili foli per peshen e kesaj ngjarjeje ne historine e kombit shqiptar, si dhe per rendesine qe ka komuniteti shqiptaro-amerikan ne Boston e ne Massachusetts. Ai falenderoi bashkine e qytetit te Bostonit, kryetarin Thomas Menino dhe zyren e “Bostonianeve te Rinj”, si dhe governatorin e shtetit, z. Mitt Romney, per ndihmen qe dhane per njohjen e Dites se Flamurit Shqiptar. At Artur Liolini, pasi pergezoi iniciatoret e grupit organizues, recitoi vargjet e Nolit te pavdekshem, i shoqeruar njezeri nga te pranishmit: “Ti moj nene mos ki frike, se ke djemte ne Amerike!”
Me 28 Nentor 2005, flamuri shqiptar per te dytin vit u valevit ne qiellin e bardhe dimeror te Bostonit, ndersa shembelltyra e tij kuqezi rrezatonte kudo ne veshjen e shqiptareve, te rriturve e te miturve, qe mbushnin sheshin. Mes duartrokitjesh e brohoritjesh flamurin e ngriti z. Sejfi Protopapa, aktivist i komunitetit dhe studentja shqiptare e Universitetit te Harvardit, Fuada Kasollja. Stefan Kochi, kryetar i shoqates KKSHA dhe drejtues i ceremonise, nder te tjera, tha: “Jemi krenare te mblidhemi e te shpalosim krenarine tone kombetare, ketu, ne qytetin e Bostonit, djepi i demokracise amerikane dhe baza e forte e pavaresise se Shqiperise.” Te pranishmit ndoqen me respekt pershendetjen e hiresise se tij, peshkop Nikonit, i cili dha nje lutje per Diten e Flamurit. Ndersa perfaqesuesi i bashkise se Bostonit, z. James Colimon, pershendeti ne shqip “Gezuar Flamurin!” dhe lexoi proklamaten e shtetit te Massachusettsit nga governatori Mitt Romney. Ne proklamate thuhej se, ne vitin e perkujtimit te 600-vjetorit te lindjes te heroit legjendar kombetar te Shqiperise, Gjergj Kastriotit, governatori i shtetit te Massachusettsit Mitt Romney shpall daten 28 Nentor 2005 te jete “Dita e Pavaresise Shqiptare”, duke i lutur gjithe qytetaret e ketij shteti ta njohin kete ngjarje dhe te marrin pjese ne zhvillimet e saj.
Artisti i Merituar Xhon Athanasi, me zerin e tij kumbues ka kenduar pervit Himnin e Flamurit ne sheshin e Bostonit, gjate ngritjes se flamurit tone ne shtize. Artisti shqiptar, i cili jeton me familjen ne Boston, nuk e ka pushuar karrieren e tij artistike dhe eshte bere i njohur per komunitetin shqiptaro-amerikan duke vazhduar aktivitetin artistik koncertal. Xhoni ka marre pjese me zerin e tij ne te gjitha festat shqiptare, si dhe ne takimet me personalitetet zyrtare te Shqiperise qe kane vizituar Bostonin. Ne vitin 1999 Xhoni pergatiti nje kor me femijet emigrante kosovare, te ardhur ne Amerike si refugjate… Etleva Hima, nje vajze energjike dhe muzikante e fokusuar, eshte e degjuar per zerin e violines se saj ne teatrot e Bostonit e ne mbare Nju-Inglandin. Ajo perfundoi me sukses konservatorin e Bostonit dhe ndihet krenare, sepse eshte diplomuar nga “The Boston Conservatory of Music” ku eshte diplomuar edhe Fan Noli yne nga mesi i shekullit te kaluar… Qysh prej vitit 1995 mjeshtri i baletit Bashkim Braho ka krijuar “Dance group- Bashkimi” me qender ne Boston. Ne kete grup ai ka zgjedhur djem e vajza te Bostonit, qe u perkasin te gjitha trevave shqiptare. Grupi i valleve ka dhene shfaqje ne shume festa popullore te diaspores se Massachusettsit dhe te mbare Amerikes, duke e perfaqesuar denjesisht Shqiperine.
Shqiptaro-amerikanet e diaspores se Massachusettsit jane te ndergjegjshem e krenare per lidhjet e pazgjidhshme e ne vijueshmeri me diasporen e djeshme, e cila eshte ngritur ne panteonin e shqiptarizmit. Ne agimrendjen e shekullit nje shoqeri e re ka filluar ne kontinentin amerikan, vellazeria shqiptare me bijte e bijat nga atdheu meme, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Cameria dhe nga komunitete te tjera shqiptare te botes.
Qyteti i Bostonit, ku 80 vjet te shkuar Noli shkroi: “Rron, or, rron e nuk vdes shqiptari”, eshte kthyer ne atdhe te dyte per emigrantet. Komuniteti i shqiptareve eshte rritur ne menyre te papare e vazhdon te rritet perdite. Sot jetojne e punojne ne Massachusetts afersisht 50.000 shqiptaro-amerikane. Shqiptaret, te cilet kane krijuar emer dhe dinjitet, jane pjese integrale e jetes sociale e politike te “Greater Boston Area” dhe luajne nje rol aktiv ne biznesin e komunitetit dhe ne procesin edukativ e politik.
Shoqeria e re MAAS—“Shoqeria e Shqiptaro-Amerikaneve te Massachusettsit”, me bashkekryetaret Albana Orgocken dhe Mark Kozmon, konsiderohet nje shoqate e te gjithe shqiptareve ne Massachusetts me mision promovimin e vlerave te identitetit kombetar, me verdikt per te ndihmuar ne prosperitetin e ketij komuniteti.
NJE MANIFESTIM SHUMENGJYRESH
Ne fillim te shekullit XXI mblidhet ne Boston klasa e punonjesve te bostonianeve te rinj me nje premtim e shprese. Me 10 tetor 2006 ne Boston Convention Center sallat e te tri kateve gumezhinin nga zerat e qindra emigranteve multietnike, si te ishte nje feste nderkombetare, hem folklorike, hem zyrtare, ku te binin ne sy lodrat, grupet muzikore dhe veshja planetare me kostume e ngjyra te shumellojshme qe te lebyrnin syte.
Ne sallen e madhe te Konventes, ne slide show ne mur ishin shkruar me germa te medha parullat: “We are Boston 2006” (Ne jemi Bostoni 2006) “Celebrating Immigrant” “2006 New Bostonians Leadership Awards” “Ne jemi Bostoni!” “ Manifestimi i trashegimise, kontributit dhe shumellojshmerise se kultures se emigranteve te Bostonit.”
Me okelon “Nje Boston i ri me kultura te ndryshme etnike”, jepeshin pamje nga puna dhe jeta e grupeve etnike te Bostonit, historiku i ardhjes se emigranteve, aktivitetet e tyre ne vite, si dhe biografia e individeve te vecante qe jane dalluar ne pune krijuese.
Mbremja u hap nga dy konferenciere , bij emigrantesh, vajze e djale. Konferencierja Cheng Tan me origjine kineze, nder te tjera tha: “Ne historine e tij Bostoni ka pasur destinacion popullimin e qytetit me ardhes nga gjithe bota, pa marre parasysh kush jane ata, si kane ardhur deri ketu, pa marre parasysh se sa ndryshon nje person nga tjetri. Cdo person i vetem qe ka ardhur ne Boston, ka fituar te drejten te ndertoje jeten e vet dhe nje jete me te mire per femijet. Bostoni nuk do te kishte marre famen e nje qyteti te kategorise boterore, pa vizionin, kontributin dhe punen e rende kapitese qe kane bere ardhesit e vjeter, ardhesit e rinj dhe femijet e tyre, qe kane emigruar brez pas brezi ne Amerike. Bostoni nuk do te ishte nje qytet klasi boteror. Por, pavaresisht kontributit qe kane dhene emigrantet, ata nuk kane qene gjithnje te mirepritur ne kete vend. Kete e tregon historia e Amerikes dhe historia e vete Bostonit, per veshtiresite e hasura, komplikimet dhe konfliktet e ndezura nga trajtimi i dores se dyte ndaj kesaj shtrese te popullsise. Emigrantet e rinj, afrikano-amerikanet dhe njerezit me ngjyre nuk kane qene gjithnje te mirepritur nga popullsia e ardhur ketu dhe e stabilizuar ose e ardhur me heret. Cheng Tan vazhdoi me tej se me kujdesin vizionar te lidershipit Thomas Menino, i cili krijoi zyren “We are Boston” (Ne jemi Bostoni), le te bashkojme forcat dhe eneregjite e te rikrijojme nje Boston te ri. Nje Boston te ri, i cili njeh punen e perpjekjet e emigranteve, te drejtat e cdo emigranti per te ndertuar jeten e re, nje “Boston i ri”, i cili pranon ndryshimet e kulturave te emigranteve, vlereson dhe njeh vlerat e cdo emigranti dhe e respekton ate si njeri te barabarte te komunitetit dhe te shoqerise amerikane.
Sonte ne jemi mbledhur te gjithe te afirmojme dhe te kremtojme keto ndryshime ne komunitet, nga cdo moshe, nga cdo kombesi, qe nga kolonet, ardhesit e pare, tek pilgrimet e puritanet, te afrikano-amerikanet, portorikanet dhe per te gjithe ju qe ndodheni sonte ne kete salle e qe keni ardhur nga cdo qoshe e botes. Sonte ne celebrojme “Bostonin e ri”. Dhe ne kete manifestim ne njohim dhe falenderojme ate popull qe ka ekzistuar ketu para nesh, indiano-amerikanet, te cilet e kane ndare token e tyre me ne dhe ne i themi “shtepia jone”. Te punojme te gjithe se bashku, duke ia kushtuar angazhimin tone pasurimit te kultures dhe te jetes se qytetit te Bostonit.”- perfundoi ajo.
Konferencieret u uruan mireseardhjen pjesemarresve ne salle, duke iu lutur gjithsecilit te toke doren me personin qe ka ne krah ne tavoline e t’i tregoje historine e ardhjes se gjyshit e gjyshes ose prinderve ne Amerike. Une toka doren me Krista Georges, nje grua e re simpatike italiane. Tiparet brune te syve dhe te flokeve te hedhur shpatullave e tregonin qarte origjinen e saj. Italiania me tregoi duke qeshur se gjyshja e saj, Elisabeta, kur mberriti me vapor ne Amerike, e ndiente veten te humbur, kur te tjeret flisnin anglisht dhe ajo s’kuptonte nje fjale. “Nuk humba ne oqean, por humba ne Amerike!” -ankohej italiania. Ajo nuk mund ta mesonte dot gjuhen, por edhe nuk mund te jetonte dot ne nje mjedis te tille, veshtiresi e cila e shoqeroi gjate jetes. Une i tregova jo vetem Kristes, por edhe gjithe miqve te tavolines, se babai im, Pandi, erdhi ne Amerike qysh kur ishte 12 vjec, me 1916, bashke me xhaxhane. Kur vapori po i afrohej Nju-Jorkut dhe dallohej Statuja e Lirise, ne kulmin e entuziazmit, djaloshi zhveshi pallton dhe, me tere forcen e krahut, e verviti ne oqean. “C’bere, more bir!,- e qortoi xhaxhai,- ne xhepin e palltos kishe dokumentet!” Por palltoja, per fat, ishte penguar ne nje nga direket e vaporit…
Mbremja vazhdoi me ceremonine e ndarjes se pese cmimeve nga kryetari i bashkise se Bostonit, Thomas M. Menino. Pese cmimet e vitit 2006 ishin : “Cmimi per Udheheqjen”, “Cmimi per Udheheqjen e Korporatave”, “Cmimi per Udheheqjen e Komunitetit”, “Cmimin per Arritje Individuale” dhe “Cmimi per Udheheqjen e Rinise”. Ceremonia e vitit 2006 u ndoq me interesim nga shume pjesemarres, mbasi njeri nga fituesit e cmimit (Cmimi per Udheheqje) iu dha senatorit te nderuar Edward M. Kennedit. Cmimet e akorduar nga bashkia e Bostonit sherbejne per te shquar cdo vit nje emigrant ose emigrante, te cilet kane kontribuar me aftesite prijese ne komunitetin e vet duke dhene talentin personal dhe energjine per te arritur ne ndryshime domethenese pozitive ne qytetin e Bostonit.
“Cmimi per Udheheqjen e Komunitetit” iu dha pedagoges se anglishtes znj. Diane Portnoy, bije e prinderve me origjine cifute- polake, te cilet kane vuajtur nga holokausti gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne fjalen e saj te falenderimit z. Diane permendi me nderim e respekt prinderit e saj, te cilet emigruan ne Amerike, punuan rende, u bene qytetare amerikane, votuan, u kujdesen per edukimin e femijeve, niperve e mbesave. “Kam qene dhe vazhdoj te jem mesuese e anglishtes, -nenvizoi ajo,- qe nga viti 1992 kur kam krijuar Qendren e mesimdhenies se anglishtes. Une u jap lenden e gjuhes angleze femijeve te emigranteve qe flasin 40 gjuhe te ndryshme, kane dallime ne edukaten prinderore dhe ate sociale, por endrra qe ata i bashkon ne nje qellim te vetem, eshte te mesojne e te persosin anglishten dhe te vazhdojne me tej kolegjet. Se bashku ne do ta perparojme Ameriken!”- perfundoi ajo.
“Cmimi per Udheheqjen e Rinise” iu dha emigrantit Karlos Saavedra, i cili eshte lideri i “Levizjes Studentore te Imigracionit”, nje organizate e perhapur ne gjithe shtetin e Massachusettsit dhe perpiqet te ndihmoje studentet emigrante te pervetesojne nje edukim te larte. - “ Erdhem si emigrante ne kete vend te madh e mikprites, erdhem ne Amerike, jo per t’u marre me krime, por per t’u edukuar, per te vazhduar kolegje e universitete, per te dhene ndihmesen tone te ndershme ne perparimin e ketij vendi famemadh.”, - tha ai.
Dhe ja ku i erdhi radha te marre cmimin “Per Arritje Individuale” bashkatdhetarit tone, bostonianit Mark Kozmo. Ne castin qe atij iu dorezua cmimi, te ftuarit shqiptare ne salle u ngriten ne kembe duke duartrokitur e pergezuar zotin Mark. Pasi mori cmimin, ai pershendeti: “ Gjysherit e mi erdhen nga Shqiperia e plotesuan endrren amerikane…Jam shume i lumtur te jem sonte, ne kete salle, mes njerezve me ngjyra te ndryshme, por te gjithe ne do ta bejme Bostonin me te mire e me te gjalleruar.”
Prinderit e Markut kane qene bij emigrantesh te ardhur nga fshatrat e Korces dhe kane banuar ne Braintree, Mass, ku ka lindur edhe Marku. Ai u rrit e u edukua ne nje familje me tradita shqiptare, duke arritur te behet nje veprimtar energjik i diaspores shqiptare te Bostonit. Veprimtaria e Markut perfshin ate lidhje kulturore, shpirterore dhe morale me te cilen ai ka mundur te bashkoje emigrantet e tre brezave, atyre me te vjeterve, bashke me bijte, niperit dhe ardhesit e rinj. Me ndihmen e tij te pakursyer, duke e kthyer edhe banesen ne zyre dhe vend takimi me emigrantet, Marku u ka dhene ndihmen dhe eksperiencen e tij shqiptareve qe fillojne nje biznes te ri apo studenteve qe deshirojne te ndjekin universitete…Marku ka fituar nje doktorate ne Ekonomi nga Universiteti i Wisconsin-it dhe nje diplome ngaUniversiteti i Massachusettsit ne Amherst. Ai ka qene profesor i Ekonomise ne Dartmouth College, ka punuar gjithashtu ne institute me emer ne Washington, nder to, Brookings Institution. Mark Kozmo sot eshte kryefinancier (Chief Financial Officer- CFO) i Institutit studimor Mentor Group, me qender ne Boston dhe qe eshte i perqendruar ne marredheniet e biznesit mes Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Gjithashtu Marku ka banuar e punuar kater vjet ne Shqiperi per te ndihmuar si keshilltar i pavarur per veprimtari financiare dhe te investimeve.
Letra qe e propozonte Markun per cmimin e nderuar, ishte perpiluar nga aktivistet Albana Orgocka dhe Agron Gjerasi, ku, pervec vlerave dhe kontributit te Mark Kozmos, shprehej dhe mirenjohja qe tregojne per te shume veprimtare shqiptare te Bostonit. Ky propozim, si duket, e bindi komisionin e “Zyres se Bostonianeve te Rinj” per t’i dhene Kozmos cmimin e merituar.
Gjate pershendetjes nga grupi i shqiptareve, te cilet e moren ne mes Markun, duke e mbajtur me radhe xhamin e kristalte te cmimit, gjeta rastin te bisedoj me z. Mentor Agani, mikun e Kozmos dhe djalin e Fehmi Aganit, i cili studion ne Universitetin e Harvardit. “Kjo mbremje e sotme, -tha ai,- ishte dhe mundesia ime e pare, qyshse kam ardhur, te takohem me nje numer me te madh shqiptaresh…Po ashtu, kjo mbremje eshte nje pershtypje e fuqishme e nje bote tjeterfare, krahasuar me ate ballkaniken. Ne Amerike dallimet nuk shkaktojne urrejtje si te shumekush ne Ballkan, por dashuri e dashamiresi, dhe eshte lehtesim kur sheh se ne bote ka edhe rajone ku njerezit jetojne ne mirekuptim…Pershtypje te madhe me ka lene sot suksesi i komunitetit shqiptar ne kete tubim, te perfaqesuar nga veprimtare te dalluar, nga fituesi i “Cmimit per Arritje Individuale”, Kozmoja dhe nga veprimtaria e Stefan Kochit, nje nga organizatoret e nje tubimi kaq madheshtor , me mysafire te nderuar. Kjo gjithsesi eshte krenari.”
Ne fund e mori fjalen Menino, kryebashkiaku i Bostonit. “ Ecen ne rruget e Bostonit ose frekuenton restorantet e qytetit dhe degjon te fliten gjuhe te ndryshme ,- tha ai.- Ne Boston ka njerez nga te gjitha qoshet e botes dhe une i quaj “New Bostonians” (bostoniane te rinj). Njerezit ndryshojne ashtu sic ndryshon Bostoni dhe bota. Emigrantet jane vleresuar gjithmone per energjite e tyre fizike e mendore qe kane dhene pa kursim per Ameriken. Ne Boston jane dalluar fillimisht emigrantet italiane dhe shume etni te tjera per te cilet Bostoni tregon respekt. Mire se ardhet sonte, ju njerez, me kultura e gjuhe te ndryshme… I thashe gruas sime, veshtro kete salle, sonte ketu kemi te pranishme cdo qoshe te botes, sonte jam i lumtur t’i kemi ne Boston keta njerez. E ndiejme veten te nderuar…Kultura e principet e cdo njerit meritojne respekt. Respekti e dinjiteti per emigrantet reflektohet ne vite; vit pas viti, ne progres. Ne vitet’60 kishte diskriminim per emigrantet, por jo sot. Sot qeveria amerikane i njeh si njerez te lire te gjithe rezidentet.”
Pastaj Menino ia dha fjalen senatorit Edward Kennedy. Salla shpertheu ne duartrokitje te gjata. Njerezit u ngriten ne kembe ne shenje respekti per Demokratin me te fuqishem te kombit amerikan, per gjysme shekulli.
Senator Kenedi falenderoi zotin Menino dhe bashkeshorten e tij Angela. Ai u shpreh se ndjehej i gezuar te asistonte ne kete salle, ne kete mbremje me njerez nga e gjithe bota, ai ndiente emocione per aktivitetet “Extraordinary” (te jashtzakonshme) qe Menino dhe bashkeshortja e tij organizojne dhe jane kaq te dhene pas Bostonit. Senatori 74-vjecar gjithashtu falenderoi burrat dhe grate qe aktivizohen per komunitetin e Bostonit dhe qe japin energjite e tyre. “I love North Easten (Une e dua rajonin verilindor),- tha ai.- Ne North Easten ka shkolla te mira per edukimin e te rinjve dhe studenteve…Njoh ne vite historine e disa emigranteve nga Libani, te cilet fillimisht erdhen ne Nju-Jork e me vone ne Luiziana. Njoh perparimet qe kane bere ata ne jete e krenohem me keto arritje.”
Me tej , senator Kenedi, i quajturi “a liberal icon” (ikona e liberalizmit), permendi emrat e vellezerve te tij John e Robert Kennedi dhe theksoi se ne fushatat elektorale te tyre kane ndihmuar shume emigrante…”Ne krye te bildingut (nderteses) ku ndodhet zyra ime ne Boston,- tha ai,- afrohem tek dritaret e zyres e shikoj Bostonin ku erdhen punetoret e pare emigrante, kujtoj gjyshin dhe gjyshen time qe erdhen emigrante ne Boston, shikoj Bostonin lindor ku ka lindur nena ime... Bostoni eshte qytet i emigranteve...Vellezerit e mi kane luftuar diskriminimin qe u behej emigranteve, qofshin italiane, spanjolle, nga Mesdheu ose nga gjithe bota...Kane qene kohe te veshtira per emigrantet qysh ne vitet ’50, me diskriminimin per zezaket, per njerezit me ngjyre dhe emigrantet…Sot ka progres. “America is well because people is good” (Amerika ndjehet mire, sepse njerezit e saj jane te mire). Ne do te kujdesemi per shendetin e popullit dhe edukimin e femijeve ne shkolla…,- foli ai me nje ze kumbues te forte, bindes, te vertete.- Te lidhemi njeri me tjetrin mbi bazen e moralitetit. Mes miliona taksapaguesve amerikane, nuk duhet te ekzistoje klasa e dyte e popullsise (“second class people”). Do te krijojme “new jobs” (vende te reja punesimi)…Emigrantet jane good citizens, emigrantet punojne rende, se duan te mbijetojne me familjet e tyre, emigrantet kujdesen shume per prinderit e tyre dhe femijet, emigrantet kane te drejte dhe jane te te lire te ndjekin besimin e tyre fetar, emigrantet kane te drejte te avancojne e te behen “dikushi” ne shoqerine amerikane, emigrantet nuk pelqejne nje jete me turbullime, emigrantet kerkojne ndihme, suport, entuziazem, prandaj le t’ua japim pa kursim te gjitha keto.”
Senatori veteran Edward Kenedi, biri i nje prej familjeve politike me te famshme amerikane, u tregoi te pranishmeve nje liber me kapake te gjelber dhe tha se ky liber, i botuar me 1956-‘57 ishte libri i pare i botuar i vellait te tij, John Kenedit, i cili ua kushtoi emigranteve dhe kontributit te tyre dhene per Ameriken. Mbas duartrokitjesh dhe brohoritjesh senator Kenedi mori ne duar “Cmimin per Udheheqjen.”
x x x
Nga fundi i mbremjes gjeta nje moment te pershtatshem dhe bashke me z.Stefan Kochi iu afruam tavolines ku ishte ulur senator Kenedi. Jo pa emocion, i dhurova senatorit nje poezi te shkurter, qe e pata shkruar ato dite per tre vellezerit Kenedi. Pasi e lexoi me vemendje, senatori me falenderoi dhe me shkroi me kenaqesi nje autograf ne bllokun tim :
“ To Rozi, Thanks for your support. Ted Kennedy, October 2006.” (Rozit, faleminderit per suportin tuaj. Ted Kenedi, Tetor, 2006.) Minutat e qendrimit tim prane personalitetit Kenedi, vellait te trete te dy koloseve Kenedi, qe kane lene gjurme te pashlyeshme jo vetem ne historine e Amerikes, por edhe ne ate boterore..., nuk do t’i harroj. Ai kishte veshur nje kostum blu te erret dhe nje kemishe boje gri te celet, qe ia nxirrnin me ne pah ngjyren e theksuar roze te fytyres se tij. Ai ishte aq modest, i sjellshem dhe i respektuar.
Boston, nentor 2006

No comments: